top of page

Emi Krosi:  “Mungesa”, jo si mungesë, por si kompromis mes jetës dhe dashurisë, në poemën e Rita Petros.

  • 3 hours ago
  • 7 min read

 

Për lexueist libri është luks, madje një luks i madh, sepse dhe vetë koha është shumë e shtrenjtë, kur leximi këkron kohë të çmuar, për lexuesin “model”. Por, debatet kundrejt teknologjisë dhe librit, për të ndryshur rutinën e numri lexuesish në bashkëkohësi, për të përmirësur leximin, të nxënit apo dhe argëtimin (përmes) librit të shtypur, si një thellim dhe fokusim, ku ndiesia e librit-letër përballë librave- audio, është magjike, përkundër telefonave inteligjentë që mbajnë mijëra libra brenda, nuk është si ajo ndiesi e leximit, që përjetohet përmes prekjes së faqeve. Në këtë korpus të madh tundimesh, jetojnë dhe autorët. Një ndër ta, është dhe Rita Petro. Marrja e çmimit për librin poetik “Vrima” pati shumë debate dhe kundërshtime. Kritika dhe antikritika. Një libër që ishte i parakohshëm, për një shoqëri “ të paemancipuar” për lexueisn masiv. Por, letërsia është katarsis. Edhe edukin estetik i ndjenave. Secili “gjykon” sipas shijeve të tij/saj. Por, tashmë “poema e mungesë” (Petro: 2025), është një lloj kompromisi mes dashurisë dhe jetës. Një dashuri e kthyer në vargje në formë romani, ku autoria kurrë nuk ia mbylli derën dashurisë së saj të madhe dhe përtej/amshimit. Le të fokusohemi tek leximi (për mua tekti është kushtetuta ime). Poezia, nuk është vetëm çështje e shkrimit, por edhe një mënyrë si mund të lexohet? Të shkruash, nuk mund të bësh me veten asnjë kompromis, apo me frikën se nuk ke lexues, por duke “mposhtur” lavdërimet apo edhe kritikat, fundja të shkruash, është një pakt me lexuesin. Duke iu referuar, Harold Bloom-it, se nuk ka ndonjë mënyrë si të lexojmë, por që ka shumë arsye se pse duhet të lexojmë, nuk duhet të themi, “si të lexojmë” dhe “çfarë të lexojmë”, apo ku “duhet të fillojmë”, nuk mund të varet plotësisht nga autori, por nga lexuesi, që duhet të dijë çfarë të lexojë (Bloom: 2000: 21). Nëse, duhet të diskutojmë, se leximi ka një lloj ndarjeje me sekseve (mashkull/femër), nuk ka asnjë dallim, por secili prej nesh (pra lexuesit), duhet të lexojë sipas mënyrës së të kuptuarit, mund të jetë një “lexim krijues”, por edhe një keqlexim, apo një rrënim, kur e shikojmë një poezi me syrin e vetvetes, ose dhe një rikoperim të ironisë, pasi një lexim mund të ngjallë ironinë e një kohe tjetër, apo të bashkëkohësisë. Leximi i një poezie, do të thotë diçka më shumë se versioni fillestar. Një poezi e mirë e shtyn lexuesin pashmangshmërisht në një lexim më të thelluar, në leximin e mendimit. Se poezia nuk është vetëm teknikë, por edhe mendim, se poezia dhe lexuesi, kanë nevojë të takohen disa herë për t’u njohur . Poezia bëhet e kuptueshme, vetëm kur mbizotërojnë elementet e qenësishme organike të një vepre artistike letrare.

 

1.     Poema, është ndërtuar në formë rrëfimi autobiografiko-romanor, por me vargje, e ndarë

në disa kapituj.

