Emi Krosi: TRIPTIKU ROMANOR I ARBEN ÇEJKU-T
- 24 hours ago
- 12 min read

ROMANI “DYMBËDHJETË”
Romani "Dymbëdhjetë" i Arben Çejku-t botuar nga shtëpia botuese "Pegi" është rrëfim i sendëtuar mbi numerologjinë, pak e njohur në romanin shqip. Ky roman ka përrokur numrin 12 (dymbëdhtjetë). Romani është shkruar në vetën e parë, ku personazhet rrëfehen nga kryepersonazhi pa emër. Ai, kujtohet se është data 12 dhe ora 12 dita që lidhet me 12- vjetorin e ikjes së vëllait të tij, Lekës në amshim. Autori, përmes narratologjisë me numorologjinë, ka lidhur dhe rrjetet sociale, ka hapur një llogarinë në facebok (fb) me emrin Lek Drini, duke risjellë fenomenin botëror të rrjeteve sociale por dhe llogari “fake” ku njerëzit njihen por dhe “mashtrojnë” apo shantazhojnë me llogari fallso. Personazhi i “rinjallur” Lekë, njeh një vajzë me emrin Eda, që dashurohet me të, por vetë kryepersonazhi është i martuar me Jorin. Ndërtimi narrativ që në dukje është real ngërthen realen dhe surrealitetin dhe boshësinë e botës virtuale, përkundër ironisë së njohjeve të tilla në hipër/surrealizëm, një rrymë e re letrare e përhapur tashmë në botë. Pas "vdekjes" së post/modernitetit, njerëzit tashmë dashurohen me virtualitetin, jetojnë me të, ëndërrojnë me të, dashurohen me të, madje martohen përmes rrjeteve sociale.

Sendërtimi i elementeve si:
a) elementet e numorologjisë, (12/dymbëdhjetë del [160 (njëqindegjashtëdhjetë) herë],
b) akronimi i emrit Lek /Luk, [ që del 16 (gjashtëmbëdhjetë) herë (Shën Luka apo Lek
Dukagjini/Lek [që del 306 (treqindegjashtë) herë],
c) intekstet (mesazhet e shkurtra në telefonat/tablet/kompjutera, ku përmes shumë herë e
përsëritur “fb” facebook,
d) analogji me Oruellin (vëllai i madh po të vëzhgon ose “BB” [“Big Brather”]),
e) analogjia e njeriut vs inteligjencës artificiale,
f) metafora e vetmisë së njeriut përballë botës digjitale, na tregon surrealen/absurdin
/boshin zbrastësinë e njeriut për njerëzoren, për të prekur, ndierë, dashur, dashuruar dhe sidomos "humbja" e empatisë për njeriun.
Romani ndërtohet përmes:
- simbolikës së numeorologjisë: "ndeza makinën dhe u nisa. Pashë në kroskot, aty nga pati
buruar gjithë ajo indicie. Njëra nga 12-at ishte prishur. Ora shënonte më 12:12, por 12. 02. Pra, koha tejshkonte pa zhurmë. Të tjerat, sigurisht që nuk ndryshonin; 12.02. 2012 dhe 12 (që e radhisja me mend, sepse ishte 12-vjetori i Lekës) (2013: 12).
Çfarë është numerologjia? Numerologjia është një besim ose disiplinë e vjetër që studion kuptimin e fshehur të numrave dhe lidhjen e tyre me jetën, fatin dhe karakterin e njeriut. Ajo thotë se çdo numër ka një energji të veçantë dhe se data e lindjes apo emri mund të tregojnë shumë për personalitetin dhe të ardhmen.
