top of page

FALENDERIM ZONJES MERKEL, KANCELARES SE R. GJERMANE



Para disa ditësh Zonja Merkel deklaroi botërisht se Europa i ka një borxh shtetit shqiptar të cilin e krijoi te cunguar. Ky është i vetmi shtet në Europë që rrethohet nga të gjitha anët me banorë që flasin të njëjtën gjuhë. Duhet krijuar shteti kombëtar shqiptar, ku të bashkohen territoret shqipfolëse... Kjo deklaratë e Zonjës Merkel tërthorazi i thotë Z. Putin se diplomacia rusomadhe ka qenë shkaktarja qe nuk u krijua shteti kombëtar shqiptar më 1912-1913 kur presionet e Rusisë Cariste detyruan Fuqitë e Mëdha të Europës të krijonin një shtet të cunguar shqiptar duke i dhënë Serbisë territore që nuk banoheshin prej serbesh, por prej shqiptarësh e maqedonobullgarësh. Pra Z. Putin duhet të kuptojë se dhe Rusia i ka borxh Shqipërisë mosrealizimin e shtetit kombëtar shqiptar që 110 vjet më parë. Dhe si udhëheqës i Rusisë, shkaktares së kvsaj vonese, ta detyrojë qeverinë e Serbisë të mos bëjë përpjekje për ta shtyrë shlyerjen e këtij borxhi ndaj popullit dhe shtetit shqiptar, fqinjit të tij.


Thanas Gjika

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page