-       Prolog- (për dashurinë),

-       poema e shtratit gjysmëbosh (dashuria/vdekja),

-       intermexo, poema e populli të vogël,

-       poema e vetmisë,

-       poema e vetmisë universale,

-       poema e shpirtit dhe trupit,

-       epilog (imazhet e fundit) përmes vargjeve: lindim me shpresën se do të rregullojmë

 botën, ikim me brengën se po e lëmë më keq, ndonëse diçka e rregulluam vërtet… (2025: 5), mungesa/vetmia/dashuria janë sa mungesatare por dhe teprica të asaj që ke marrë dhe dhënë. Si një refekltim për vetë lirinë e njerit përtej ri/jnohjes së trupit/shpirtit/vetevëvetes, në pasyrën e kohës, duke parë dhe muzgjet, dhe hënën, dhe dritëhijet dhe diejt dhe perëndimet. Libri ka 197 faqe, ku shpaloset aktualiteti i një bote, se çfarë ndalon së shkruari mes modalitetit dhe humbjes së botës (Nancy:1997: 93), është çështja, që çfarë konsiderohet si “bota jonë”, duket se është segmentuar në versione të shumëfishta, duke peshuar në mënyrë të barabartë mundësitë, për të mbështetur privilegjin e dominimit të shpresës dhe besimit mbi të arshmen. Dyshimet për Qenien/ Uni/Moralin/Mëkatin e thellon pamjen tonë të botës (dhe versioneve të saj), duke minuar aftësinë tonë individuale, për ta dalluar midis atyre mundësive universale. Kështu, aktualiteti është padyshim pjesë e asaj që nënkupton të qenit në një botë, duket veçanërisht e vështirë, në ditët e sotme, të vërtetosh një mundësi si të vërtetë (Ronen & Biberman: 2006: 94). Dallimi mes “botës” dhe “aktualitetit”,  janë gjithashtu pjesë e të menduarit mondal, dhe në kontekstin e logjikës modale dhe semantikës së botëve të mundshme, aktualiteti i një bote që nuk përputhet me kufijtë e mundësisë dhe pa/mundësisë, në realitetin që dallon thjesht mundësinë, nga ajo që për njeriun është një fakt i konkretizuar. Ndërsa njerëzit do të pajtoheshin, se gjërat mund të kenë ndryshuar nga mënyra se si janë në të vërtetë, por këto mundësi të ndryshme, a mund të merren për të përbërë një botë të barabartë? Por, vargjet: kështu e gjetëm kur lindëm/popullin tonë/ krenar deri në fodullëk,/ të urtë deri në servilizëm,/ të fortë deri në egërsi,/ të trembur deri në tredhje (2025: 113), na rrëfen se e mundura dhe e pamundura (jo vetëm përkundër shkrimit), por siç do të vërejë Lacan: pamundësia, domethënë, ajo që nuk ndalet së shkruari është një kategori modale, dhe nuk është ajo që mund të kishit pritur të ishte në kundërshtim me të domosdoshmen, e cila do të kishte qenë “kontingjentja” p.sh " gjithmonë ka sukses se “kurrë nuk dështon”, ajo ia del mbanë (Lacan : 1988: 102), është prania brenda vetërrëfimit ku dashuria dhe vetmia nuk janë dy hapsira boshe, por që ndërthuren me njëra-tjetrën.

 

2.     Mundësia dhe (pa)/mundësia për të pranuar vetminë si (mungesë) dhe dashurinë si e

pranishme në jetën njerëzore për të vazhduar në përditësinë tonë, do të demostrojmë mundësinë “në përdorim” kur dikush thotë se (pa)mundësia për të vazhuar është e mundur, ndonjëherë mund të thuhet gjithashtu, se prania është është e nevojshme (Hintikka: 1973: 101), përmes diagramit të mëposhtëm:

 


