top of page

Emi Krosi:  “Zhbërja”e dritës nga errësira e shpirtit të njeriut, në romanin e Drita Ademi-t.

  • May 11
  • 4 min read

 

Të lexosh një libër sot, përveçse kohës që ia merr celularit d.m.th rrjeteve socile, por “pasuron” veten dhe kohën tënde. Koha është e çmuar. Vlerë. Mungestare por dhe tepricë. Për ata që kurrë nuk kanë lexuar por bëjnë “hajër” mbi të tjerët dhe në kurriz të tjerëve. Koha, këto parazitarë herë mirë dhe herë i keq, i ka “bekuar”. Dua të falenderoj kohën time të artë për mundësinë që më jep dhe më “shëron kokën time të sëmurë” nga  toksinat e facebukut të “katundeve mediatike” alla/shqiptarçe por dhe më “shpëton” nga rebelimi i vetes time, për të marrë sëpatën dhe krasitur pemtaritë e bollshme të mediokritetit të shkruesve patetik, që rreken të bëjnë “prova” në artshkrimin, për të mbetur në fondin e “artë” të përçudnimit dhe bejtezimit, në pazarin e madh të zhbërjes së kulturës dhe identitetit tonë letraro-kulturore. Kështu u “arratisa” dhe unë përmes leximit të romanit “

”, botuar nga “Faik Konica”, Prishtinë, 2025, të shkrimtares shqiptare në Diasporë (Zvicër) Drita Ademi. Librin duhet lexuar në disa rrafshe.

 

1.     RRAFSHI I PARË, RRAFSHI HORIZONTAl

 


Një rrëfim brenda rrëfimit. Rrëfimtarja, Brita (gazetare e njohur) rrëfen dhe shkruan rrëfimet e një tjetër rrëfyese të personazhit kryesor Dalina, që për Zherar Zhentin të tregosh n here, atë që ka ndohur n herë, jashtë kategorisë së frekuencës, është një parabolë e narratorit që vepron dhe rrëfen, (zëri arrativ në vetën e parë/tretë shtrihet në kohë, koha narrative). Rrëfimi fillon në faqen 15 me prezatimin e personazhit kryesor. Deri aty është një “arratisje” dhe soditje mes personazhit dhe rrëfyesit të gjithëdijshëm.  Kjo soditje duket e qëllimshme duke parashtruar dhe udhën e fabulës. Rrëfimi fillon për takimi e Britës gazetare, përballë Dalinës që rrëfen për historinë e saj pas vdekjes së vëllait, nënës dhe babait. Ajo mbeti vetëm dhe xhaxhai për të përfituar e fejon pa e pyetur me një burrë të panjohur vetëm se ishte pasanik, pra e shiti dhe ajo u arratis natën e martesës, në një shtëpi të braktisur, pastaj largohet për në Gjakovë, ku gënjehet nga Albani dhe e  braktis dhe ai në pyll natën. Ajo donte të largoj për në Shqipëri. Por, ndërron mendje dhe përfundon në Zyrih të Zvicrës. Rrëfimi i saj fillon: unë jam Dalina Bregu, një e arratisur nga toka ime, Kosova. Një fatkeqësi më mori prej atje dhe më hodhi në Zvicër, në këtë vend të qetë e të bukur. Megjithatë, qetësia e këtushme s’mund të më shpëto-jë nga vetmia. Ndihem vetëm, si një shpirt që endet mes zbrazëtisë në mënyrë të papërcaktuar. Dikur kisha një jetë të mbushur plot me dritë, me ëndrra të mëdha, me dashuri që i jepte kuptim çdo dite. Po sot? Sot s’e di çfarë pres, kë pres, apo nëse duhet të vazhdoj të pres  (2025 :18).

 

2.     RRAFSHI I DYTË, RRAFSHI RRËFIMTAR

 

Perceptimi femëror ndaj makthit/ankthit/frikës/zbrastësisë/vetmisë, është lidhur me shpirtin ku Uni dhe Ego-ja, (janë në konfikt), janë matrica sa të një enigme të frikshme njerëzore aq edhe të  shpirtit human/njerëzor, ku dashuria e përjetshme, (dashurinë trupore) ka mbetur mes dashurisë hipotetike në paragrafin: Unë thjesht… gabova.