Lidhjet kryesore të numerologjisë:
- rendi dhe ritmika, (numrat ndihmojnë në krijimin e melodisë dhe kadencës së
poezisë/letrësisë),
- simbolika, (numra si 3, 7 ose 9, 12 shfaqen shpesh në letrësi për të treguar plotësi, kohë
ose mister,
- kuptimi i fshehur, (letërsia/poezia përdor shpesh fjalë që, të lidhura me numrat (gematria
ose numerologjia), marrin një kuptim të dytë shpirtëror. Mjeti letrar i numerologjisë dëshmohet në shumë tradita anembanë botës gjatë rrjedhës së historisë njerëzore. Në mënyrë specifike, numerologjia vihet re në traditën tekstuale hebraike nëpërmjet shfaqjes së saj të shpeshtë në Tanakh. Kjo, nga ana tjetër, do të trashëgohej nga tradita tekstuale e krishterë e cila përfshiu pjesën më të madhe të Tanakhut në Shkrimet e veta. Shkrimtarët e periudhave të vonë antike dhe të hershme mesjetare, duke përfshirë Agustinin, e kuptuan rolin e numerologjisë si një mjet letrar, veçanërisht në ekzegjezën biblike.
Përplotësimi i 12-ës që dhe Fraj në mitosin e natyrës e përmend në lidhje me mitologjinë dhe perënditë greko- latine.
1. Akronimi i Lekës vs Luka, (Shën Luka) ose dhe monedha shqipe Lek vs Leka vs Lek Dukagjini.
3. Marrëdhënia me surrealitetin virtual, sidomos njohjet përmes rrjeteve sociale, ku njeriu në një botë globale është akoma më antisocial, (Interneti vs antisocial).
4. Hapsira gjeografike në letërsi, është në kontekstin e personazhit lëvizës mes kontinenteve (Nju- Jork /Europ/Amerika /Pekini / Turqia /Armeni / Horasan /Azerbajxhan /Tiranë/ Shangaj/Suzhou/Tajvan/Kore/Durrës/Gjermani/Nju Xhersi/"Uoll- street" /Bruklin/Manhatan /Kosovë) etj.
5. Ringjallja/vdekja dhe përtejjeta : “u bënë më shumë se tetë javë, që Leka është "gjallë". Unë jam bërë alter egoja e tij dhe ne e ndjekim njëri- tjetrin hap më hap.. (2013:160)
6. Simbolika e kohës në letërsi, nuk matet me kohën reale, ajo tejkalohet si një frymëmarrje, për të krijuar idenë e saj surreale : -s'e kam idenë e kohës, Fatos, sa ka vajtur ora?- pyes unë. -Ora është dymbëdhjetë e një mimutë!...(2013: 292)
Personazhet: Fatosi/Alen/Leka/Eda/Jori, na jep pamjen jo vetëm të përshkrimit por dhe lidhjes mes jetës dhe vdekjes që simbolizon:
a) kufiri i dyfishtë marrëdhëniet tona me të vdekurit, midis asaj që mund dhe nuk mund të
mendojmë lehtësisht brenda interpretimit të realitetit të dhënë nga natyralizmi i paracaktuar nga “ajo që është e çuditshme është ajo që është e gabuar”,
b) kufiri përtej perceptimit/ njohjes dhe i imponohet arsyes,
c) kufiri përtej botës së “ gjallë shpirtërore” dhe asaj metafizike,
d) lidhja dhe kufiri me botën e shpirtrave, demonëve dhe botës së magjepsur.
Se pjesa më e madhe e njerëzimit, ka të drejtë që i trajton të vdekurit si anëtarë jetësorë dhe të denjë, për kujdes në shoqëritë së tyre. Ata kanë të drejtë sepse të vdekurit, në një farë mënyre, janë ende gjallë. Ashtu siç personazhi e “ringjall” vëllain nga përtejjeta.
Sëfundmi: brenda një rrëfimi, trillimi i njeriut që lidh jetën dhe vdekjen, kujtimet dhe mallin, realen dhe surrealen, hipër/relalitetin e një bote që ndryshon përmes kodeve numerologjike dhe algoritmeve të rrjeteve sociale ku njeriu shpeshherë është “skllav” i këtyre algoritmeve të krijuara prej tij. Tashmë algoritmi dhe AI janë përtej njeriut dhe i kanë munguar “aryes njerëzore”, pasi ato janë më përtej mendjes tonë.
“KANDIDATI PËR DEPUTET”

Tema: (De)humanizimi i njeriut përmes politikës, në romanin e Arben Çejkut.
