Fahri Dahri: KUSHTIM PROFESOR HAJREDIN ISUFIT
- 2 hours ago
- 2 min read

Profesor Hajredini në 70 vite radhazi të jetës së tij, krahas aktivitetit normal për jetesën, një vend të rëndësidhëm dhe të veçantë ja kushtoi historisë së dhimshme të Çamërisë. Botimet e shumta të tij, janë kryer në kohë tejet të vështira që kalonte vendi, ku censura, trysnia dhe përndjekja ndaj bashkëkombasve të tij, rrinin çdo minutë mbi kokat e tyte.
Profesor Hajredini, arriti të gjente shtigjet përkatëse për të nxjerrë nga arkivat e shtetit të vërtetat që i duheshin për të informuar shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm. Në një bashkë bisedim, lidhur me kërkimet e tij në arkivat shtetërore tha:
“Nuk e kam patur të lehtë, miku im Fahri, hyrjen në arkivat e shtetit. Por falë miqve dhe shokëve të kohës, të cilët më ndihmuan, arrita të zbuloj të vërtetat e fshehura”.
Me këtë rast i falenderoj edhe unë ata miq e shokë të tijë të cilët ndihmuan profesorin për të nxjerrë në dritë të vërtetat e fshehura në arkivat e shtetit, megjithse flitej po për pjesë të kombit tonë.
Por profesori ynë i nderuar, nuk e ndalte rrugëtimin për të arritur tek e sakta. Ai andej nga fundi i viteve tetëdhjetë, arriti të realizojë kapërcimin e një tjetër pengesë, për kohën të pakapërcyeshme.
Po. Hajredini, i pa ndalshëm në kërkim të së vërtetës histotike, arriti në rrugë zyrtare të vizitojë shtëpinë e tij në Rrëzanj dhe gjithë Çamërinë.
“Fahri, unë në atë vizitë, që më zgjati 3 muaj, takova miq të babait, edhe miq të mij të shkollës në gjuhën greke, që bënim në fshat. Ata më ndihmuan, më informuan si për kohën para genocidit, ashtu dhe pas tij, deri në ditët që qendrova pranë tyre. Të gjitha këto informacione me vlera të larta historike, disa i kam botuar, por kam dhe shumë për të boyuar. I lus Zotit të më lejojë për të arritur ti botoj”
Unë i mallëngjyer për sa më tregonte për fshatin, e urova me shpirt që Zoti ti a plotësonte dëshirat. Po. Disa prej tyre arritën botimin, të tjera janë mbishkrime.
Profesor Hajredini, me gjithë moshën e tretë, nuk përtonte të shkonte në çdo ftesë që i bëhej, kur ishte fjala për të folur për vatanin e tij, për vatanin tonë.
Sot, në mëngjesin e kësaj date
(07/09/2026), mbesa e tij më njoftoi se profesor Hajredin Isufi, ndërroi jetë.
Ngushëllime familjarëve, miqve dhe shokëve. I thurr lavdi veprave historike të cilat do mbajnë të gjallë emrin e ndritur të profesor Hajredinit, ku shkruhet e vërteta e hidhur e banorëve të krahinës etnike shqiptare e Çamërisë. Të bashkëngjitur si monedhat, në njërën anë historia e Çamërisë dhe ana tjetër emri i ndritur i Hajredin Isufit. Historianit të Çamërisë.
Lamtumirë miku im i mirë.
I miri dhe i çmuari i Çamërisë!
Me respekt Fahri Dahri
Tiranë, më 07/09/2026








Comments