Ah… një pikë ujë dhe një dashuri e sinqertë, kushton sa jeta!

Ky është testamenti im: Jetoni lirshëm, da-shuroni guximshëm (2025: 137), ku  autoria përpiqet:

a)      të gjejë shpëtim nga “asimilimi” i vetëvetmisë dhe vetëfajit,

b)    nga frika e ndryshimit përtejvetes, si efekt i frikës dhe mungesës,

c)     plotmëria invidualiste për/mbi vetërrëfimin dhe mosbesimin (ndaj vetes),

d)    frika nga “njeriu i tepërt” të cilin shoqëria e përjashton, personazhi përndrit shpirtin

përmes dritës, që njeriu zbulon brenda errësirës së tij, plotëson dikotominë [dritë-errësirë], thyen pasqyrën e [ankth – frikës] ku ekzistenca e të vërtetës dhe besimit tek vetja, është ekzistenca e Jetës së Njeriut, që ndërvaret nga Univesi dhe Drita e Epërme/Shpirti, që shkatërron çdo kod të errësirës së “ngujimit” brenda vetes, në kërkim të shpirti univesial, pra çlirimi nga errësira në kërkim të lirisë dhe dashurisë, që  nuk është e mjaftueshme në këtë rast, pa u çliruar nga mendësia e frikës/fajit/vetmisë/vetëfaljes dhe paqes së brendshme.  

 

3.     RRAFSHI I TRETË, VETËFALJA DHE VETËPENDIMI

 

Vetëfalja dhe vetëpendimi si përjetim vetëmbrojtjes, (jashtëngujimit) ashtu edhe  parimi i përjetimit, esenca e brendisë tonë njerëzore e jetës, dritës, shpirtit që gjenden brenda vetëvetes, por edhe si frikë nga tjetërsimi, por edhe mosgjetja e vetes në një tjetër rrethanë kohore, historike sociale dhe shoqërore. Ajo rrëfen për veten dhe të tjerët, ajo rrëfen historinë, që të çlirohet nga barra e fatit të përbashkët historik dhe kolektiv, përmes:

-       autorrëfimit për veten dhe familjen,

-       autorrëfimi për fatin e individit dhe atë kolektiv (lufta/humbjet/ndarjet) etj.,

-       autorrëfimi për frikën/pabesinë/vetminë/mosbesimin dhe pa/dashurinë,

-       autorrëfimi për identitetin dhe qëndresën,

-       autorrëfimi për humbjen dhe kujtesën/etninë/historinë.

Romani është ndërtuar mbi autorrëfimin në formën e rrëfimi psikologjik ku përmes kujtimeve dhimbja toksike e vetmisë, mashtrimit dhe dashurisë platonike, apo mosrealizimi i saj i shkakton ankth dhe frikë. Rrëfimi përmes 6 (gjashtë) ditëve pra një në çdo ditë të javës, një rrëfim nga qendra e mbikqyrjes ku Dalina si pacientia e dr. Jeger-it, pranon të rrëfehet pra gazetares për të vërtetën e jetës së saj. Dashuria platonike për Albanin dhe vdekja është çlirimi nga e keqja ose errësira. Titulli “Dritë e burgosur”, na kumton se drita e shpirtit sado e burgosur qoftë, kapërcen errësirën dhe shpërndahet. Vdekja e Dalinës është “shpëtimi” prej errësisë së burgut të shpirtit dhe katarsisit për lexuesit.

 

Sëfundmi: një roman bashkëkohor me një rrëfim me gjuhë të thjeshtë, në një roman realist, ku njeriu vs njeriut/drita vs errësirës/e vërteta vs gënjeshtrës/ mashtrimi vs besimit/ frikës vs ankthit/ dashurisë vs vetmisë, për të gjetur njeriun dhe emrën e tij të pastër, përmes kujtimeve apo rikthimit në të kaluarën. Është roman autorrëfimtar, ku dashuria si mungestare e ka lënë në errësirë, dhe drita është burgosur në thellësitë e shpirtit të saj të paprekur nga padrejtësia dhe pabesitë e jetës, ku çdokush prej nesh është “pjesë” e shkatërrimit të së mirës dhe njeriut, sidomos të njeriut globalist.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page