top of page

Emi Krosi: Triologjia e sagës së pushtetit

  • Apr 25
  • 11 min read

Triologjia e sagës së pushtetit dhe metamorfozës së njeriut në pushtet, në romanet e Ahmet Prençi-t



Në kohën e internetit libri dhe (pa)leximi janë modele, që koha tashmë sendërton rolin e njeriut globalist që mendon se di gjithçka. Por letërsia është tjetër dimension. Ashtu si dhe libri. Por, mungesa e leximit, e ka larguar librin shumë nga lexuesit jo vetëm klasikë, por sidomos nga brezi i ri. Duke vëzhguar, sesi janë gjërat jashtë, por si i sheh autori, duke përcjellë kuptimin nëpërmjet një specifike të veçantë, përmes një qartësie morale si dhe me anën e përvojës së

tjetërsimit, ku vetëdija reflektuese ndaj realitetit, nuk mund të jetë e rastësishme. Shpeshherë,

zëri unik i një poeti/artisti/shkrimtari, përmes vizionit të tij artistik, modelohet dhe nga psikoza

sociale e përditshmërisë. Bashkëjetesa autoriale me përvojën, vjen si reflektim që riprodhon (me fjalë) tërësinë e realitetit në dispozicion të fjalës, se çfarë duhet të jetë një poezi, kur zbulojmë se nuk e kemi mbivlerësuar letërsinë (Blake:2013:18). Kjo na bën të dyshojmë për dy gjëra: a) që standardi i vetë autorit është një arsye,b) autori si një shqetësim psikologjik/social/shoqëror c) afrimi i vërtetësisë (si memis), d) letërsia si argument, (jo)ikonike përfaqësuese, simbolike dhe (jo)simbolike. Kur e gjithë letrërsia, pjesërisht “rikrijon ngjarje” ose ndjek “aktin e përshkrimit”,

veçanërisht në poezi, përshkrimi nuk mund të jetë një send artistik, po një formë e ligjërimit.

Është përdorimi i disa gjendjeve shpirtërore ose qëndrimeve të mendjes, që përmes shkrimit

(prozë/poezi/histori), shohim botën e saj interesante, të bukur, të shëmtuar, në mënyrë

objektive/subjektive, reale/surreale dhe përpiqet, të transferojë tek të tjerët kënaqësinë e krijimit


(Brooks & Warren: 1949: 84). Jo rrallë herë, nuk qartësohen idetë estetike, që ravgohen nga koncepte figurative të forta, ku veprat artistike kanë ose jo qasje nga realiteti. Të shkruash, nuk

mund të bësh me veten asnjë kompromis, apo me frikën se nuk ke lexues, por duke “mposhtur”

lavdërimet apo edhe kritikat, fundja të shkruash, është një pakt me lexuesin. Duke iu referuar,

Harold Bloom-it, se nuk ka ndonjë mënyrë si të lexojmë, por që ka shumë arsye se pse duhet të

lexojmë, nuk duhet të themi, “si të lexojmë” dhe “çfarë të lexojmë”, apo ku “duhet të fillojmë”,

nuk mund të varet plotësisht nga autori, por nga lexuesi, që duhet të dijë çfarë të lexojë (Bloom:

2000: 21).

Por, le të kuptojmë se çfarë është triologjia?

Termi triologji vjen nga greqishtja: fjala greke trilogia, e cila fillimisht i referohej një serie prej

tre tragjedive të shfaqura në festivale. Një trilogji është një grup prej tre veprash artistike të

lidhura ngushtë , zakonisht letërsi, film ose muzikë , që zhvillojnë një temë, subjekt ose hark të

vetëm historie. Këto vepra shpesh lidhen me personazhe, ambiente ose elementë tematikë të

përbashkët, të projektuara për t'u përjetuar së bashku si një njësi e plotë, ndërsa shpesh

funksionojnë individualisht (en. wekipedia.org).

