Faruk Myrtaj: FJALË KËMBYER ME NJERIUN NË LINDJE
- 1 day ago
- 3 min read

DY FJALË KËMBYER ME NJERIUN NË LINDJE
Petrir Ruka: 21 Gusht 1954-6 Korrik 2021
2/20/19
Faruku:
E ke qarë, vëlla, (është fjala për poezinë e Petritit “Nëna foto nuk ka”) mu mbushën sytë me lot edhe mua, jo vetem mua, jam i sigurt.
Rrofsh vëlla. Ndaj do mbetemi te mirë, se i duam ato përtej varfërive, përtej jetëve...të përqafoj shumë...
Petriti:
eh, te shkretat nëna, thuaj
faleminderit dhe unë të përqafoj vëlla!
Faruku:
Bënë rrugën e fatit të tyre, Petja, dhe nuk u qanë kurrë, siç bëjmë ne!!!
Petriti:
e saktë, të forta si guri ishin, për ne
6/11/20
Faruku:
Petja, ne kemi hyrë në një moshë kur duam më shumë, më thellë, ndaj dhe duhet të bëjmë ca kujdes për veten e zemrës që kemi nxjerre gjallë nga ajo kohë Dje dhe kjo kohë Tranzicion...
Dy tri herë të kam parë që e ke humbur qetësinë, edhe kur kërkove arrestime për ata që nuk dinë drejtshkrimin, edhe për ata që nuk janë dakord të zëvendësojnë "kap" me KLIK (hahahaha), por kjo thurima për ata që bënë shaka me Selam Musain...më preku...
Në librin e parë me vjersha, “Dielli i Nëntokës”, shikoj se kam pasur një vjershë për tëndin de, Selam Musanë! S'është kush e di, mbase s’është fare vjershë, por kështu ndjeja për të, dhe i mbetem asaj:
“KU E KEMI PARE SELAM SALARINE
Nga ti, Selam, nuk kemi fotografi-
vetëm pushkë tu shkrehën përballë.
Ngaqë liria në grykë pushkësh rri
do të thotë se atje të kemi parë!”

Atë kohë, mahere d.m.th., ne ose nuk dinim ose s'na lejohej të shkruanim edhe për Osman Haxhiun. I kishte këngët populli, që ti e do dhe di ta duash aq shumë, dhe aq bukur, dhe po ngrihesh përditë si kurorë e shpirtit të tij:
“I hipi Osmani kalit/ dhe i foli xheneralit/ dil steresë dhe jo limanit/ të shohç trimat e Vatanit.”
Sot jemi të lirë, ta respektojmë edhe Selamin sa ishte, unë e ti të mos i fshehim këngët që bëmë për të, edhe të tjera që s'duhet t’i bënim i kemi bërë, dhe ata që morën ÇMIME të Rënda bënë edhe për ca që vetëm për popullin s'kanë bërë, se Selami i shket dha jetën..., por Busti i Tij nuk besoj se e kishte kohën të vinte në Tiranën e 2020-es, të lutem, mos kundërshto. E di, do gjesh njëqind raste të tjerë të këqij, edhe të pas '90-ës, aty rreth Parlamentit ishte bërë pyll me buste pa fytyrë që ia kanë ‘futur’ njeri tjetrit...por ti, Zëri yt, nuk duhet te ngatërrohet me gjëra të ditës...aq më pak me sharje! Mos, Petja...
Më mirë hiqe atë mavri friend nga fb-ja dhe merru me lirikat që vetëm ti di t'i bëç, si ai, Populli, kur i vete thika në brinjë, thellë dhe aty ia rrotullojnë e rrotullojnë, dhe ai ia del me këngën...
Natën e mirë Petja, d.m.th. mirëmëngjesi, dhe të më falësh nëse kam përfituar se të jam larg dhe s'ke ç'më bën, se nuk e hedh dot gurin deri këtu...!!!
6/12/20
Petrit
Këtë gjuhe kupton llumi I dashur Faruk, nuk pendohem fare. Problemi është më i madh se thjesht Selami...
11/1/20
Faruku:
Edhe ti qenke frikacak, vëlla?! Ngrehu dhe dil në Natyrë...
Zhan...ta jep lejen vëllai yt, vishi një xhup, edhe një shall vërja e rrotulloja në xerk- se jemi kockanjarë Ne, na mërdhinë venat që ngjiten në tru- dhe, si beautiful Josephine: nxerre pej leckash në...natyrë! Merr frymë, Petja, kaq! Tjetërkush vendos...Hajde vëlla...
11/1/20, 3:12 AM
Petrit
Rrofsh i dashur vëlla Faruk, rrofsh! Po përpiqem ta përballoj, por jam mu në mes të kimioterapisë, rrezeve dhe plot dhembje të forta akoma. Rrugë e gjate, por Zoti e bëftë mbarë. Ju përqafojmë me mall familjarisht! Shume të fala, Petriti e Zhani.
...








Comments