
Ergo bibamus*
Ahengun
kush e shpiku vallë,
qe mbret me fron,
kalorës me kalë,
qe arixhi,
fshatar në fushë,
a, i burgosur në birucë?
Ergo bibamus!
Kush veten e mbyt në aheng,
është djall pa brirë
a është poet,
është Robert Berns,
a Esenin,
është Dritëro
a është Pushkin?
Ergo bibamus!
Kush qejfin bëri Perëndi,
mos ish Khajam
a Saadi,
qe biznesmen-politikan
apo nga mali
qe çoban?
Ergo bibamus!
Dhe gota-gotën
prapë troket,
Ergo bibamus,
sa mijëvjet?!
*Latinisht: Le të pimë!
Comments