Tashmë beteja e librit me leximin, me kohën, me rrjetet dhe digjitalizmin është një përditshmëri, ku libri ka humbur shumë pikë. Por leximi, duhet të adresohet dhe ndaj letërsisë që paraqet realitetin politik, në kohë dhe vend. Letërsia është “syri” që sheh më mirë dhe përrok dhe raportet e “përplasjeve politikës”, duke ndryshuar mentalitetin, që nga ata që janë zgjedhur dhe nga ndividi/ët, që duhet të jenë menaxherët kryesorë të ndyshimeve dhe situatave politike të çdo vendi. Thënia e Aristotelit, “se njeriu është kafshë politike”, tregon se njeriu nuk mund të mos jetë jashtë sistemve politike, pasi është dhe pjesë e saj, ashtu siç dhe letërsia politike. Disa libra me temë nga politika, kohët e fundit kanë patur jehonë në qarqet letrare shqiptare.
Në këtë aradhë librash me temë nga/për politikën, ose më mirë, për ta bërë më novatore atë, diplomati Arben Çejku, në romani e tij “Kandidati për kandidat”, vë në lëvizje kohën në tre dimensione:
a) rikthimi ng koha e shkuar; (një rikthim në rrëfimet ironike të Faik Konicës, dhe
“loja”me politikanë e kohës),
b) alegoria dhe sarkazma e kohës së njëmendë /tashme, (si një reflektim për tre dekadash
tranzicioni të pafundëm politiko-shoqëror),
c) realiteti dhe ardhmëria (trajtesa e partive politike dhe vlerat e shpërbëra të demokracisë
dhe partive politike në Shqipëri).
Politika, duhet të ketë disa parime të caktuara, përmes kritikës, ku shoqëria “miklohet” nga “produktet e dobëta” të zgjedhjes, jo vetë për ideale dhe militantizmin, por për vlerat dhe parimet/idetë/novatorizmin, sepse duhet të përthithim vlerat, duhet që politika të ketë filtra, jo ashtu si në roman, ku kandidati për kandidat dhe pse është jurist dhe njeri i mirë, pa përvojë politike, ai sfidohet “të fortët”, “çunat problematikë” në radhët e saj për deputetë , ose bëhet “viktimë e vetëvetes” apo “viktimë e ambicies” së njeriut politik apo i ambicies për tu pasuruar përmes politikës, dhe jo për të dhënë mesazhe dhe kontriubuar, për ndyshimin e qasjeve ndaj shoqërisë dhe politikave zhvillimore dhe demokratike të shqorisë tonë. Njeriu, që ka parime dhe moral politik, është një idelalist që mund të mbetet gjithë jetën, kandidat për kandidat, por asgjë më shumë, nëse nuk (de)humanizohet. Ky “Kandidati për Kandidat”, është viktimë e sistemit, por është pak a shumë dhe viktimë e ambicieve të veta të brendshme ku vihet re:
- mungesa e meritokracisë,
- deformimi i garës politike,
- kultura e emërimeve nepotike,
- dhe kriza e besimit në përfaqësimin shtetbërës.
Libri të intrigon, sepse “labirinthet” e politikës dhe “kurthet” e saj, në këtë rrëfim të thjeshtë romanor e ç’kurthëron lexuesin, përmes:
- përfaqësimit dhe ideve për/mbi sistemet politike vendore dhe botërore,
- tejkalimi i kufijve dhe limiteve, për të “guxuar”, për një modernizim të politikës shqiptare, për ta nxjerrë nga bataku i klientizmit,
- ç’kurthërimi i historisë dhe “sekreteve” të politikës,
- lufta kundër nepotizmit dhe modelit të “liderit”,
- sendërtimi i elementeve të satirës dhe sarkazmës, me realen dhe surrealen,
- mesazhet për refektimi publik dhe shoqëror,
- shndërrimi i njeriut politik, përmes kontradiktave me/për veten, në pasazhin: “rreth
katër vite më parë, Kandidati për Kandida ndërhyrjet, në një kohë si kjo, gjendej në mesin e fushatës për të siguruar vota dhe mbështetje për të hyrë në listën e kandidatëve për deputetë. Më shumë ishte lodhur ai për të hyrë në listë, sesa personi që u zyrtarizua si kandidat pak më vonë. Përmbledhtazi kaloi para syve të kujtesës të gjithë sagën e përpjekjeve të herës së fundit, kur ai, me fis e me farë, me shokë e me miq, me të njohur e të panjohur, me engjëj e dreqër, u përpoq të bëhej kandidat për deputet, por në fund mbeti, ashtu si një herë më përpara, thjesht një kandidat për kandidat” (2025: 11).
