Emine S. HOTI: TROJET TONA
- Apr 1
- 1 min read

Të gjitha trojet tona
kanë një Atdhe, janë shqiptarë,
shqiptarë brez pas brezi, gjak ilir,
ndaj me lashtësinë ndihemi krenarë.
Që kur lindi kjo tokë e ky diell,
jemi popull autoktonë i qëmotit,
shqiptarë, pasardhës të ilirëve,
gjak i pastër i Teutës dhe Kastriotit.
Trojet dhe qielli vend i shqiponjave,
nëpër male dhe fusha ato fluturojnë,
u prinë luftëtarëve tanë në beteja,
ata me guxim atdheun mbrojnë.
Kështu ka qenë me ilirët e Teutës,
me arbrit trima e Gjergj Kastriotin,
me Tringën dhe Norën e Kelmendit,
me Shote Galicën e Çerçiz Topullin...
Kështu me çlirimtarët e trojeve tona,
me Isë Buletinin dhe Ismail Qemalin,
me Vojo Kushin dhe Xhevë Lladrovcin,
kështu edhe me Adem Jasharin...
Dëshmorët dhe heronjtë e trojeve tona,
janë emra, monumente, trima legjendarë,
çdo pëllëmbë e truallit tonë ngjyer me gjak,
garanci për të ecur të pamposhtur, krenarë.
Sot e gjithmonë trojet do t`i mbrojmë,
ato na thërresin të lartësohemi si dikur,
ato janë zemra, shpirti ynë atdhetar,
në bedena vigjilon shqipja me flamur.








Comments