top of page

Faruk Myrtaj: I KËMBYEM VENDLINDJET ME QYTETET E MËDHA

7 hours ago
1 min read

-vjershë e shembur, më dysh-

 

PENDESA GJITHNJË ËSHTË NJERËZORE

Ata lejuan ardhjen tonë në Qytetet e mëdha

dhe vet u zhvendosën në rrethinat e gjelbra, virgjër

për humanizëm na pritën, down-townet na i lanë

në resorte kthyer vendlindjet, që ne vet i braktisëm.

 

Mbase pendohen, ndonjëherë, që lëshuan Qytetet,

Nostalgjikë, si ne që lamë resortin për një downtown-beton

të pafaj të dy palët se...ku ta di njeriu i gjorë ëndrrën

furtunën njëmijë kokëshe të natyrës, si fat që ndërron?!

....

RËNIE DRURËSH PA FRYMË

 

Si emigrantë, mu dukën drurët e rrëzuar,

në lëkurë qenë mbajtur?! Kështu i ndërmenda,

deri pas orëve të furtunës së fundit

teksa u pashë rrënjën e cektë, trungjet bosh nga brenda…

 

Si përherë gabova, muzat vetjake ngatërrojnë tërë botën

ngaqë këndej për furtunën njëqind emra kanë, a një mijë

hurricane, tornado, typhoon, cyclone, flooding, wildfires

emra të bukur si aktoret e Hollivudit, në flakë edhe ky…

 

Shembur përdhe, si emigrantët e rinj shëmbëllejnë

kështu mendova, në vet të parë rrëfej,

derisa sa pashë ca drurë të mëdhenj, gërxho, kaba

Nativë, mbirë prej farës së parë hedhur nga Qielli këndej…

 

Rrënoja e rrënjëve të drurëve të moçëm, më e lartë se e një vile

kredinë e së cilës do ta shlyejnë emigrantët e brezit të tretë...

Iu dorëzova ngushëllimit, jemi emigrantë në këtë botë, kësaj jete

Të gjithëve furtuna e fatit të njëjtë na merr...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page