top of page

ENDE KA KOMENTE DHE OPINIONE TË NDRYSHME!?


NGA HASAN KOSTRECI

Nëqoftëse persona që e kanë jetuar kohën e Mbretit Zog, mund të thuhet se janë fare pakë dhe në se ka qënë i mirë apo i keq ai regjim, bazohemi vetëm tek dokumentat dhe sidomos me ato që na thonë historianët, për periudhën e komunizmit janë dëshmimtarë që të gjithë shqiptarët, pavarësisht në se jetojnë brënda vëndit apo në emigracion. Kështu që kushdo që orvatet ta zbukurojë atë kohë, bëhet i pabesueshëm.

Më bëri përshtypje para disa ditësh një shkrim në fb, ku thuhej, se sa mirë do ishte sikur Italija të na mbante të pushtuar për nja pesëdhjet vjet dhe komentet për këtë ishin sa të shumta, aq dhe të ndryshme, por unë mendoj se ai ose ajo ka dashur më shumë që të thotë që sa mirë do ishim sikur Shqipëria mbas Luftës së Dytë Botërore të kishte marë drejtimin e duhur dhe të lidheshim me aleatët, por shprehje të tilla janë thënë e do vazhdojnë të thuhen, bile, nëqoftëse u kujtohet, në atë kohë u përhap edhe një tjetër “Sllobodan, Sllobodan mbaje frymën në Tiranë”, e cila, sot është turp ta përmëndësh, po atëhere dhe me gjëndjen, në të cilën Shqipëria ishte katandisur, ndofta edhe justifikohej.

Por të kalojmë në aktualitet e të diskutojmë që pse ende edhe sot, ka opinione të ndryshme për atë regjim, kur një pjesë thonë që kemi qënë mirë, ndërsa një pjesë tjetër e kundërshtojnë dhe këto diskutime nxiten më shumë, kur të filmuara në fb shohin ndonjë shesh, rrugë apo edhe lulishte në Tiranën e asaj kohe dhe që kanë nostalgji, është e natyrshme, sepse jo vetëm që është Atdheu ynë, por edhe kujtojnë njëkohësisht edhe moshën e tyre të rinisë, por kur vazhdojnë dhe e lavdërojnë atë kohë, hap debate dhe le për të diskutuar.

Ne shqiptarët kemi patur dhe kemi një zakon, që kur duam të marrim vesh edhe më shumë për dikë, e pyesim ; “I kuja je ti more bir”? dhe në këtë mënyrë kuptojmë jo vetëm familjen nga vjen, por edhe origjinën e tij apo të asaj dhe meqënëse shumica e mbiemrave të atyre që shkruajnë dhe bëjnë të tilla komente në fb, nuk duken që të jenë me origjinë Tiranas, del që janë pasardhës të asaj pjese të shoqërisë, të cilët Enveri i zbriti nga rrethet qysh në fillim të ardhjes së tij në pushtet dhe me ta ai krijoi edhe kuadrot e para si në ushtri, në institucine të ndryshme qeveritare e kudo, sepse me intelekualë e dinte fare mirë, që regjimin që ai kish ndërmënd të instalonte, nuk mundej dhe një shëmbull konkret kemi “grupin e deputetëve”, të cilët e kuptuan se në ç’llum, gabimisht, kishin hyrë dhe patën kurajo dhe dolën kundër vrasjeve, burgosjeve dhe internimeve masive të shqiptarëve të ndershëm dhe të pafajshëm. Kundër çpronësimeve, rrëmbimit dhe shkatërrimit me dhunë i ekonomive private si në qytet ashtu edhe në fshat dhe nëqoftëse ato veprime Enveri i justifikonte, se i bënte “Në emër të Popullit”, parasysh kishte pikërisht atë grup që përmëndëm më lart dhe nëqoftse ndonjëra apo ndonjë prej jush është pasardhës i tyre, s’besoj se duhet që të ndjehet edhe aq krenar, ndërsa ju vetë, “e keni një meritë”, sepse nuk qenë të persekutuarit që u ngritën në nëntëdhjetën kundër atij regjimi, por ju dhe kuptohet, jo se kishit ndonjë ideollogji ndryshe me ta, por vetëm sepse situata u përkeqësua aq shumë, sa u preku edhe juve. Që i braktisët gjithashtu dhe sëbashku me ata një miljon të tjerë shqiptarë morët drejtimin për nga vëndet perëndimore, nuk besoj se e bëtë pa vetëdije, por menduat për të ardhmen e fëmijve tuaj. Kështu që t’i harroni të gjitha këto e të thoni mbas kaq vitesh, se ai regjim paska qënë i mirë, mendoj, se nuk shkon.

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page