top of page

Emine S. HOTI: Jetoj në Norvegji, në zemër kam Drenicën!

  • Sep 11, 2025
  • 1 min read

Jetoj në Norvegji, në zemër kam Drenicën!

 

Pranvera si çdo vit, çel pemët përreth,

marrë shportën në dorë edhe fruta mbledh.

Ja këto mollë, të pjekura e të bukura janë,

me lëngë e vitamina dhe plot nektar kanë.

 

Kështu kam vepruar në Drenicën time,

kur vilja mollë e ftonj pranë shtëpisë sime.

Tani kam shtëpi edhe në Norvegji,

këtu po rrit filiza  të Kosovës - Arbëri.

 

Jam atdhetare, në zemër kam Drenicën,

është vendlindja ime, ku lindëm dhe u rritëm.

Atje kam kujtime dhe shpirtin kam atje,

Norvegjia më tha: Mirë se erdhe, Emine!

 

Jetoj sot këtu, me vajza, djem, mbesa e nipër,

jetoj në Norvegji, në zemër kam Drenicën!

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page