Karakteristikat kryesore të trilogjive përfshijnë:

1. struktura narrative: (ato shpesh ndjekin një strukturë me tre akte, ku pjesa e parë

prezanton botën/personazhet, e dyta e ndërlikon komplotin dhe e treta ofron zgjidhja),

2. vazhdimësia: (ato mund të jenë një histori e vetme, ose tre histori të dallueshme që

ndjekin të njëjtët personazhe),

3. lidhja tematike: (ndonjëherë, lidhja është konceptuale dhe jo një histori e drejtpërdrejtë,

lineare). Në këtë linjë vjen triologjia e veprave të prozatorit Ahmet Prençi.

LIBRI I PARË; “Anja” (Prençi: 2020), [përtej(përmasa) e rrëfimit], ku Anton Hila, një


ish- inxhinier, ka punuar në vepra hidrike të vendit me përkushtim, por në vjeshtën e tij të tretë, e

“ka paketuar” në një shtëpi fshati, “në pyllin e tij magjik” të librave. Aleks Hila, një gazetar i ri,

ambicioz dhe plot energji “zhbiron” jetën e tij në dimensionin e tij trekohor :

- e shkuara (ku “pohon” vetëm personazhi Antoni),

- e tashmja (“pohim” i autori dhe personazhit),

- e ardhmja, (autori i gjjithëditur). Në këtë maratonë kohësie, qenia autoriale dhe personazhi

herë del para (autori rrëfimtar Aleksi) herë mbetet prapa, (personazhi parësor Antoni), por në

kërkim “të tejletrares” në gjithëkohësinë e botës njerëzore, që vetëm ecën në pyjet e panjohura

me andrenalinë të natyrës, që vegjeton gjithmonë dhe pambarimisht, si vetë jeta jonë njerëzore:

“…Si një formë e çlirimit nga guri që më vari në qafë Antoni, fillova të radhis episodat e kësaj

dashurie epike, edhe pse personazhet e mi kurrë nuk kanë qenë “figura publike. Rrëfimet e

Antonit dhe letrat e Anjës i keni këtu siç m’i dhanë. Siç mi besuan… (nga parathënia). Gjetja e

linjës fabulare trediminsionale e personazheve nuk e “penalizon” autorin, ku shpalosen elemente

e njëmendësisë të jetsë shqiptare:

- elemenete policeske: (kronikat e vrasjeve në periferi , jeta në qytezën e Drinasit),

- elementete e dhunës në familje dhe shkërmoqja e saj pas viteve ’90-të, (fenomen mjaf i

përhapur në shoqërinë tonë, fshehja e dhunës),

- elemente të rrëfimi autorial nuk “shmang” edhe problematikën e hetimit, (gjurmë

autobiografike),

- elemente të marrëdhënies në çift përmes një maskaradë “vrasëse”, (marrëdhënia burrë –

grua ku jepen elementet e “ngjizjes” së personazhit Marjan Boja, si “përdhunim” e djaloshit

Martin Guri, prokurori),

- elemtenet erotiko-sentimentale, (Anja dhe Anton), ku përroken galeri të ndryshme, por jo

të ndarë as nga vetja as nga të tjerët; ne jemi të ndryshëm, por ndajmë nevoja themelore siç është

dashuria (Bordo :1995:356), mund të dëshirojmë të shërojmë shoqërinë në mënyrë që të gjithë të

mund të gëzojnë respekt, empati, kujdes, kënaqësi dhe argëtim.

1. LIBRI I DYTË; “Brenga e prokurorit” (Prençi: 2024); [autopsia e krimit, përmes

rrëfimit të receptimit bashkëkohor], si një titull i huazuar nga Edit Durhan, “Brenga e

Ballkanit”, por kohët letrare janë ndonjëherë edhe paralele, por në gjithërrokshmërinë e këtij

rrëfimi, fabula “ngjiz” prokurorin Martin Çuni dhe Ariana Boja. Fije që lidhen dhe priten. Fije,

që kalojnë nga e shkuara në të tashmen, duke përtërirë edhe mitologjinë: ku Ariana i duket një

Rea, apo vetë Ariana (është pjesë e personazheve të mitologjisë), që fsheh diçka. Diskursi i

errësisë së njeriut, duket si barku i thellë i një oqeani absurd: “një kalim i panatyrshëm”, nga

kërcënimi: “nëse ti nuk ndryshon materialet në dosje, unë nuk do të flas me ty siç po flas sot”.

