top of page

Emi Krosi: KUARTETI VEROR I BASHKIM HOXHËS

  • 26 minutes ago
  • 16 min read

 

Tema: "Idiokracia iluzive" e hipër/surrealitetit shqiptar, në romanet e Bashkim Hoxhës.

 

 

“RIKTHIMI

 

Bashkim Hoxha njihet për prurjet romanore të thukëta dhe me qasje nga njëmendësia e shoqërisë shqiptare. Fjala është fuqia që përçon mesazhin tek lexuesi përmes shkrimit.

Çmenduria e “revolucionit të flamingove” ka nxjerrë në sipërfaqe shumë difekte, të  “fshehura” nën nën/ndërgjegjen tonë ose sikur “udha” e heshtjes; ishte thjesht një koracë që ka mbulur urrejtje e njeriut për njeiun, në një shoqëri tejet komplekse dhe e ndarë me klasa, bashkë me shtypjen e shtetit ndaj lirisë dhe njeriut, jo si filozofi por si ekzistencë, ku vlera e lrisë gjitherë kurthërohet mes vetë njeriut dhe vetvetes së tij. Romani i Bashkim i Hoxhës "Rikthimi”, është një roman modern. Rimarrja e miteve, ndoshta që nga titulli “Rikthimi” i miteve të Odiseut, Penelopa, Kalipsoja etj., tregon sesa mitet janë të lidhura me vetë njeriun dhe jetët tona. 

Është një roman që na rrëfen dhe për gallomaninë e pushtetit autokratik, është lufta e kujtesës kundër harresës, ashti si Antinoi që shfaq arrogancën dhe prepotencën e tiij, lidhet dhë me tiparet e shumë politikanëve të sotëm. Rimarrja e miteve, a mund të quhet dhe ringjallje? Unë them se po!

 

Ngjarjet zhvillohen në një cirk ku personazhi atipik Kalipso dhe Askushi, në shfaqjen e cirkut në qytetin I, u mbulua një vrasje. “U vra Askushi

Asushi, që siç erdhi edhe iku, sikur të mos ishte.

Askush./Askund./Asnjëherë./Askushi bashkë me Kalipson ishin pjestarë të trupës sonë të cirkut dhe në shfaqje ekzekutonin  numrin me thika” (2025: 11). Loja mes: fjalëve: [ askush /asnjëherë/ askundi], janë përemra dhe ndajfolje mohuese në gjuhën shqipe që tregojnë mungesë absolute: askush tregon mungesën e njeriut, asnjëherë tregon kohën që s'vjen kurrë, dhe askundi tregon vendin që nuk gjendet. Kjo “lojë gjuhësore” i jep një peshë dhe më tragjike romanit.

Dhe loja me akronimin e fjalëve:[ i fshehur/i heshtur], na jep një ciklikë të botës shqiptare dhe jo vetëm, ku vrasjet e kota konsiderohen thjesht si “zhurma” dhe jo krime. Ndoshta, fundlibri na rrëfen se njeriu është vdekatar dhe në këtë botë, nëse nuk lëmë "gjurmët" tona, do jemi thjesht një hiç. Hi. Sikur nuk ishim. Sikur nuk jemi ( 2025: 153), njeriu thjesht është një askush në këtë botë. Lum kush lë gjurmë të vogla, se çdo gjë bëhet hi, një hiç, një ditë.

 

Vetë titulli na sugjeron;

a)    njeriu kundër vetes/të gjithëve,

b)    kundërvënia Egos vs Unit,

c)     rikthimi i të keqes në çdo çast, (por ajo jeton mes nesh),

d)    simbolika e vrasjes Biblike Kaini dhe Abeli,

e)      simbolika e vdekje/heshtjes etj.

 

Përmes rikthimit të "Odisesë" autori ndërton dhe narrativën e tij letrare, përmes personazhve: Uliksi/Penelopa/Antinoi/Eurimaku. Rrëfini fillon me një vrasje ku rrëfimi “ngatërrohet”:

-       përmes digresioni,

-       rotrespektivës. Mjeti më i egër, kundër “paqes”/ “martesës”/ “ dashurisë" është vrasja.