Ndërtimi i romanit, përmes personazheve: Kandidadi për Kandidat/ Mimoza Lastari/Trëndafile Ferra/ Shpejtim Ngadalësimi/ Qëndrim Fluturaku/Puhiza Fresku/ Qetësor Bubullima/Pajtim Karari/Premtim Gënjimin/ Bleta Mushkonjën/Vetim Breshrin/ Guri Sokakun/ Gonxhe Verdhën/ Mendim Memecin/ Fjolla Shtëllungën/ Breg Kodra/ Tomor Erzeni, ka një tjetër element sa qesharak, aq dhe komiko-grotesk. Autori ka ndërtuar personazhe maska, në formën e parakalimit karvanaleks dhe bruleks, duke i dhënë formë dhe pamjes së “fytyrës”, që përfaqësojnë polikanët e sotëm, përmes emrave antonimik si: “Shpejtim Ngadalësimi”/“Puhiza Fresku”, “Bleta Mushkonjën”, “Breg Kodra”. Por dhe areali i personazhit të librit është aq grotesk sa dhe vetë krypersonazhi “kandidati për kandidat”, ashtu siç del tek pasazhi i mëposhtëm: teksa dera u mbyll dhe deputeti u largua me më shumë pikëpyetje sesa kur erdhi, shefi i seksionit elektoral, Breg Kodra, u rehatua në kolltukun e tij të rrjepur nga koha dhe nisi të lexonte raportin e sjellë nga Mimoza Lastari. Në të përshkruhej se si në bazë të urdhrit kaq e aq, në përputhje me këtë e atë nen të statutit, ishte bërë kjo e ajo punë. Me pak fjalë, arrihej në përfundimin se, këtë herë, dega që ajo drejtonte po i siguronte partisë një grup kandidatësh “shumë të mirë” të vlerësuar nga baza, sipas votave përkatëse. Sipas saj, i mbetej udhëheqjes së lartë të partisë të përzgjidhte njërin prej tyre si kandidat për deputet, pasi ajo kandidaturë të kalonte në filtrin e organeve drejtuese të partisë. Natyrisht, siç e donte rregulli, në bazë të votave të grumbulluara, partia shqyrtonte si kandidatura serioze dy më të votuarit, por në ndonjë rast edhe tre, nëse kryesia e gjykonte të arsyeshme (2025: 89). Togfjalëshi i titullit “Kandidati për kandidat” [del 143 (njëqinedyzetetre)herë], saqë kjo denduri e përdorimit të këtij tofjalëshi tregon dhe vetë “egoizmin” dhe tragji-komizmin e kandidatit për deputet, por nuk u bë kurrë. Eptimi shkrimor letraro-prozaik, që modelon zërin e një shkrimtari, përmes vizionit të tij artistik, modelohet edhe nga psikoza sociale e përditshmërisë. Bashkëjetesa autoriale me përvojën, vjen si reflektim që riprodhon (me fjalë) tërësinë e realitetit në dispozicion të fjalës. Kjo na bën të dyshojmë për dy gjëra: a) që standardi i vetë autorit është një arsye,b) autori si një shqetësim psikologjik/social/shoqëror c) afrimi i vërtetësisë (si memis), d) letërsia si argument, (jo)ikonike, sespse për faktorët social vs faktorët letrare si imazh i receptimit në bashkohësi,simbolike dhe (jo)simbolike. Romani mund të aspirojë për një këndvështrim shumë kritik ndaj realitetit politik të kohës, që lidh tre aspekte:
a) aspektin e faktorit social vs faktorit politik si imazh i receptimit në bashkohësi,
b) aspektin e perceptimit të identitetit autorial,
c) aspektin e lidhjes së brendshme rrëfimtar me funksionimin e jashtëm shoqëror.
