
Epigrame sentenca fjalëurta të kapitullit "Mbi shoqërinë" nga libri"DETAJE JETE"
***
Kur ndjen gëzimin,
dhimbjen tënde
je gjallë;
Kur ndjen dhimbjen
e dashurinë e tjetrit
Je njeri.
***
Para fjalës GRUA
Përkulet lavdia
E shuhet guximi.
***
Në një jetë sa më normale,
Fatet personale dhe ato shoqërore,
Janë në bashkësi në pika universale.
***
Varfëria e tejskajshëme
e kthen njeriun në zjarr,
i cili ndez ndryshimin dhe revolucionin shoqërorë.
***
Vitet më të lumtura të jetës
janë ato,kur ti vendos,
Që punët më të mira t'i bësh vetë.
***
Ai që rend pas gënjeshtrës
është si zagari që rend pas kockës.
***
Asgjë s'është e vërtetë në një vend,
ku qytetarët janë të kufizuar
nga morali dhe ligjet.
***
Përpiqu të kontrollojsh zemërimin,
Mos e lejo ate të të komandojë.
***
Dyshimi është krimb që gërryen veten.
***
Kur djeg të shkuarën,
djeg dhe të ardhmen tënde.
***
Për histori të vertetë
Rrëfe fort farat e fisit,
Si rrufeja në trung të lisit.
***
Fëmra është si pushka,
Është krijuar për të vënë burrat në provë.
***
Në se vidhni,
Vidhni kohën,
Në se mashtroni,
Mashtroni vdekjen.
***
Karakteri i vërtetë duket në gjëra të vogla,
aherë kur nuk kontroll