Sepse rekrutimi i Uliksit dhe “ringjalljes” si koncept në librat e shenjtë bazohet në besimin në Zot dhe Bibël e Kur'an, por jo rimishërimi apo “kthimi fizik” . Pse jo vetëvrasja apo “rivrasja” dhe besimi i Kalipsos tek rikthimi i dashurisë së saj, Askushi, që zhvendoset përmes similtudave. Mënyra sesi kamuflohet (fshihet) vrasja, e bën romanin sa tragjike aq dhe komike.

 

 

MARSI I MARRË

 

 

Romani tjetër i Bashkim hoxhës, "Marsi i marrë" botuar nga "Jozef", Durrës 2026, është një koçidencë apo qëllimësi me protestën mbarëpopullore shqiptare. Romani rrëfen për vizitën e kryeministrit në një qytet të vogël. Aty, shefi i policisë Mentor Ndreka rrëmben njerëzit e “rrezikshëm”, kundërshtarët e qeverisë dhe i çon në një vend-burg, derisa të ikë KY, që po viziton qytetin e vogël. Romani sendërton kohën reale ora 10 deri në orën 13. Përdorimi i shënimeve në formë ditari si ditët e javës/muaji/njësia e ditës p.sh. : e mërkurë 20 mars. Muzg

(2016: 47). Njësia e kohës fizike (orët e ditës), pothuajse rrëfejnë fatin e Danit /Gjorgut/ Harrabelës, si në një shtëpi "BB" është tashmë distopia orueliane. Në simbolikë e fshehur me diktaturën, ku njerëzit rrëmbeheshin  dhe zhdukeshin pa lënë gjurmë. Madje dhe në demokracitë hibride si ajo shqiptare, njerëzit besdisës për shtetin mënjanohen dhe eleminohen me forma nga më të çuditshmet. Vetë romani duket si një përballje morale/politike/ shoqërore me realen dhe surrealen përmes hipër/surrealitetit.

Një roman që sendërtohet në bazë të elementeve si;

-       marrëdhënia e njeriut me veten dhe vetminë,

-       marrëdhënia e njeriut me shtetin,

-       marrëdhënia mes pushtetit të heshtur dhe logjika e përjashtimit,

-       marrëdhënia mes frikës dhe heshtjes,

-       marrëdhënia mes logjikës dhe psiko-analitikës, ku njeriu oruellian që është nën efektin e

 "distopisë" ashtu si personazhi i Oruellit dhe personazhet e Hoxhës “ruhen” nga shteti se janë të rrezikshëm duke ua “rrëmbyer jetën” dhe përmes eksperimentit të mbylljes në kafaz, vëzhgojnë sjelljet njerëzorë. Romani i qaset njeriut të “papërshtashëm" në një shoqëri të mbyllur dhe pushteti i heshtur, rrëmben pa kërcënime/pa firmë/pa armë por thjesht por e administron frikën duke e shndërruar atë në veprim normal: atëhere hynë në lojë ushtarët dhe e mbërthyen fort, njëri nga krahët dhe tjetri nga zverku, e tërhoqën zvarrë drejt makinës ushtarake me karroceri të mbyllur që priste në rrugë. -Po më rrëmbejnë!-bërtiti Gjorg Prela. -Njerëz, shikoni, po më rrëmejnë! Po më rrëmben policia! (2026: 23)

 

Në trajtesën romanore, ndeshen (përtej koncepteve post/modernsite):

-       koncepti social,

-       absurdi i shoqërive të mbylluar dhe të kontrolluara (algoritmet dhe AI),

-       liria personale vs asaj shqoërore,

-       interpretimi motiv vs dramacitetit psikologjik,

-       pushteti i heshtur vs logjika e përjashtimit

-       koncepti kohë reale vs kohë letrare, ku vetë koha fizike prej dy ditësh thyr një roman me

dialog ekspresiv por të thuket dhe me një ekonomi gjuhësore. Fjali të shkurtra me art rrëfimtar  përmes dramaciteit të dialogëve të personazheve, që janë por aq të “marrë” sa vetëm “marsi i marrë”. Nëpërmjet 6 personazhëve, atipikë, të shoqërisë shqiptare: Mentor Ndreka/ Lisien Kote/Gjorg Prela/Dani/Harrabela/Armand Stela/Gerond Lita, autori “gdhend”estetikën romanore dhe kohore. Vetë modernizmi kërkon forma të shprehjes, duke gjetur ose zgjedhur mes formave të rregullave poetike më të hershme për brenda sistemit, kurse jashtë sistemit, është marrja e formës poetike, si një liri e rrëmbyer nga presioni shoqëror, si reagimi mbrojtës ndaj atij presioni, nëse “forma” moderniste nënkupton një shkëmbim më të ndërlikuar mes autori/t dhe botës, atëhere është shkrirë zëri i rrëfimtarit brenda dhe jashtë modernizmit.

