top of page

"ETHE GUSHTI"


"ETHE GUSHTI"

(cikël me poezi)


Nga Përparim Hysi


1.Kur jam vetëm Kur jam vetëm,bëhem"trim" Mua askush nuk më ndal SE për ty,o shpirti im, Kam shumë mall:Eh,sa mall! Malli i vjetër zë vërshon Mu si lumë që del nga shtrati Edhe pak mua më "rinon" Se tani unë jam kokëbardhi. Pranë më vjen mikja që njoh Malli mbledhur është bërë"mal" Zë regëtij me "ah" dhe "oh" Shpirti im mend digjet zjarr.

Digjet kollaj"druri i thatë" Ndaj po them:po digjem zjarr! Të kujtoj, o mike e mjaltë, SE kam mall.Eh, sa mall!


2."ETHE GUSHTI" Më ka zënë, o miq, mua"ethet Gushtit" Ethet më kanë zënë nga çupa e NOVRUZIT! Ah,ç'sy më ka, si të mbushur qiell Jam gati për të,të shkoj në esfel! Nisur e stolisur për ku shkon kështu,vallë? Unë po çakërdisur,djersët më shkojnë valë E ndjek pas me sy ; për afër,s'ma mban Sado pleqëri, neps të madh kam.

Bën sikur s'më sheh(sikur nuk jam gjallë) Ajo mirë më njeh (jemi një mëhallë) Varma pakëz mua, moj çupë e NOVRUZIT, Ndoshta më shpëton nga "ethet e gushtit".


3.Ç'hijeshi ka çupa!

Ç'hijeshi ka çupa,përmbi xhamadan Tri sërë me "urupa",sa lezet i kanë! Lezet ç'm'i kanë sërët me urupa Synë e madh, filxhan për t'u pirë me kupa. Ka një trup të drejtë, si sjellë në gone Seç më futi "dreqtë" buza kadife E mbaj mend si qeshte!Nurin përmbi faqe! Kishte aromë pjeshke a si manushaqe. Nuk e pashë tani,eh ,sa kohë përpara Tash jam pleqëri. s'kam moshë për"belara" Se rroj me kujtime,shkoj tutje, në kohë Mbresa vjen e freskët (regëtij e bëj"oh")


4.Fustani i hollë Fustani i hollë ("lexohen" nishanet) Dhe më zë një kollë,sa "shurdhoj" dhe lagjet Khu- khu, më griu si një butër pelash Ku duroj, i ziu, futur mes"gajlerash".

Më afrohesh pranë si me porosi U ndez imixhan, në zjarr u bë hi, Aq i hollë fustani, dukesh na"cullak" Dhe m'u ndez xhani,sado"druri i thatë" Vërtet i moshuar,por nga sytë shoh Ndaj kam rënkuar, bëra "obobo"! Se i shoh me sy edhe kam neps

Ndaj them që tani po jetoj nën stres,


5. Ç'është kjo (zh) veshje? Pse këtë quan veshje? DY rripëza dhe hiç Unë e quaj"zhveshje",të ndjek si ogiç! S'e kishe për gjë që ishe"çipllak" Rrotull sytë tanë,kudo,përqark.

Të kërcente gjiri,si të qe bostan Mua më iku syri,mend bëra"bam" Të shikoj me neps, më shumë nuk ma mban Se është "punë me spec",edhe djalë më s'jam. Njëherë e ca kohë, kisha goxha vrull Rënkoj e bëj"oh",sikur jam sëmurë SE kjo veshja jote, e "rëndë",allafrënga Ç'më bëre,"zotrote"?SA më iku mëndja.

Tiranë,28 gusht 2022

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page