top of page

Emi Krosi: “Boshi” dhe “Zbrastësia” e krijimit të Zotit, nga Ervina Halili. 


Tema: “Boshi” dhe “Zbrastësia” e krijimit të Zotit, nga Ervina Halili. 

 Nga Emi Krosi

 

A është poezia një forcë të brendshme subjektive??! Apo, është vetëm një mision dhe funksion, apo formë e pashtjelluar e supozimeve të një marrëdhënie autor-tekst-lexues. Brenda proceseve dhe hapsirave shpirtërore të lexuesit por edhe të krijuesit, (poetit), përvoja e lexuesit, është njëkohësisht edhe  vlerë relative dhe absolute.  Nëse do të lexojme një poezi, nuk duhet të harrojmë edhe “përvojëm e autorit”,  shenjat “gjuhësore” të realitetit, jo vetëm në gjithërrokjen: përvoja e ndërgjegjshme , por edhe përvoja e pandërgjegjshme, por dallimi i brendive të caktuara, sipas botëkuptimit të modernizmit,  lidhte edhe me konceptin e stukturës:

a)     marrëdhënie  përcaktuese mes elementeve të strukturës,

b)    përmbajtja e stukturës së  formës dhe objektit të poezisë,

c)     kundërvënia poet/poetikë,

d)    rrafshimi i kuptimit të një “moderniteti estetik”, duke tejkaluar  post-modenitetin,  tekstet

postmoderne zbulojnë skepticizëm në lidhje me aftësinë e artit për të krijuar kuptimin, aftësinë e historisë për të zbuluar të vërtetën dhe aftësinë e gjuhës për të përcjellë realitetin, (Amian: 2008), se epoka moderne është një shkëputje e vazhdueshme, ku autori vrapon në kërkim të vetvetes. Në poezinë “Zbratësitë” të poetes së re kosovare Ervina Halili, rizbulimi i vetëdijes së autorit, racionalizmi si mëvetësi “unike” e autores, në këndvështrimin e saj poetik, në zbulesën, në vëllimin e saj poetik “Amuletë”, (Halili 2015), nëpërmjet vargjeve: frikë kishim nga zbrazëtitë grimca drite që binin nga yjtë,/i mblidhnim dhe i mbushnim vrimat,/derisa drita zbehej,, se drita dhe errësirra janë “lëndë” që mbushin planetet, por frika njerëzore nga zbrastësitë e natyrës, që lidh vetë aktin e krijimit të Botës nga Perëndia (Zoti). Dukuria dhe procesi krijues i poetes “fsheh” një kopetencë ndërtekstuale, nëpërmjet:

e)     ndjeshmërisë krahasimtare,

f)      arsyes autoriale mes kuptimit/domethënies,

g)    varianteve tekstore dhe formës, në mënyrë  si është shkruar, (Lamarque: 2008), sepse

poezia e ka të fshehur metaforën e krijuesit universal.

 

frikë kishim nga zbrazëtitëgrimca drite që binin nga yjtë,

 i mblidhnim dhe i mbushnim vrimat,derisa drita zbehej,

pastaj dilnim në gjah kujtesë shlye,

rroba metali dhe e ngulfasnim çdo gja,

që frymë lëshonte dhe e thithnim,

 teksa fryheshim si balonë,

 deri në shtjerrje frymeje

shkarravitshëm fluturonim të çorientuem

e përplaseshim për drunj të vetmuemflisim me zotat

 frikë kishim nga zbrazëtitëe zbrazetia ishte krejt ajo

prej të cilës ishim kriju,


                                       (“Zbrastitë”).

Teknikat stilistike të postmodernizmit përfshijnë përdorimin e shpeshtë të interseksualitetit si metafiksion, deri në metamodernizëm, (Bunnell: 2015), se fundja diskursi i konceptit të kohës ku gjendja njerëzore, ndërmjetësohet nëpërmjet dikotomisë së fjalëve si: frika/zbrastësia, drita/errësira, Zoti/njeri, koha /përjetësia, nëpërmjet vargjeve: pastaj dilnim në gjah kujtesë shlye rroba metali dhe e ngulfasnim çdo gja,/që frymë lëshonte dhe e thithnim,/teksa fryheshim si balonë,/ deri në shtjerrje frymeje,  një zhvendosje nga ironia, si lojë postmoderne, por edhe si një mosbesim ndaj metanarratives. Duke tejkaluar edhe “origjinën e krijimit”, poezia deklamon nëpërmjet vargjeve: shkarravitshëm fluturonim të çorientuem /e përplaseshim për drunj të vetmuem/flisim me zotat/ frikë kishim nga zbrazëtitë/e zbrazetia ishte krejt ajo /prej të cilës ishim kriju, është nënshtresa biblike, nga fillesa /zanafilla, ku Zoti krijoj Botën nga asgjëja dhe zbratësia. Vargjet: e zbrazetia ishte krejt ajo/ prej të cilës ishim kriju, lidhen me vargjet biblike :... toka ishte pa trajtë, e zbrazët (Zanafilla 1-3). Poetët krijonë dhe rikrijojnë botën, jo sipas shëmbëlltyrës së Zoti për/ndaj Universit, por sipas mimesit të natyrës, se poezia vërtetë është një përvojë tërësore mes të vetëdijshmes dhe të pavetëdijshmes, gjatë kohë së krijimit.

 

                              

BIBLIOGRAFIA:

 

1.     Amian, Katrin, (2008): Rethinking Postmodernism,  Amsterdam, New York: Rodopi.

2.     Bibla,  (2002), Zanafilla,  kap: 1, var: 2, Shoqëria Biblike Shqiptare, ( Sh.B.Sh), Tiranë.

3.     Bunnell, Noah, (2015):  “Oscillating from a Distance: A Study of Metamodernism in Theory and Practice”, Undergraduate Journal of Humanistic Studies,vol. I, 1-8. Crane,

4.     Ervina Halili, (2015), Amuletë, “Qendra Multimedia”, Prishtinë.

5.     Lamarque, Peter, (2008), Philosophy of Literature , Wiley-Blackwell:

4 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page