Në fund tek “vetmia e majës” se sa më lart të ngjitesh aq më vetëm mbetesh. Pra, vetmia e majës kthehet në vetmi universale po pushteti të tjetërson dhe të skllavëron përmes:

-       trasformimi psiko-shoqëror, (ku shoqëria shqiptare transformohet nga një shoqëri

joagresive, në një shoqëri ku individi dhunohet). Konteksti dhe struktura sociale, që janë nën situatat e ndërveprimit diskursiv janë në mënyrë të ngjashme pjesë ose përbërës të strukturës shoqërore, “lokale” dhe “globale” që ndikojnë në ndërveprimin dhe ligjërimin e anëtarëve individualë, ndërsa “përfaqësimet sociale” të përbashkëta qeverisin veprimet kolektive në forma të ndryshme të diskursit dhe komunikimit publik,

-       shndërrimi përmes pushtetit; simbolet kolektive, përcaktohen si “stereotipe kulturore” në

formën e simboleve metaforike dhe sinekdokës, shenjave të tekstualizimit, që janë sinjale metakomunikuese nëpërmjet “7 D-së së diskriminimit”. Ato janë dominimi, diferencimi, distanca, difuzioni, devijimi, depersonalizimi ose shkatërrimi dhe diskriminimi i përditshëm. Këto strategji shërbejnë në mënyra të ndryshme për të legjitimuar dhe zbatuar dallimin e “tjetrit”-shkruan Van Dijk.

 

 

“EVA E TYRE NUK E HËNGRI MOLLËN”

 

Të jesh qenie njerëzore është e thjeshtë, të jesh njeri është vështirë, thotë proveri kinez. 

 

Në këtë roman, parashikimi i Baba Vankës: se ata do të vinë dhe ne i pretëm, (për UFO-t) na rrëfehet përmes hipër/surrealizmit me fantashkencën sesi njeriu bashkëjeton me UFO-t, apo me përtej/planetarët e tjerë. Njeriu UFO i pamishtë që nuk ndien, nuk qajn, nuk dashuron, nuk kanë emocione, empati, nuk ka dhembje, gjak,  mendim, zemër dhe ndjenja dhe quhet Rx4, që vjen nga një planet tjetër, bie në bahçen e Nadir Zavallit në Shqipëri, një fshatar shqiptar pijanec, që beson tek Zoti. Nadiri ia mbush mendjen alienit me lloj-lloj broçkullash, duke ia “imponuar” dhe rregullat e jetës brenda shtëpisë së tij. Nadiri me gruan e tij Dafina, habiten sesi në oborrin e tij vjen një dritë e fortë: pa shiko. Në mes të dritës është një njeri. Dhe drita e ndjek pas ( 2025: 16), përmes lojës së komunikimit njeri i tokës/njeriu ndërplanetar, autori zbërthen kodet dhe mesazhet njerëzore aq të ngatërruara që nga mëkati i mollës së Evës. Përmes ironisë /talljes /satirës /sarkazmës kundër shtetit/pushtetit, fshatari Nadir “ndërton" dhe “shterrethimin" e tij me kufi dhe pasaporta personale, duke dhënë mesazhin Universal se njerëzit janë krijesa të ngjizuar nga Uni dhe Egoja personale, duke paralelizuar kotësinë e kufijve mes shteteve, sidomos mes tokave Shqiptare, se bota e sotme moderne i ka shembur kufijtë. Toka dhe gjithë Universi planetar, janë thjesht njësi të së njëjtës "baltë" asaj të Krijimit të Gjithësisë nga Hyji i botrave, Zoti!

