top of page

Emine S. HOTI: 17 SHKURT 2008

  • 6 minutes ago
  • 1 min read

Emine S. HOTI


17 SHKURT 2008

 

17 Shkurtin festoj dhe unë mërgimtarja,

që jetoj prej vitesh në trojet e Norvegjisë,

përshëndes nga larg atdheun tim të dashur,

për ditën e madhe të lirisë e pavarësisë!

 

Përfytyroj betejat heroike të luftës çlirimtare,

përfytyroj sakrificat e popullit trim e atdhetar,

lumenj gjaku përshkojnë trojet tona dardane,

me ato është shkruar historia e kombit shqiptar.

 

Flamuri ynë valëvitet i lirshëm në kështjella,

me klithma gëzimi shqipja përshëndet lirinë,

populli vendos kurora e u thur këngë heroike,

trimave dhe heronjve që sollën pavarësinë.

 

Dardania do të jetë përjetë e pavdekshme,

vend i dashur që bën krenar çdo shqiptar,

trojet e saj të fuqishme dhe legjendare,

mbrohen me jetë nga mijëra Adem Jasharë.

............

Kosova e shpalli Pavarësinë, më 17 shkurt të vitit 2008. Atë ditë, Kuvendi i Kosovës në Prishtinë njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page