top of page

Fahri Dahri: THESPROTIA - ÇAMËRIA E ÇAMËVE AUTOKTONË



 

     [Vendi i prejardhjes sonë (3)]

 

 

Paraqitja e njeriut në Thesproti daton në periudhën paleolitike. Hulumtimet e fundit në Lefterohor konfirmojnë që njeriu prehistorik është shfaqur në Thesproti gjatë Mid (+/-250,000 -35,000 pes) dhe më parë (+/-35.000 -9.00 pes) periudha paleolitike. Gjatë periudhës së Neolitit (+/-9.000-2.800 pes) vendbanimet e njeriut janë zbuluar në shpellat e Psakës, Risianit, Siderit, Sajadhës, gjatë luginës së Kokytos.

Qytetet dhe qëndrat e banuara antike janë: Mavromati (Sajadha), Kefalohori (Murgan -Camanta), Gitana (në afërsi të Kastrisë), Dolani, Rrëzanji (Risiani), Elea (Valiani i sotëm), Marmara dhe Dymokastro (Arpica). Banorët e atyre tetë qëndrave janë paraardhësit e çamëve të sotëm, pa dallime fetare. Kjo kuptohet edhe nga arritjet e studimeve të shkencave të tjera si antropologjia, historia etj. Prania e rrallë e fiseve parahelene gjatë epokës së Bakrit (mijëvjeçarit III para Krishtit) është vërtetuar arkeologjikisht. Vendbanimet e para të fiseve Ellinas dhe Thesprotë në Thesproti dhe në Epir, në përgjithësi, datojnë në fund të viteve 2.000 para Krishit. Gjatë shekujve XIV dhe XII pes, kolonët Mykeanë mbërrijnë në Thesproti nga Peloponezi Perëndimor dhe u përhapën drejt gjireve jugore të saj, ku instaluan themelet e fortifikimeve në qendrat e banimeve: Efyra që ndodhet në grykëderdhjen e lumit Aheron dhe Toryni parahistorik në gjirin e Lychnos. Portet e përshtatshme në brigjet e Thesprotisë dhe pozita e saj, për banorët e hershëm historik jugorë, krijonin kushtet për të patur interesa ndaj Italisë. Vendbanimet e lleianasve në shekullin e VIII, të Korinthasve dhe Korfiatëve në shekujt VII dhe VI para Krishtit, nga Ambrakia deri në Epidamnos (Durrës), rifilluan marrëdhëniet e Epirit me Greqinë jugore. Sa i përket kulteve të asaj treve, mund t'i referohemi vetëm Homerit dhe Herodotit, të cilët shkruajnë: "Kulti në Thesproti-Çamëri, Ares(¹), duket se ka qenë një zot i madh në mesin e fiseve të Etolisë, Thesprotisë dhe Phlegyantis (më në perëndim të Thesalisë)." Ares, luan një rol të shquar në mitologjitë e të tre këtyre fiseve. Për fat të keq, gjeografët e lashtë japin rrallë përshkrime të këtij rajoni, i cili ishte shkatërruar rëndë gjatë pushtimit romak dhe nuk e përshkruajnë kultin lokal të Ares. Por Homeri, tek Iliada 13.299 ff [(ndër lattimore)-trans Lattimore] (Poemë epike C 8 th BC) shkruan: "Ares.. del nga Thraka të përqafojë Ephyroin e Thesprotisë), ose Phlegyes zemermadhin e Thesalisë, por asnjë nga të dy nuk do të dëgjojë lutjet e të dyja palëve, por lavdi do i japin njërës palë". Kulti në Thrakë. Kurse Herodoti, në historitë 5.7.1(ndër Godley). (Historian grek shekulli V BC), shkruan: "Ata (Thrakasit) adhurojnë për perëndi Ares, Dionysos dhe Artemis". Po Herodoti, në historitë 7.61.1, na thotë: "Pisidians (3) të Thrakës kishin mburoja të vogla me lëkurë kau të papërpunuar. Secili njeri kishte dy shtiza për të gjuajtur ujqërit. Ata mbanin helmeta prej bronzi. Në këto helmeta ishin veshët dhe brirët e qeve, të punuara në bronz, gjithashtu dhe kreshtat; këmbët e tyre përrreth ishin të mbështjella me shirita rrobash ngjyrë vjollcë. Në mesin e këtyre njerëzve është një vend i shenjtë (mendohet për parashikuesin e të ardhmes)Ares".                                                ●●●

  1. [Pjesë nga libri “Në Rrjedhat e kohës” (fq.22,23,24). Shtypshkronja “Vllamazi”. Viti 2015, autor FD].

Shënim (1):- ARES, ishte zot i madh, madhështor i luftës. Ai zotëronte shumë pak tempuj dhe faltore në botën e lashtë, por u nderua, me sa duket, me ritet në kohë lufte. Kulti i tij duket se është përqëndruar në rajonet jugperëndimore të Ballkanit, në Thesali, Thesproti dhe në Thrakë. Në skulpturën klasike, Ares ishte përfaqësuar si një burrë i pashëm, shpesh lakuriq, duke mbajtur një shtizë ose shpatë.

Shënim (2)- Qyteti i Efirës së lashtë ndodhet në afërsi të grykëderdhjes së lumit Aheron në Thesproti, por këtu Homeri me sa duket ka një përcaktim të pasaktë (FD).

Shënim (3): Është për tu habitur me faktin që mitet, legjendat, faltoret, objektet natyrore të veçanta dhe unikale që ndodhen fizikisht edhe sot në hapësirën territoriale të Thesproti/ Çamërisë, megjithëse tregojnë shumë qartë për vlerat e shumta të kësaj treve, merret guximi, të mohohen nga të diturit dhe të paditurit. Po sjell një të vërtetë të madhe për t’ju treguar se sa të lashtë e kemi prejardhjen ne, fisi thesprot-çam. Si kudo dhe fisi thesprot kishte nënfiset e tij në lashtësi. Nënfisi që banohej në hapsirën midis lumenjve Aheron dhe Thyamis në lashtësi quhej "Agestaeans", ndërsa një tjetër nënfis, që banonte në hapësirën mes lumit Aheron e Prevezës quhej “Çamohor”. Këto dy nënfise (Plakoni e Çamohor), besoj kuptohet  se ç’farë përfaqësojnë. Për pak ndihmë sjell deklarimin e Steabonit, i cili është shprehur se në kohën e tij kur vizitoi Thesprotinë, është takuar me pellazgë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page