 

Libri ndahet në:

- PJESA E PARË: (marrëdhënia Tokë- Univers),

- PJESA E DYTË: (marrëdhënia njeri-alien, botë tokësore/botë planetare),

- PJESA E TRETË: (marrëdhënie mes lirisë/palirisë vs kufirit/pakufijve), bota e ndarë në kufi shtetesh, partish, idologjish, morale, besimesh kurse universi i hapur, pa kufi, pavarësisht sot bota globaliste s'ka kufinj. Ata janë në mendjet tona djallëzore. Akoma “imja” / “ jotja” që na ndajnë dhe me kufij tokësor dhe qiellorë:

a) vertikalisht (Tokë- Qiell),

b) horizontalisht (Njeriu- Kufiri). Ju kishit krijuar jetën tuaj duke pasur në mend kufirin. Kufij të shumtë, moral, ideologjik, kufij shtetesh. Nga të gjitha anët kufiri. E pa unë i përkas universit, një bote të hapur e të madhe pa kufi. Ju nuk jeni të sinqertë kur thoni se kërkoni me ne badhkëpunimin. Dhe ne nuk mund të jeni. Ju nuk e keni me tërë mend kur thoni se doni të lidheni  ne me në hapsirat pa kufi të Universit, ikur një copë tokë të vogël që keni e keni ndarë  copë e çikë me mijëra kufij. Unë pi iki. Unë iki përsëri në botin time pa kufi. Në qiell (2025: 146). Kufijtë kanë kuptime dhe identitete të shumëfishta që ndryshojnë në mënyrë diakronike, që përcaktohet nga kushtet ekonomike dhe socio-politike (pa)stabiliteti të rajoneve ngjitur, më zonat/rajonet/shtetet ku emigrimi po bëhet më pak se një proces i njëanshëm i ciklit jetësor dhe po përfshin shumë më shumë njerëz, si një lëvizje “lëngore”, në shumë drejtime që përfshin kthimin rrethor ose emigrimin e përsëritur.

 

Përmes krijimtarisë së bollshme të autorit, shohim kryqëzime rrymash, vendesh dhe kohësh, histori të thjeshta njerëzore, por dhe histrike dhe socio-shoqërore. Letërsia nuk supozohet, thjesht një korpus shkrimesh të një gjuhe (apo në disa gjuhë), por shkrime dhe shkrimtarë, të cilët kanë një traditë më të madhe, më pozitive, më gjithëpërfshirëse. Letërsitë konkurrojnë për njohje, një vlerësim më i gjerë në vazhdimësinë kohore dhe hapsinore. Një letërsi e fuqishme (e madhe), priret të thithë të gjitha pjesët lëvizëse të forcës rreth saj, -thotë Mallarmé. Prandaj romani “Eva nuk e hëngi mollën e tyre” përrroket mes reales/sureales dhe hipër/surreales. Nëpëmjet kësaj planideje:

1. ideja e kufijve të pakalueshëm; (që janë atë të vetes) në pasazhin: ndarjen në kufij e kishin pranuar si një realitet që besonin se më shumë u kishte sjellë qetësi dhe rehati nga fqinjët (2025:34),

2. ideja që toka është planet që nuk ndahet nga Universi (por copëzimi dhe errësimi njerëzor ndaj të keqes),

3. ideja e kufijve të dukshëm vs atyre të padukshëm (Uni dhe nën/ndërgjegjja njerëzore),

4. ideja që njerëzit janë të huaj për njëri -tjetrin, (sepse nuk besoj dhe kanë frikë nga e vërteta): sepse ne kemi zakonin që më së pari dyshojmë dhe besojmë pak ose aspak tek njëri tjetri (2025: 51),

5. ideja Njeriu vs  Njeriut digjital AI/Alieni, ku tashmë ata që përshkruheshin si Ufo/alienët a nuk është AI, që çdo ditë flet me zë, na dëgjon dhe di çdo gjë përmes plaformës ChatGPT, duke na treguar se Universi është banuar nga njerëz paqësor, por nuk urrehen, nuk luftojnë, nuk dashurojnë nuk tradhëtojnë, ndaj janë të lumtur. Ata s’kanë kufij, gjuhë, besim, parti. Gjithaçkaja e tyre universale është: tingulli metalik i trupit pa mish, por jashtëzakonisht qenie inteligjente.

