top of page

Fali Ndreka: Mbrojtje nga drejtësia


ree



Kalaja dhe mbrojtja ime eshtë Zoti.

Ai qe si dhuratë për nënën time më dha.

Dhe zemres time me shënjtërinë e tij,

që i vogël Ai i foli.


Dhe besimin tek Ai gjer në vdekje unë do ta mbajë.

Kështjellë të shëndritshme me mure argjendi,

zemrën time me gurë qelibar e arë Ai ma krijojë,

Në shpirtë një llampë për dritë,Ai mua ma vëndosi,

Qe rrugën e jetës time gjithmonë e për jetë ta ndricojë.


Dhe unë deklarojë, duke thënë,

se shenjterinë e mora nga Zoti.

Dhe drejtësi e dashuri e shumë bekime Ai mua me dha,

Por kurdoherë shpirti im kryqin mbi shpatulla e tijë e mori.

Dhe pas cdo bamirësie,bota më ka ndeshkuar e në të më ka varë.


Një herë u binda dhe vendosa,

e gjeta shpresën thashë, dhe i besova,

Me besim e dashuri në të desh u marrosa.

Por prap ndeshkimin tek kryqi im përsëri unë e mora.


Në muret e zemer sime u futë uji, me stuhi,

U futë dhe dhe disa gurë filluanë të rrëzohen,

Hej,më thirrën engjejt,ki kujdesë o njeri,

Se vetëm nga drejtësia muret e kalasë tënde do të mbrohen.

Unë flasë me Zotin pothuajse cdo ditë.


Flasë me shpresën që në një podium të shenjtë Ai,na vajosi me hir të dyve.

Vetëm asajë i rrëfejë cdo gjë e në cdo momentë ndodhitë.

Dhe i besojë me shpirtë se vetëm ajo

s'më bënë asnjë të keqe e hile.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page