Vetmia është gjurmuar që nga letërsia e lashtë deri në kohët moderne. Vetmia konsiderohet si një reagim negativ emocional ndaj ndjenjës të së qenit i vetmuar. Vetmia njihet edhe si dhimbje sociale, e cila është një mekanizëm psikologjik që i shtyn njerëzit të kërkojnë ndërveprime sociale. Meqenëse ajo shkruan për ndjenjat, emocionet dhe ndjeshmërinë e një gruaje dhe botës së saj, por dhe shpreh zemërimin e saj kundër modelit patriarkal të nënshtrimit të grave, ajo është quajtur si një poete feministe. Asnjë poete grua nuk i ka shkruar më parë ndjenjat e saj kaq hapur, intensivisht dhe në mënyrë intime të përvojave të saj subjektive, ashtu siç bëri në të gjitha zhanret krijuese. Kjo e çoi atë të renditej në kategorinë e poeteve vetërrëfyese. Megjithatë, këto janë vetëm majat e ajsbergut. Janë bërë shumë pak përpjekje për të kuptuar “vetminë” e gruas në shkrimet e saj, (në kët rast të gruas Rita dhe poetes Petro), të cilat për fat të keq formojnë masën e madhe të ajsbergut, që ka mbetur akoma e paeksploruar. Vetmia është një temë mbizotëruese në poemën e poetes, ku vetëdija e saj femërore përtej eksplorimit, Ajo ngre vetëdijen e saj dhe të ndjenjave femërore (të shtypura nga mendësia patriarkale e shoqërisë shqiptare) dhe kërkon të jetojë intensivisht dhe ndershmërisht sipas kushteve të saj (Lake: 1983:13), përtej një “vetmie ekzistenciale” si një karakteristikë e pashmangshme e përvojës njerëzore, në kontrast me vetminë e vetë/refuzimit që nuk është aspak vetmi, por një mjet jashtëzakonisht pozitiv, për plotësinë dhe mirëqenien. Poema, na afron një model se si mund të duket “komunikimi i vërtetë dhe i kënaqshëm reciprokisht midis dy personave”. Duke festuar një “miqësi shpirtërore” në jetën e saj, rrëfyesja autobiogarfike e poemës (në formë romani në vargje ) i referohet “një modeli të “dhënies dhe marrjes” dhe pikturon një pamje të dy individëve që dëgjojnë njëri-tjetrin me kujdes dhe dëgjohen vërtet, duke vetëzbuluar  dhe terapinë e shkrimit në lehtësimin e vetmisë (Mazza: 1999/2003: 34), që vetë poema na rrëfen.

 

3.     Vetmia në lidhje dhe me trup/shpirtin apo dhe mënyra sesi trupi ynë njerëzore (jo

vetëm femërore) reagon kur i dashuri/partneri/bashkëshorti e shijon atë duke “vjelur” të gjitha frutat e kopshtin tënd në çdo stinë, moshë dhe kohë duke e lidhur dhe me vargjet: trupi dëshiron të çmendet/ prej kënaqësisë së dhimbjes,/ e vetëm pas klithmës fatale/mund të bjerë në qetësi (2025 :164) në poemën e vogël; “Poema e shpirtit dhe e trupit”, që nuk dhe aq lidhje me transhedencën e trup/shpirtit mes jetës/vdekjes dhe dashurisë/frymës, por një trup/ shpirti, si nyje lidhëse me Qenien Siperiore të Krijimit njerëzor, ose të trup/shpirtit si esenca e qenësisë fizike të  njeriut (Skeen: 1989:118) . Sentencat e sendërtimit të simbolit të shpirtit saora përrokin fiziken dhe antropologjinë, por dhe nënkupton dhe metafiziken. Lënda dhe materia, trupi dhe shpirti. Ndarja midis trupit dhe shpirti, përqaset si lëndë (jetiko-natyrale, përpos ajo letrare), kërkon një trup për shprehjen e tij: “natyralja e përsosur” gjendja e shpirtit të bashkohet me trupin, dhe kur shpirti është i papërsosur, dashuria fizike dhe shpirtërore varen nga njëra-tjetra, se dashuria është nga shpirti dhe trupi dhe veprimet e shpirtit varen nga trupi (Smith: 1985: 14), se shpirti i pasqyruar përcjell perceptime të ndryshme, për atë që do të thotë të ndiesh dashurinë.