 

Shkrimtari Bashkim Hoxha, në romanin e tij të radhës, “Eva e tyre nuk e hëngri mollën”, përmes përshkrimit baritor dhe rustik të një fshati të humbur, me pemë, mana, raki, bahçe me erë bajgash dhe kufij të pakalueshëm, ulet një një alien një pplanet tjetër. Ai zbulon, se Toka nuk ndahet nga universi, por nga vetja. Kufij të dukshëm e të padukshëm që na bëjnë më të huaj për njeri-tjetrin. Komunikimi i Nadirit më alienin, është sa grotesk aq dhe naiv, për botën tokësore dhe njeriun. Alieni bëhet "byrazer" dhe çuditet nga ndarjet “ne”/ “ata/” /“tyrja” / “jona”. Pasi Alieni nuk zbriti në qendrën shkencore të dr. Faustinos dhe qeveritarit Denis Troia, fillon dhe rrëfimi sarkaistik i autorit, ku dallohet në formë të komunikimi përmes dialogjeve:  

-       …iriqi, posi na e mbushi mendjen, (f. 60),

-       …zhduku ore andej nga erdhe, (f. 58),

-       …unë mbledh iriqi, (f.59),

-       … gjethet e pemës ia dukën si njerëz të maskuar.../ kryqi i këmbanares[...] iu duk si një sy

kamera vëzhgimi .../dy harabela që fluturonin[...] mund të ishin instrumente përgjimi ose drone të vegjël.../ai pati frikë se ne e zbuluam?, (f.60),

-       … hunda është pasaporta e secilit…(f. 61),

-       …me siguri kishte rrjedhur, (f.68),

-       … ja kështu më fshesë, (f. 78),

-       ….sinqeriteti në kohën tonë përkthehet budallallëk, e di, (f.83),

-       …njeri mund të them se jam, (f.85),

-       ….kjo vajzë e lëshuar, (f.87),

-       …domethënë dashuria është difekt motori, (f .121),

-       …domethënë sëmundje, (f. 121),

-       … çe duam ndjenjën, (f. 122) etj.

 

Libri ndahet në:

1. idiokracia-demokracia, ku ndërlidhet simbolika:

- marrëdhënia e njeriut me shtetin,

- njeriu vs njeriut, “ne”/”ata”,

- njeriu vs Universit,

- njeriu vs lirisë,

- marrëdhënia e njeriut me shtetin/demokracitë/monokracistë/dikturat, ku Nikola Makiaveli tek (“Princi”) citon: shteti, qoftë republikë apo principatë autokratike, ka vetëm një qëllim: ruajtjen e tij dhe mbajtjen e pushtetit me ta vendosur atë. Dhe ky qëllim është i natyrshëm, sepse njerëzit janë të këqij nga natyra, duke dashur secili më shumë sesa ajo që merr. Pra, nuk duhen lejuar të gjithë individët, të aftë për të vendosur lirisht, të ndjekin qëllimet e tyre egoiste njëri kundër tjetrit. T'i pengosh për këtë nëpërmjet përforcimit të shtrëngesës shtetërore, ky është një qëllim që përligj edhe dhunën, gënjeshtrën dhe tradhtinë. Politika nuk ka të bëjë fare me moralin”.

2. njeri dhe gjithësia (Universi);

3. njeriu është vetëm një ngatërresë kozmiko- tokësore;

- njeriu vs planetit,

- njeriu vs mosionit të jetës,

- njeriu vs jetës,

-njeriu vs kozmosit/natyrës,

- njeriu vs ripërtëritjes; njeriu matet me ndiesinë që ka për veten. Në këtë kuptim,çdo njeri është i rëndësishëm dhe i madh sa një planet. Po ju?.Si e keni jetën? (2025: 109),

- njeri vs kundër/pro fatit,

4. njeriu dhe bota e tij;

- njeriu vs vetëvetes,

- njeriu vs familjes,

- njeriu vs vetmisë,

5. njeriu vs Liria; kur zbritëm nga shpella u bëmë më të largët me njëri-tjetrin dhe rregullat dhe ligjet na e kufizuan lirinë (2025: 111);

6. njeriu vs paraja;

- njeriu vs materiales,

- njeriu vs marrëdhënies ekonomike,

- njeriu vs shkatërrimit të planetit : “a e dini ju se çfarë j keni bërë oksighenit?Duhet të ngjiteni atje lart dhe të shihni se si nxin  atmosfera e  planetit tuaj si gropa  të mëdha humnerash të frikshme" (2025: 112);

7. njeriu dhe ideologjia;  "ideologjitë lindin nga botëkuptimi" (2025: 112);

- njeriu vs e keqja,

- njeriu vs filozofia,

- njeriu vs dija/padija,

- njeriu vs e vërteta/gënjeshtra.

-njeriu vs jeta/vdekja.