Enigma për veten dhe (përtej)vetes e prokurorit, për vrasësin Marjan Bojën, e sfidon...Është

vetëdija apo nënvetëdija që flet. Është e shkuara apo e tashmja. E njohura dhe e panjohura.  Një

qendërzim vetë-përcaktues të vetëdijes, duke sfiduar një lloj “cogito-je” term kartezian, se vetë

elementet postmoderniste, janë një postalerego e teorisë së intertekstualitetit që ndërlidh dy kohë,

dy botë, dy realitete, tema dhe motive te modernitetit, se modernia bart në vetvete theksin e

vazhdimësisë kohore. Në të vërtetë transformimi, i kuptimit që përshkruan me saktësi gjendje

shpirtërore bashkëkohore (Armstrong: 2005: 47) duke bërë një ndërlidhje të plotë midis

imunitetit të “ndërgjegjes gjithëpërfshirëse” që lidh unitetin poetik dhe mendimin pozitiv përmes

identitetit autorial. Dilema autoriale: vetja apo tjetri, që rrëfejnë dhe dëgjojnë, aty brenda

“kullës” së rojës të ligjit, ku çdo gjë dëgjohet, pëshpëritet, ndihet, frymohet, heshtohet,

shtangohet, frigohet, përgjohet...dhe fraza “kërcënuese” që mbështjell këmishën romanore: “bëje,


para se unë do të flas përsëri, por nuk do të flas më si tani! Bëje dhe për veten tënde.” Kjo është

dilema hamletiane. Ky është dyzimi. Kjo është brenga, kujtimi / dhembja / harresa / koha /

rikthimi / rigjetja, që dekodon romanin përmes këtyre elementeve:

a) elemente të pranisë së tjetrit në kohën e shkuar,

b) elemente të nënvetëdijes dhe vetëdijes,

c) elemente të marrdhënies me njësinë e kohës së tashme,

d) elemente romanore policeske, të hetimit dhe kërkimit, 

e) elemente mes rrëfimit real, imagjitativ dhe të përshkrimit. Ndërthurja mes të shkuarës dhe të

sotmes, është një meritë e autorit, ku sjell kohën kur njerëzit ndëshkoheshin pafaj.

Intertekstualizmi brenda tekstit, jo vetëm si vazhdim përmes hetimeve, ku pretenca e një

prokurori, thyen dykohësinë e diskursit të rrëfimit. Në të kundërt, diskursi postmodern analizon

jetën shoqërore në terma të paradoksit dhe papërcaktueshmërisë njerëzore në kuptimit racional të

“hiper(r)ealitetit” si vështrim panoptik (Cooper, & Burrell :1988: 53), ku shoqëria dhe kultura

ua imponon individëve. Postmodernizmi është gjithashtu i lidhur me "vdekjen e subjektit" ose

me "fundin e individit". Kultura postmoderne thekson dhe inkurajon hedonizmin, vetë-

kënaqësinë dhe një mani me imazhin ose stilin "personal", si në kundërshtim me një mbështetje

të "modës së vjetër" (moderne) në karakter ose profesion. Ndërtimi i romanit me tregime që

lidhen me fillin e fabulës përmes prokurorit, zbërthen edhe mënyrën e jetesës, komunikimit,

organizimi i grupeve kriminale, janë realitet i përditshmërisë në shoqërinë shqiptare, ku stukturat

e drejtësisë përballen me dosje të tëra, por edhe me presion nga bota e krimit kundër

pandëshkueshmërisë.  Rrëfimi jep përmasat e “anventurave” të vrasësve, duke zbërthyer

dikotominë e psikologjisë së errët nënë-bir, Arjana/ Marjan Boja. Përpjekja për të dhënë drejtësi,

dhe duke u përpjekur ta justifikojë atë me vetë-drejtësi (Sakkut: 1971:8), në këtë

drejtim,veprimet e tij nuk i përshtaten vlerave dhe parimeve tradicionale morale të gjykatësit në

shoqërinë ku jeton, duke u karakterizuar nga maturia dhe profesionalizmi. Prandaj, realizmi dhe