Përtej mesazhit, politik autori është kujdesur për të sjellë një gjuhë letrare të mbushur me shprehje frazeologjike si: “flisnin kodra pas bregut”/“hip në lis, se të vrava! Zbrit nga lisi, se të vrava!”/ “Peshku në det e tigani në zjarr”/ “të tretën, të vërtetën”/ “po më hoqi, mua do të ma shohë sherrin, kurse atij tjetrit qederin”/ “ai ka marrë malet”/ “kot nuk kanë thënë që sheh rrushi-rrushin e piqet”/ “fjalën e mirë dhe gurët në trastë”/ “më mirë një fund i tmerrshëm, sesa një tmerr pa fund!”/ “një qerre me para”.
- Si dhe fjalëformimet:
njëmbëdhjetë/nëpërdhëmbi/ nënqeshje/përbri/ urdhëresë/ interpretime/ togfjalëshin/ nënvetëdija/ spërdredhje/ bashkëshortja/ drejtpërdrejt/ përhumbur/përllogaritje/afatgjata prapakrahun /përgjatë / paqethur/ përqendrimin/ mbështetje/ përmbledhtazi /përpjekjeve /panjohur kalamendje/psikoanalitike/ rrallëherë/ jetëgjati/ magjibërëse/pasditja/ rigjallëronte kryefjalë/ rigjallëronte/ kënaqësia/ përthyente /njëzëri/ mirëmëngje s/ dalëngadalë asisoj/rikthimin rrugëdaljeje/ mospajtim /mëtejshme /mbështetjeje/ përherë / riprogramonte/ mesnatë/ zemërgur/ petaleshkundur / ngandonjëherë /përkatëse / gjithsecilit kryeqytet/ pamartuar/ udhëheqjen/ parandjeu / ndërmjetëm/ supermarket/ sheshbetejë / papritmas vetëparaqiten/mirëkupton /përkundje / përvjedhurazi/ keqpërdorur /përshtypja / përsiatjesh/ spërdredhjet/parregull/përngjanin / nënqeshi/ rrugëdaljeje/ drejtpeshimin /katërvjeçare/ katërmbëdhjetë/ kryeçështjen/ pasnesër/ kudogjendur/ kudogdhendur/ kokëfortë/ pafavorshëm/ bashkëbiseduesi/ kryefamiljar/ mesogrua /shtatlartë/ bashkëmoshatarë/ përthithte/ palakmuar/ parandjeu/ paragjykimin / qejfmbetje/ shumëkërkuar/ faqekuqe/ superrekrutim/ mirëprisnin pasaportë/ brendapartiake/ duartrokitje/ parafundit/ procesverbalin/ ndërhyri/ tekefundit, prapaskenë/ vetëlargimin/ kundërakuza/kokulja/ autokratik/mirësjellje/ sipërfaqësor/ lidership/kundërvihet/ thashethemin/ zëdhënëse/ përfoluri/ agrobiznesi/ ngjyrëkafe/ paraelektorale/ stërmunduar/ pupëlore/ ashtuquajtura ashtuquajtura/ paparashikuar/ tekefundit/ gjithpamës/ ndërhyrje/ pamartuar/ bashkëbisedueses/ mesnata/ përmbylli/ keqinterpretohet/keqkuptohet/ deritanishëm/ paralajmërimin/ duarkryq/ nënndërgjegjja/ cipëhollë/ njëvjeçare /vetëgjyqësie/rrobqepësi/ përskaj/ vramendja/bregdetar/ papandehur/ mësimdhënies/ deputetllëkut/ përbetuar/ kundërakuza/ mosfunksionimi/dykatëshe/ tejkonsumuar/ tejkonsumuar/ trupdrejtë/ mikpritësja / vendpritja/ vendpritja/ saponjohurave/ pesëqind/ mbikëqyrte/ telekomandë/infrastrukturës/ përafërsi/ preadoleshencës/ ashtuquajturit/ ujëvarë/ teposhtë/ parezistueshme/buzëkuq/ mikpritësi/ brendapartiak/zëdhënëse/ drejtpërdrejtë /fjalëpak/ kundërpërgjigje etj.
