Emigranti
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 28, 2021
- 1 min read

Emigranti
Nga NDREK GJINI
Në këtë vend ku nuk kam le
Kam dhe, por jo atdhe.
Jam zog i pa fole.
Kam banesë
Por jo shtëpi.
Kam plot miq
Por jo miqësi.
Kam fe
Por jo besim.
Kam dritë
Po jo ndriçim.
Në këtë vend ku nuk kam le
Jam zog i pa fole.
S.Athanasi:
Lexoj poezinë Emigranti dhe ndjej dhimbjen e autorit për gjithshka ai nxjerr në pah e pohon dhe përlotem. Se. . ., Ai, jam edhe Unë. Ai, jemi edhe Ne që u bëmë tri dekada dhe ëndërrat i shohim ende me . . . , vëndin ku kemi le.
S.Athanasi