“vërtetësia” në bashkohësi, na rrënqeth kur autori përshkon “narrativën” e të pafajshmëve si

shitëset fshatare, që shesin nëpër trotuare, dhe janë viktima fatkeqe të plumbave “qorr” të

vrasësve me pagesë  rrugëve të Shqipërisë, apo edhe elementeve të vetë grupeve rivale të krimit,

për “larje hesapesh”.  Ndërfutja apo vetëdija psikologjike e prokurorit, lidhur me të shkuarën,

sipas Frojdit ka një “zhvendosje të rrëfimit”, që sendërtohet, mbi origjinën e sjelljeve traumatike

të njerëzve (Freude: 2017), duke shtresëzuar elementet e Egos përmes kujtimeve, pasi edhe ai

(pra prokurori) është “viktimë” e “përdhunimit” të një gruaje, që i bën presion. Vrasja e

prokurorit përtej realitetit (të një drejtësie të kapur), vdekja e njeriu në letërsi, duhet të jetë i aftë

për të gjetur në pakënaqësinë supreme, kënaqësinë supreme në çastin e vdekjes, atëherë

kënaqësia është shumë afër mençurisë hegeliane, nëse kjo e fundit, konsiston në bërjen e asaj

kënaqësisë, ku dhe vetëdija përputhet në gjetjen e negativitetit ekstrem. Vdekja bëhet mundësi

subjektiviste apo projekti dhe koha barazohet me masën absolute pozitive, duke garantuar

posedimin e lumtur të vdekjes; nuk e bën vdekjen të pranueshme, përveçse në mënyrë negative,

të përfundojë me pakënaqësinë e jetës (Blanchot: 1982 :62). Tashmë errësira e personazhit

femëror, merr një aureolë, përmes gjuhës së thjeshtë, ku lexuesi risheh një film, me skedat e një

vrasësi, apo edhe si një kronikë televizive, nga gazetarët e kronikës, ku padyshim autori, ka

depërtuar deri në thellësi të krimit, që ka kaq kohë që ka mbërthyer, jo vetëm shoqërinë

shqiptare, por mbarë shoqërinë botërore, përmes vrasjeve, shantazheve, presioneve, drogave

duke dominuar jo vetëm botën e biznesit, por edhe politikën por, ata frikshëm si urithët, nën tokë

mbjellin, frikë, panik, vdekje dhe vrasje, përmes pasazhit: “-po, i kemi. Shtetin dhe antishtetin,

paqen dhe plumbat,- i ishte përgjigjur Martini. -Jemi bërë ashtu siç thoshte At Gjergj Fishta:


“Tamam siç na don hasmi”. Njeriu shpiku shtetin që të ruhet nga e keqja e vet,- po mendonte me

zë të lartë Martini, i cili ndihej pjesëz e shtetit dhe e rendit ligjor. Kujdes!Mund të ndodhë prapë,

i vinte një zë. Liria mbetet gjithmonë e brishtë dhe lehtësisht e rrezikuar...”

2. LIBRI I TRETË, “Ministri”(Prençi: 2026); [pushteti dhe fuqia”, një metamorfozë

njerëzore], pasi filli lidhës i triologjisë fillon nga përdhunimi i Martin Çunit (adoleshent) në

romanin “Anja” ku ka lindur dhe Marjan Boja, dhe dalja si personazh kryesor (si vrasës) në

romanin “Dilma e prokurorit”, ku tashmë si i supozuar “babai prokuror” nga e ëma Arjana Boja.