 

Personazhet: Deni Troua/Dr. Faustinor/Nadir Zacalli/Dafina/Leta/Rx4/Mark Luca/Florin Daku/Dorian Mollkuqi/Osman Didiku, sikur duket dhe gjetja e emrave të tyre, në roman gjejmë shumë sentenca poetike që krijohen përmes stukturave shprehëse si dhe fjali pyetëse:

-       sentecat poetike:  ecën në ajër (f. 17)/ si për natë (f.13)/Zoti është një për të gjithë... (f.

 13)/njeriu që zbriti nga qielli...(f. 17)/Zoti dëgjon rrallë flet. Po kur flet, gjëmon e bubullon e tërë bota, (f.18)/ndonjëherë fati kujtohet dhe zbret nga qielli...(f.20) /do ketë qenë vetëtimë...(f.24)/për lotin...kaq i fisëm...(f. 25)/loti del nga shpirti/njëqin e njëzet vjet drite larg (f.26)/sikur mos të ishte fare, (f. 29)/gjërat e mëdha bëhen me qetësi...(f.35)/vetëm flaka e kashtës merr kot për së koti duke brambullitu, (f.35)/po në këtë foto duket gjithë ky zjarr...(f.36)/ mos u beso fotove, (po aty)/apo që ka dalë ajo ...artificialja...(po aty)/"Inteligjenca artificiale" (f.36)/po, unë isha dhe pak më parë, (f.38)/kufiri? Mallkim për nënat është kufiri, (f. 42)/e kam fjalën për ligjet e njerëzve, (f.45)/objekt i rëndësisë së veçantë, (f.55)/çfarë kufiri? Çfarë flet kështu? (f.76)/ nuk na lënë...Nuk do t'i lëmë as ne (po aty)/e ku është alieni? (f.77)/gjethet dridheshin, (f. 122)/shohin vetëm errësirën e qiellit, (f. 134) etj.

 

Gjuha e autori gdhend, mençurinë e popullit, ironinë e hollë dhe sarkazmën e trashë, deri në grotesksin politik të një idiokracie, ku njeri nuk ka as paqe as harmoni me njëri-tjetrin, por ashtu  siç thotë Aristoteli: “njeriu është kafshë politike” tregon se Zoti dhe gjithësia janë në harmoni   me natyrën, përjashtim bën Toka dhe njetëzit e saj, ndaj: eva e tyre nuk e hëngri mollën, kurse,  Eva jonë biblike e hëngri, dhe na solli çdo ligësi. Ndarja “jonë”, “atyre”/ “ata”,“të tjerët”/ “ne”, “ata”, në pasazhin më poshtë: duhet më parë të kuptosh se kjo bota jonë është ndarë në “ne” dhe ata", tha ai. "Ne jemi ata lart. Poshtë jemi “ne”, që “ata”lart na shohin nën shollën e këpucës  së tyre, dhe në qiell kemi tavanin e këpucëve të tyre, pra një palë poshtë, një palë lart, ne dhe ata" (2025: 78), tregon groteskun jo vetëm të ndarjes (lart-poshtë/Tokë-Qiell), por dhe (lart-poshtë/shteti-njeriu). Personazhi rrëfimtar në vetën e parë, është organizues i tekstit narrativ, sepse ai mund të atikulojë të gjitha tipat e sekuencave: narrative, descriptive, dialoguese, monologuese, si një shënjues ndërnarrativ, përmes modulitetit të figurës/personazh apo personzhit/figurë, si një marrëdhënie mes funksionene dhe nivelit të narracionit.

 

                                           

HESHTJA E DËBORËS”

 

Romani fillon me një shënim: para se dëbora nis të bjerë, bëhet nje heshtje e butë. Nuk dëgjohet asnjë zhurmë, asnjë zë. Kështu me heshtje flet qielli. E keni vënë re?, lexuesi që në fillim kurthëroret nga senteca poetike, në formë fjalie pyetëse? Një roman që lidh dimesionin psikologjik personal dhe atë historik, përmes ritakimit të Martinit tashmë një vejan, me Ninën dashurinë e tij gjimanziste dhe djalin e saj të pagjumë. Takimi në shpellë e Gjurmës e Kalit të Hyjit, tregon se shpirtrat jetojnë që nga gjeneza në thellësitë  e tokës, pra në thellësi të shpellës. Henri ishte djali i dy prindërve, ku e ëma Nina muzikante, gjithmonë në koncerte dhe salla të mëdha dhe i ati, ishte pilot dhe gjithonë larg. Henri, ishte pilot avoni, por kishte pasion dronët ushtarakë. Një gabim në pilotimi e një droni vret 12 fëmijë, ëndërra e tij merr fund. Ai vrau gjumin e tij. Ai ishtë një gjumëvrasës. Romani sendërton;

-       ndërthurjen e kujtesës,

-       mjedisi dhe gjendja shpirtërore,

-       pasqyrimi i realiteteve njerëzore dhe shoqërore,

-       dimensioni psikologjik dhe historik.