 

4.     Elementet stilistiko- poetike të poemës. Përveç fjalëformimeve dhe metaforave, ka dhe

asonancat, retiçensat, përsëritjet, enumeracioni etj., por monologu dhe dialogu (një formë e njohur) në shkrime të poemave romanore. Gjuha dukshëm e mbushur me stilistikë poetike dhe e kuptueshme për çdo nivel dhe moshë lexuesish. 

-       Fjalëformime: gjysmëbosh/derëhapur/degëhapur/përfunduar/përdridhet /papritmas/

përgjysëm/përjetshme/përkohshme/përreth/gojështhurur/çdolloj/pulëbardhave/përherë/anashkalonin/rikthye/përballë/tërhiqje/frymëmarrja/luledele/përskuqjen/pabesia/paarritshme/paplrsëritshme/përgjithnjë/marrëvrshjesh/fundjavë/përjetësi/sapokëputura/kundrahijet/milpritjen/përmbytjenfurrnaltë/vetëpështillet/trupcung/përhap/faliment/miliarda/mespërmes/parashikohej/përgjysëm/zjarrfikësje/kokëposhtë/përdhe/përsosjen/vetëquajtur/përditë/antivlerës/mbisundimit/pabarabartë/prapseprapë/duarzgjatur/duartharë/këmbëzbathur/mosndjesia/mirëpresësh/lulemishi/keqtrajtov/ epshndjellëse/epshndjellëse/zigzag/dhjetëvjeçar/ripërtëritje/tetëmbëdhjetë/ njëqind /tetëdhjetë/ këmbëkryq /parakalojnë/ kapërthejnë.

-       Enumeracionet : ku përzihet e bardha, e gjelbra, e verdha/ të pastorit, të priftit, të

hoxhës/ lavandër, mente, kolisndër, jasemin,/ mjaltë, karamel, vanilje e dardhë.

 

Sëfundmi: poema, përveçse tematikës, mënyra e shkrimit të saj është sfiduese dhe mund të ngjallë diskutime. Jo vetëm në aspektin tematik, por nëpërmjet strukturës, nëpërmjet formës së saj. Çdo lexues gjen aty përjetimet të dashurisë dhe humbjes. Pse, jo dhe një “mea culpa” për atë “zhurmën” e librit të saj më parë, ku lexuesit e shumtë u ndeshën me një bumerang morali dhe mëkati, që nuk kanë formë dhe emër, përveçse përjetimeve personale, që poezia i nxjerr në pah ose i mbulon ato. Por, kritika duhet të jetë e ftohtë dhe profesionale të ndajë “shapin nga sheqeri”, sepse vlerat nuk duhet të “baltosen” padrejtësisht, kundër mllefeve të kota.

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Bloom, Harold. (2000): How to read and why?. New York, London, Toronto, Sydney, Singapore.

2.      Hintikka, Jaakko. (1973): Time and Necessity: Studies in Aristotle’s Theory of Modality, Oxford, Oxford University Press.

3.      Lacan, Jacques. (2998):  On Feminine Sexuality: The Limits of Love and Knowledge, Book XX: En-core, trans. B. Fink, New York and London, W.W. Norton.

4.      Lake, Tony. (1983). Loneliness. Arco Publishing.

5.      Mazza, Nicholas. (1999/2003). Poetry therapy: Theory and practice. Routledge.

6.      Petro, Rita. (2025): Poema e mungesës, “Albas”, Tiranë.

7.      Ronen, Ruth & Biberman, Efrat.  (2006): The Truth about Narrative, Or: How Does Narrative Matter?. Philosophy and Literature 30:1. Tel Aviv University.

8.      Skeen, Anita. (1989). The woman whose body is not her own. In S. Martz (Ed.), I am becoming the woman I’ve wanted .  Papier-Mache Press.

                                                                5 qershor, 2026.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page