Marjani dënohet, por arrtiset nga burgu, përmes grupeve kriminale dhe vret prokuroirn. Pas disa

vitesh në Greqi dhe Amerikë kthehet, për tu bërë Ministër dhe ia del.

Romani lexohet në dy mënyra:

- leximi në rrafshin vertikal; (unë e njoh që në dorëshkrim është djali i suksesshëm i

shkolluar në Amerikë Skënder Dreni) që ka kulturë politike dhe bën fushatë të “moderuar” dhe

fiton madje bëhet ministër. Në këtë linjë është një rrëfim i bukur, por që nuk shmangen nga

qerthulli sociokulturor, përmes leximeve të mundshme ku rravgimi gjeneron kritere ekonomike

(Eco:1990:117);

- leximi në rrafshin horizontal; (romani ka nënshtresa të personazheve psikologjikë,

Skënder Dreni alias Marjan Boja, që ka fshirë të shkuarën, ka ndërtuar të tashmen dhe projekton

të ardhmen si Ministër, mbi rrënojat e një shteti dhe drejtësie të kapur nga krimi dhe bandat, që e

njeh mire). Ai është vetë krimi. Korrupsioni. Vrasësi. Narkoshteti. Por, drejtori i përgjithshëm i

policisë, dyshon dhe “heton” sjelljen e Ministrit. Zëri dhe gjestet i dukeshin të njohura. Por,

kujtesa nuk i bindej. Ai, kapërcen kohën dhe kujton betejën me Prokurorin e vrarë, kundër

Marjan Bojës dhe heton….heton bashkë me rrezikun dhe frikën e komplotit kundër tij. Po në

fshehtësi, ia kumton kryeministrit dyshimet e tij. Pakkush do të mohonte se një supozim i caktuar

i një konflikti, rezistence ose rebelimi, shpesh kundër nocioneve letare, ku forma dhe/ose

funksioni, vazhdon të jetë një nga forcat lëvizëse ku lufta e prozës si me traditën ashtu edhe me

inovacionin, nënkupton një protestë kundër një situate sociale, që çdo individ e përjeton si

armiqësore, të huaj, të ftohtë, shtypëse (Adorno: 1991: 38). Një roman për/mbi dilemat e

shtetbërjes. Një roman ku sendërtohet njeriu që fsheh të kaluarën dhe manipulon të tashmen duke

ndërtuar të ardhmen mbi rrënojat e kalbësirës shtet/pushtet, përmes frikës së pushtetit. Nuk është

vetëm një sagë. Është një rrëfim, sesi njeriu lind i mirë dhe i lirë, por në rrugëtimin e tij, kthehet

ose në skllav ose në djall. Por romani sendërton disa semantika bashkëkohore si:

a) mënyrat estetike e modernizmit dhe post/modernizmit,

b) perceptimi i identitet autorial,

c)  lidhja e brendshme poetike me funksionimin e jashtëm socio-shoqëror,

d) njësia moderne/postmoderne, që përcakton filozofinë në kontekstin e marrdhënies mes

formës dhe mesazhit,

e)  konvencionet homogjene të subjektit dhe autorit,

f) faktorët social vs faktorët letrare si imazh i receptimit në bashkohësi,

g) margjinarizimi i zërit prozaik përtej “kulturës së shumicës”, përmes rrugëtimit të

refleksionit metapoetik, sipas këtij këndvështrimi, romnai mund të aspirojë për një këndvështrim më

meditues dhe më pak egoist për çështjet që e zhytin botën në trazira kolektive, ku dhevetë

prozëshkrimi futet në një “krizë përfaqësimi” (Harvey:1990: 260). Po ta lexosh në thellësi, autori

padashur, na jep disa dimensione të kohës dhe botës shqiptare:

- arkitektura dhe qenësia e Tiranës si metropol, ku hapsirat janë shumë të ngushta dhe

dominon betoni dhe kullat,

- realiteti i polarizuar politiko-social- shoqëror i shoqërisë tonë realisht (sidomos në


situata zgjedhjesh),

- dominimi i strukturave të krimit në radhët e policisë dhe lidhja me grupet kriminale dhe

narkotrafiqet,

- situata e njeriut të ndershëm që “lufton” me vetëvetën dhe ndërgjegjen qytetare të lirë,

për një shtet demokratik.

