top of page

Emi Krosi: “E padukshmja” femërore, si metaforë lirike, në poezinë e Kozeta Zavalanit. 


Tema: “E padukshmja” femërore, si metaforë lirike, në poezinë e Kozeta Zavalanit. 


 Nga Emi Krosi


Misteri i një poezie  dhe vlerësimi nga çdo lloj lexuesi , nuk varet nga  emri i autorit,  por në bazë të subkjektivitetit të lëndës poetike. Ai univers poetik, që edhe nën këndvështrimin dhe trysninë e një poezie, shpeshherë është aq “vizionare”, na sugjeron sesi poeti/poetia, po e vëzhgon botën në mënyrë të qëndrueshme, nëse për momentin, përtej (mimesisit/imitimit), modaliteti është i  pashmangshëm, mes së dukshmes “si mendim”, se përngjasmimi është "pjesë e jetës" (Costello: 2003), na sugjeron:

a)     vëzhgimin e botës në mënyrë të qëndrueshme,

b)    vërtetësia e  modaliteteve të pashmangshmes dhe të dukshmes,

c)     dominimi i figurshmërisë përmes ndjenja të “personales”, që dukshëm në propocion me

lirikën individuale më në thellësi, përmes poezisë “Zgjedh metafora për çdo ditë” (Zavalani: 2020).

 

Larg etheve të lehjeve që ma lëndojnë ditën

shfletoj historinë që rri si ndërgjegje e plagosur,

strukem fletëve, mes librave gjunjëzohem

derisa mes faqesh lëshoj spirancat e etjeve.

 

Lermëni të mat vetveten në pranverë

nën rritmin e hapave të lodhur

Duke pastruar në ajër dashuri të mykura,

mes metaforash që lehin si qen i ngordhur.

 

Si lypsare kërrusur mbi dy gjunjtë

Në lutje të vazhdueshme për jetën

Mëngjesit që pres me shekuj

I zgjas duart për përqafim.

 

Pëllëmbët mbeten zbrazur 

e gishtat mbeten shtrirë

Mbi shiun e pranverës pa gjethe

Zgjedh metafora për çdo stinë.

 

                                         (“Zgjedh metafora për çdo stinë”)

 

Ngjyresa metaforiale, që “zbraz” intuita krijuese, është një kontrast përmes marrëdhënies simbolike, me botën natyrore dhe botës shpirtërore, me vargjet: larg etheve të lehjeve që ma lëndojnë ditën/shfletoj historinë që rri si ndërgjegje e plagosur,/strukem fletëve, mes librave gjunjëzohem/derisa mes faqesh lëshoj spirancat e etjeve, përmes tropeve metaforiale si: [etheve të lehjeve/ ndërgjegje e plagosur/ spirancat e etjeve], nga ana e saj, poetia kërkon përmes pjesëmarrjes në "gjendjen e saj të vëzhgimit", ndërgjegjja e plagosur nga padrejtësitë e kohës dhe shoqërisë, me një shpresë për ta kapur ose për ta bërë atë thelbin nëpërmjet një akti vëzhgimi të saktë, përmes rrymave qarkulluese të së padukshmes lirike.  Akti i "përshkrimit" bëhet një element domethënës: lermëni të mat vetveten në pranverë/nën rritmin e hapave të lodhur/Duke pastruar në ajër dashuri të mykura,/mes metaforash që lehin si qen i ngordhur. Simboli i metaforës (si figura më cilësore dhe më përfaqësuese e lirikës) në formën e personifikimit apo të paralelizmit figurativ, shenjon kërkimet e vazhdueshme të dukshmes dhe masës mosbesuese poetike (Spiengelman: 2005). Përsëri poetia “këmbëngul” përmes vargjeve: si lypsare kërrusur mbi dy gjunjtë/Në lutje të vazhdueshme për jetën/Mëngjesit që pres me shekuj/I zgjas duart për përqafim./Pëllëmbët mbeten zbrazur /e gishtat mbeten shtrirë/Mbi shiun e pranverës pa gjethe/Zgjedh metafora për çdo stinë, me një përqafim, mes vetes dhe shpirtit të saj, [i zgjas duart për përqafim] i cili duket se është kryesisht një enigmë për të, por mund të konsiderohet si karakter ose Ego, në kontrast me një marrëdhënie negative/pozitive me shpirtin në formë homoerotike (Shapiro: 1994). Përshkrimi është në vetvete një lloj udhëtimi, mes vetvetes (trupit/shpirtit) drejtuar kah vetja, si një ndiesi faji, me pamundësinë e ndryshimit të padrejtësisë përmes të (padukshmes) me praninë e saj, se nuk e ka kuptuar sesi mund të jetë aty, nga e padukshmja në shesh të syrit (Kyçyku: 2021).

 

 

 

BIBLIOGRAFIA:

 

1.      Costello, Bonnie. (2003): Shifting Ground: Reinventing Landscape in Modern American Poerty. Cambridge, Mass.: Harvard University Press.

2.      Kyçyku, Adrian-Christian.(2021): Krijime fëminie, “Librarium Haemus”, Bukuresht.

3.      Spiengelman, Willard. (2005): How Poets See the World: The Art of Description in Contemporary Poetry. Oxford University Press.

4.      Shapiro, David. (1994): John Ashbery: An Introduction to the Poetry. New York: Columbia University Press. 

5.      Zavalani, Kozeta. (2020: Jetoj, “Univers”, Tiranë. 

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page