top of page

FATKEQËSISHT ISHA NË GJUMË…


FATKEQËSISHT ISHA NË GJUMË…

Ti shkelje mbi rreze hëne

Lozje ,qeshje nëpër yje

Thashë: nuk është çupkë nëne

Është bijë Perëndie.

Dhe nata qe e lyer me hënë

Kur zgjata duart që ta puth

Veshur bota me argjëndë

Fatkeqësisht, isha në gjumë.

29 – 5 -2o23.

TANI LE TË VDESIM…

Kur i puqëm buzët

Qeshi Universi!...

S’ka gjë më të bukur thashë,

Tani le të vdesim.

Se ç’do mbijë nga puthja

E di Zoti vet…

Engjëj apo djaj

A shenjtë të vërtetë…

MAJ -14 -2023, Athinë.

51 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page