top of page

Faqet

  • Sep 1, 2022
  • 1 min read

Faqet

Fatmir Terziu


Bardhësia ngucet në thelb

e dita bëhet shenjtë...

nga dy në këtë rrjedhë

njëra bëhet menjëherë

me një parashtesë

pranë-verë.

Dhe tjetrës,

vjeshtës

po i zë syri

ende pa ardhur vetëm Dimër...

Më shtyp kundër teje

si lulet në një libër.

Më ngjit

e ne bëhemi vit.

1 Comment


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Sep 01, 2022

Teksa lexoj edhe këtë poezi me vokacion të mrekullueshëm të Fatmir Terziut, sepse më është krijuar përshtypja që Ai ka ditur e di të "inçizoi në zemër" zërat më të veçant të jetës e natyrës dhe hera-herë të na i rikthejë t'i dëgjojmë e kënaqemi si dikur me radio-postën, të cilën mezi e prisnim. Shumë urime, K.Gjergji.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page