Sëfundmi. shenjimi ose përngjasmimi i personazheve komike me personazhe konkerte, na rrëfen sesa në thellësi të realitetit ka depërtuar autori, në “skalitjen” e personazheve, që politikanët të jenë vetëvetja dhe jo kopja e të tjerëve. Shpërfaqja e një realiteti të mbushur me zhgënjime dhe paradokse politike, ku çdo kush që do të rrugëtojë politikisht drejt pushtetit, duhet të kalojë përmes labirinteve të sistemit, ku idealet përplasen me interesat dhe mekanizmat e tij.
“KRYQI I FJALËS”

Tema: Shpëtimi i njeriut, përmes besimit/fajljes dhe Zotit, në romanin e Arben Çejku-t.
Diplomati Arben Çejku, në romanin e tij të fundit, "Kryqi i fjalës" sjell një ndërthurje mes elemente biblike dhe realizmit. Kryqi i fjalës, që mban mbi kurriz si Krishti, në Golgotën e emigrimit rrugëve të Francës, Viktor Oroshi, është amaneti i trinisë së shenjtë:Ati (Babai)+ Biri (Viktori) = Shpirti i shenjtë (Moma Liza). Por, kumti që përcjell nuk është ruajtja e besimit mirëfilli, por besimi sot në shoqërinë globaliste, kur njeriu vetmitar bëhet akoma më asket (i vetmuar) vetëm besimi tek Zoti e shpëton njeriu nga zhbërja, antinjerëzorja.
Sendërtimi përmes surpluseve rrëfimtare si:
- surpluset e rrëfimit për njeriun/mbinjeriun(Zoti),
- surplusi i besimit dhe dhimbjes, përmes Kryqit,
- surplusi i elementeve biblike ( Kryqi/Golgota/Kryqëzimi),
- surplusi e enigmës së "Mona Lizës" me "Moma Liza"
- surpluset e qëndresës së njeriut përballë pushtetit-et/diktaturave,
- surpluset e narrëdhënies së njeriut shqiptar vs njeriut europiuan.
- ROMNANI SAGË
Romani sagë lidh familjen me kujtesën historike dhe qëndresën tonë kombëtare, rrëfen sesi piktori i talentuar Viktor Oroshi, rritur në internim, sepse babi i tij u dënua sepse predikonte fshehurazi besimin e tij të krishterë me burg ku vdes në minierë, ai rritet në një fshat të Tiranës në Vrap nga e ëma e tij Elisabet apo, në dialektin vendas e thërritën moma Liza. Viktori pas erës së demokracisë emigroj në Francë kur pati mundësi të realizonte ëndërrën e tij, pikturën. Ai u punësua në Luvër. Padyshim ky është dhe thelbi i gjithë romanit: pra, nëna ime, njësoj si Jezusi e mbajti kryqin e sakrificave të saj mbi shpinë jo një e dy, por vite të tëra dhe pavarësisht se jeta e saj, ëndërrat, burri i saj, bukuria, nderi, djersa e saj, u sprovuan nga saga e dënimeve komuniste, ajo mbijetoj bashkë me Kryqin e Shenjtë, duke dëshmuar se Dashuria e Zotit triumfon përballë çdo tiranie njerëzore (2026: 222). Përmes personazheve: Viktor Oroshi/Koleta/Moma Liza (Elisabeta)/Pjetri etj., ngjarje kthen pas në fëmijërinë dhe rininë e Viktorit dhe në bashkëkohlsi, si piktor madje i talentura shqiptar, me mabiscjen për të qenë I famshëm.
- “MOMA LIZA” VS “MONA LIZA”

. Sendërtimi i lirisë së njeriut dhe ekszitencielitetit, që përballon një nënë-grua. Viktori, duhet të kujdesej, që t’ia kthente “Moma Lizës” gjithë dashurinë dhe kujdesin, me guximin e tij dhe dëshirën për të nderuar sakrificat e nënës së tij, ndërroj “Mona Lizën” me “Moma Lizën” një ndërrim bashkëtingëlloresh [n/m] me akroninim ViOr.