 

-        SIMBOLIKA/IMAZHI DHE ELEMENTET BIBLIKE

 

Romani ka një simbolikë të fortë si:

1.     simboli i shpellës, (ose alegoria e shpellës së Platonit fillon duke folur për burrat

që janë lidhur me zinxhirë në thellësitë e një shpelle, që nga lindja e tyre, pa qenë në gjendje të largoheshin kurrë nga ajo, dhe në fakt, paaftësinë për të parë prapa për të kuptuar origjinën e atyre zinxhirëve. Alegoria e shpellës është vepër e filozofit grek, Platonit, si simbol i dijes njerëzore. Sipas këtij miti, midis murit dhe zjarrit ka burra të tjerë që mbajnë me vete objekte që dalin mbi mur, në mënyrë që hija e tij projektohet në mur, se njerëzit me zinxhirë po mendojnë).

2.     simboli i qiriu, (Qiriu është shprehje e gjerë e një ofrimi personal drejtuar Perëndisë,

shenjtorëve dhe Kishës. Ai ndizet si shenjë nderimi, si shfaqje e gëzimit dhe hidhërimit shpirtëror, simbol i gëzimit dhe fitores së Kishës, si shprehje dhe fuqizim i lutjes.

Qiriu lidhet vazhdimisht me simbolin e dritës. Kështu ai bëhet edhe tregues i shprestarisë së besimtarëve).

3.     elementet Bilblike (Kisha e Shën Palit); në kishën e Shën Palit mbërritën pa thënë më

asnjë fjalë (2026: 9),

-       imzhi i luftës/droni ushtarak; Henri ishte pilot. Por asnjëherë nuk kishte ngarë aeroplan

në qiell. Komandonte avionët pa pilot me kompjuter nga largësitë dhe studimet i kishte kryer në teknologjinë e informacionit për llogari të ushtrisë. Fluturimi i tij i fundit kishte qenë tragjik. Në lajme ai mësoi se avioni i tij kishte vrarë dymbëdhjetë fëmijë. Nuk kishte gabuar në koordinata. As në kodifikime. Besonte se kishte goditur një celulë terroriste, por bombat kishin rënë në oborrin e një shkolle (2026: 19).

 

- DIMENSIONI PSIKOLOGJIK

 

Autori ka përrokur kohën historike me rotrespektivën, por tëthorazoi na sjell dhe braktisjen apo vetminë e prindërve ku fëmijë kanë emigruar si rasti i Martini, ku djemtë janë në Amerikë. Loja rrëfimtare lidh:

·      rotrespektiva/ritakimi Martin-Nina:

Sa vite u bënë që kur jemi parë për herë të fundit?- pyeti Martini.

- Dyzet, besoj. Në mos më shumë,- u përgjigj Nina.- Një jetë e tërë (2026: 3). Autori, sjell në roman kujtimet e ngjarjeve të së kaluarës (dashurinë naive në gjimnaz) dhe futet në një marrëdhënie specifike mes lexuesit dhe tekstit, -  sipas Rosenblatt-it, marrëdhënie që tejkalon jo vetëm kohën reale historike, por edhe kohën letrare (afërsisht gjysëm shekulli). Tashmë që sinjalizon pjesërisht efektet homogjenizuese të interpretimit të histories së njohjes  dhe intimitetit, për një botë arti në zgjerim të vazhdueshëm si një formë e ligjërimit që është përdorimi i ndjesive shpirtërore, ku përmes “syve”Martini sheh botën e gruas/femrës (Nina) në mënyrë intensive dhe interesante, të bukur dhe të shëmtuar, që “përpiqet të transferojë te të tjerët kënaqësinë” e leximit të romanit.