Jo më kot Arstoteli ka thënë: “se njeriu është kafshë politike” dhe kjo “kafshë politike”

sakrifikon dhe vetëveten për pushtet. Skënder Dreni, pra Marjan Boja, nuk e harron prejardhjen.

Politika, është trashëgimi. Ajo duhet të jetë shtojcë e “baballarëve” të regjimit, si produkti i tij,

që është Skënderi. Është një roman që lexohet me një frymë. Aty ka ankth. Dilemë. Frikë. Kohë.

Histori. Ndërgjegje. Përgjegjësi. Peshë. Kërcënim. Pushtet. Fuqi. Fshehtësi. Mirëllogaritje.

Mirëorganizi. Qëllim. Strategji. Mision. Urrejtje. Neveri. Absurd. Errësi. Pabesi. Arratisje etj.

Mënyra e arratisjes së Marjanit të shndërruar në Skënder, është një përshkrim sa real aq dhe

surreal. Metamorfoza njerëzore, që tejkalon çdo fantazi ( si në filma apo romanet triller) të bën të

besosh, se fuqia e parasë/pushtetit/ shtetit e bën njeriun Zeus, njëkohësisht dhe Cerber, kurse

urrejtja e kthen atë në Ugolin.

sëfundmi: një libër nuk është luks. Koha e leximit është luks, sepse përtej “luksit” real, koha

është diamanti më i çmuar për të kuptuar se demokracia dhe shteti nuk janë një, por rivalë. Një

triologji që është shkruar, me një gjuhë të thjeshtë. Libri, na mëson të pastrohemi nga “helmi

toksik” i politikës dhe militantizmi partiak, sepse politika është art, kurse demokracia është

pushtet i popullit

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Adorno, Theodor W. (1991):  Notes to Literature, Vol. 1, trans. Shierry Weber Nicholsen. New York : Columbia University Press.

2.      Armstrong, Tim. (2005): Modernism: A Cultural History. Cambridge: Polity. 

3.      Blake, William. (2013):  Bloom’s Major Poets. Infobase Publishing:  New York.

4.      Blanchot, Maurice: (1982): The Space of Literature, University of Nebraska Press Lincoln, London.

5.      Bloom, Harold. (2000): How to read and why?. New York, London, Toronto, Sydney, Singapore.

6.      Bordo, Susan. (1995): Unbearable Weight, Feminism, Western Culture, and the Body. Berkeley: University of California Press.

7.      Brooks Cleanthi & Warren, P. Robert. (1949): Modern Rhetoric:  New York: Harcourt Brace.

8.      Cooper, Robert. & Burrell, Gibson. (1988):  “Modernism, Postmodernism and Organizational Analysis: An Introduction”, Organization Studies, 9 (1).

9.      Eco, Umberto. (1990): I limiti dell’interpretazione, Bonpiano, Milano.

10.    Freude, Sigmund. (2917): Hyrja në psikoanalizë, “Fan Noli”, Tiranë.

11.     Harvey, David (1990) : The Condition of Postmodernity. Cambridge, MA and Oxford: Blackwell Publishing.

13.    Prençi, Ahmet. (2020): Anja, “West print”, Tiranë.

14.    Prençi, Ahmet: (2024): Brenga e prokurorit, “Mediparint”, Tiranë.

15.    Prençi, Ahmet: (2026): Ministri, “Mendiaprint”, Tiranë.

16.    Sakkut. H.(1971). The Egyptian Novel and its main Trends 1913-1952.Egypt, Cairo: American University in Cairo Press.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page