a) liria si besim
b) liria e fjalës dhe medimit,
c) liria pa/liria si ndëshkim. Por, qendërzimi i romanit historiko-realist ku në qendër është
gruaja konkretisht protagonistja Moma Liza, ku e vërteta/ dinjiteti/ liria/ fjala /besimi/sakrifica/ humbja/familja/dashuria/virtyti/drama/njerëzorja përroken tek romani, ku autori “ngatërron” qëllimishtt Moma Liza vs Mona Liza. Këto emra: [Mona Liza; del 92 (nëntëdhetëedy) herë] dhe [moma Liza, del 80 (tetëdhjetëherë) duket dhe rastësisht janë shumë afër numerikisht si të barabarta në trajtesën romanore, në fragmentin: Duke punuar herë pas here me "portretin" e "Moma Lizës", prej pesë vitesh, Viktori i dukej se e përkëdhelte fytyrën e saj të ëmbël dhe të gjallë. Madje, kur për ndonjë detaj i duhej të përdorte mollëzat e gishtërinjve, ndiente sikur ia lëmonte rrudhat e lehta, sikur ia masazhonte, ballin e lodhur, apo sikur ia ngrohte pak mollëzat e zbehta...( 2026: 134)
- NJERIU PËRBALLË PUSHTETIT DHE LIRISË
Përmes fabulës, ku liria sipas filozofit Albert Camus, “nuk është një dhuratë pa kufij, por një përgjegjësi e lidhur ngushtë me revoltën ndaj absurdit”. Lidhja e njeriut me pushtetin na parqet:
- njeriu përballë pushtetit,
- forca e kujtesës vs aktit të rrëfimit,
- çmimi i lirisë vs kryqit të besimit,
- marrëdhënia me veten dhe nën/ndërgjegjja historiko-familjare,
- ndërkëmbim mes “Moma Liza” dhe “Mona Liza” është misioni i djaloshit emigrant shqiptar Viktorit, që përmes analogjisë së njeriut në metropolin europian vs njeriut provincial shqiptar “zgjohet” kjo e dyta, përkundër kujtesës familjare të besimit ndaj fjalës dhe ndaj Zotit. Zëvendësimi i portretit të Elisabetës (Moma Liza), sepse e gjithë kjo që ndodhi ka në qendër vetëm një njeri- nënën time dhe vetëm ajo mund të qëndrojë si "Njësh" mbi çdo vlerë ( 2026: 246), me “Mona Liza” përtej guximit, Viktori “saktrifikon” dhe besën si të shenjtë të miqve të tij punëdhënës, vetëm e vetëm që sakrifica e një nëne dhe shumë nënave shqiptare të internuara nga regjimi, pas 80- vitesh, do të kishe “famën” e vogël por dhe të shkurtër, pikërisht në qendrën e botës së artit, Luvër të Parisit. Njeriu shqiptar vs njeriut francez, nuk ka asgjë me shumë se lirinë dhe guximit pë të qenë NJERI!
- FJALËFORMIMET
paralajmëronte/pagjumësia/gjithandej/qorrsokaka/përtejmen/vetvetes/gjithëfarësoj/mesgushti/meskëputje/ditënatës/ fundjava /flokëverdhë /thithkëpërpjetat /seksndjellëse /gjithëkërkues/ gjithëngulmues /pikëtakimin /kapërthyer /ndërgjegjevrasës /ditënata /ujëmbledhësin /tejpërdorur/ përnatshme /faqemurin /pathelluar/fillimdite ngarendje/teposhtë /përkundrazi/majthikave/ veshënfjekjes/përditshmërinë/bashkëmoshatarët/mbijetonin/mikpritja/mbijetonte/famëkeqe/largqoftë/pëendjekjes/jashtëligjshëm/mirëmbajtjen/gjakftohtë/bishtshkurtër/qiellgërvishtëse/absurdistanit/stërmundimet/vetëbrakrisur/kockëtharëve/bashkëvuajtësve/kryefjala/stëtërpërdorur/minikodër/parakohshme/jashtëshkollore/nëntëqind/asokohe/ndërkohë/njëfarë/përdore/këmbëngulte/qeleshebardhët/ballukepërpjetë/përmbysur/bestytnitë/prapambetura/përjetuar/drejtpërdrejt/përplasjes/bashkëmoshatarër/sapodalë/përlyhemi/pëezanë/përçarjes/antishqiptar/gjakderdhje/këmbënguli/pazakontë/kokëmushkë/sykuq/pështyheshin/përplasur/porsalinduri/vëllavrasje/sakaq/përdhunshëm/bashkëshorti/krahëqafë/mirëmëngjes/panjohurit/autoveturë/masanej/domethënë/përshëndeti/përsipër/përfolur/përkulur/përpjetë/përderisa/përdorej/mosbesues/zemërgjerë/kryehetuesi/kundërpërgjigj/zemërgjerl/duarlidhur/gjuhënepërkë/bashkëvuajtësit/shumëkënd/përzgjedhurit/gjithëfarësoj/bashkëqytetari/akakuzë/parakrahu/antipushtet/kumdërshtim/përshpirtje/faqekuq/trumpmadh/mikroborgjez/këmbëmadh/përçmim/bashkëshorten/pjesëmarrësit/lumëpërrpi/mezigjallët/ujëpakë/fundgrykë/udhëkalim/miniekspozitë/përgatitjes/bashkëpunëtorë/padjallëzuara/pasdreka/mirëkuptimin/dymbëdhjetë/përditshmlrie/përcjell/kryeqytetin/papastër/përtokë/mirëmëngjes/mirëmëngjes/kryefamiljari/domethënë/parasysh/mbingarkonin/ujëvarat/përgjysëm/drejkëndësh/dashakeqe/vendlindjen/tejzgjatur/kryevarur/qimekuq/veshllapush/trupmadh/kokëmadh/veshvogëk/zëtrashë/paradhomë/shumëkijt/përndjekjeve/vetvetes/padjallëzuar/mbijetesë/bashkëmoshatarë/keqardhje/mirëmbajtja/njëfarë/afatshkurtër/teupgjatë/fillimverë/ujëvarë/shpatullgjerë/hijerëndë/kundërpërgjigj/këmbëngulëse/nënshkruara/ecejakeje/tejshpues/truphollë/kartëvizitë/paradite/punëdhënës/fundjavë/mikpritësi/mirëmbajtjed/jashtëzakonshme/mirësjellja/mirëmbajtja/kapapërcyeshme/dyzetvjeçare/bashkëjetonte/kryeveprën/mbivendosje/fundjavave/përdorej/udhëpërshkruesve/asokohe/pasditja/minipark/neobubistë/arkitektonike/anëlumit/parablerje/largqoftë/verëdashësit/qafëgjatë/shumëngjyrëshe/pesëmbëdhjetë/teposhtë/shumëfishuar/mirëmbajtjjen/jashtëzakonshëm/fillimjave/tejpërpues/drejkëndor/gjysmëhënor/tetëdhjetë/gjadhtëdhjetë/shtatëdhjetë/pesëgjjetë/mezidukshme/jashtëtokësore/artdashësit/mbikqyrësja/epiqendrën/paparashikuar/drejtpërdrejtë/drejtshkrimor/përballë/nëndheshëm/duarlidhur/mospërcaktim/mirëdita/vendndodhjen/fillimviti/trupmadh/fytyrëzverdhur/trupngjeshur/punëdhënësi/rivunë/veriperëndimore/kryeqyretit/ paraburgim /mbipopullimin/ vendpushimin/ europerëndimorët /buzëvarur/ gojëëmël /paanshëm/ mesoburrë /përshkruara/ parashkronte pashprehur/këndvështrim/nënkupton /kryelartë /panënshtruar/qindravjeçare/ vetëmohimi/dymbëdhjetë/paradite/gjithëpamës/papërfaqësuarve/mirëprit/pathyeshme/fjalëkryq/shitblerjes/përgjumur/mosbesues/përllogaritje/spërdridhet/kundërpërgjigj.
Së fundmi: liria në çdo kohë është thelbi i ekzistencës njerëzore, por më shumë në shoqëritë në tranzicion si ajo jona. Kjo liria është varur si një çengel mbi një breg oqeani dhe shumë e brishtë, ku njeriu akoma endet mes lirisë dhe pa/lirisë, sepse drama historike shqiptare akoma vazhdon. Duhet lexuar që të kuptoni se LIRIA pa njeriun është vetëm një fjalë dhe NJERIU pa lirinë është vetëm një frymor. Liria është pesha e kryqit tonë që e mbajmë gjatë gjithë jetës, nga lindja deri në vdekje.








Comments