·      simbolika e derrit, (përmes imazhit të njeriut pushtet [derrit]): u çudita. Gjurmët e derrit

të egër shkonin drejt e në pyll, pastaj ktheheshin dhe më tej rrotulloheshin rreth lisit të madh ku unë isha mbështetur (2026: 43);

·      dimensioni psikologjiku duk për një çast sikur Henri nxori kokën mbi atë mur heshtje

që e ndante nga njerëzit rreth e qark. Prej disa javësh ai të jepte përshtypjen sikur jetonte në një botë tjetër dhe njerëzit rreth e qark ishin vetëm fantazma që ai nuk i shihte në ato dimensione të ngatërruara të botës së tij (2026: 11); që ndahet në  këto elemente:

a)    elementi gjumëvrasës: Ke vrarë gjumin?

- Më keq. Më keq. Shumë më keq,- tha i pagjumi dhe i ktheu shpinën flakës së zbehtë të qiriut dhe nisi të ngjiste shkallët e gurta për të dalë nga shpella.

b)    elementi i mëktit të pa/mëkatë, ku Henri dihet mëkatar, por kthimi tek Zoti dhe besimi,

mëkati i tij bëhet i peshë: unë e bëra masakrën. Me qetësinë time. Në rutinën time të përditshme, pa menduar se çfarë ndodhte atje tej. Pamjet në televizion, në lajme, ishin të tmerrshme. E kisha vizatuar unë atë masakër.Mëkati im është i madh. Po. E rëndë qenka vetmia e mëkatit (2026: 19).

c)     elementi i ankthi/jermit: , skëterra e makthit dhe ankthit është  lidhur me shpirtin ku Uni

dhe Ego-ja, (janë në konfikt) janë matrica sa të një enigme të frikshme njerëzore aq edhe të  shpirtit human/njerëzor: dymbëdhjetë fëmijë nën rrënoja. Pas fluturimit të avionit të tij

në më shumë se dy mijë kilometra largësi (2026: 20), është një tenikë narrative, (ndërgjegjen e personazhit ) dhe zhanër narrativ, (vetëkomunikimi i heshtur i një mendjeje fiksionale).

 

-       KARAKTERISTIKAT E NDËRTIMIT ROMANOR

 

Karakteristikë e romaneve të B. Hoxhë-s, janë paratekstet e shkurtra si sentenca, që qartësojnë dhithë kapitullin, një model i shkrimit të Hoxhës dhe në romanet e tjera, p.sh: vetmia e mëkatit është po aq e rëndë sa vetë mëkati, parateks/sentencë. Karakteristikë tjetër, për stilin e hollë narrativ të autorit në pasqyrimin e realiteteve njerëzore dhe shoqërore, përmes një stili konçiz por në formë të prozës romanor, rrëfimi me fraza të shkutra poetike i jep një kumt tjetër. Martini ka humbur shpresën, dhe besimi tek dashuria dhe jeta. Ai përmes besimit/lutjeve/qirinjve kërkon të rikthehet të jetojnë, përtej vetmisë së tij si vejan, në frazat përsëritëse të fjaliseë: më dëgjo një herë, o burrë i qiellit, një herë të vetme. Ma hiq trishtimin që ma mjegullon jetën. Kështu pëshpëriti Martini dhe psherëtiu. (2026: 3), ku dallohen  analepsat/ prolepsat.

 

Si përfundim: këto romane kanë në themel të demokracinë shqiptare, që në fakt është një “idiokraci iluzive” për/rreth shqoërisë dhe njeriut shqiptar, është një përthyerje logjike fundekrye, pasi autori ka rimarrë dhe motivet mitologjike dhe biblike, përmes hipër/surrealizmit shqiptar. Nëpërmjet  zhvedosjeve semantike, njeriu shqiptar kokëulur, është një metaforë që simblizon pushtein e heshtur dhe pafuqia e njeriut ndaj pushtetit, ku alibia e normaliteti ngrihet mbi një identitet të qartë tematik duke përjetura estetikisht tranzicionin e gjatë shqiptar, me një gjuhë romanore të thjeshtë dhe të kuptueshme. Realitet i sotëm politiko-socio-shoqëror, për Hoxhën, është “bibla” që ia imponon një letërsi që e paqyron këtë realitet, ku fatkeqësisht nuk lexohet (hipër/realiteti i algoritmeve dhe AI) dhe libri është një aksesor, kurse leximi është “vrasës” për injorancën!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page