top of page

Elona Tabaku: "Aromë gjethi"

  • 33 minutes ago
  • 1 min read

Një vëllim poetik që përcjell ndjeshmëri, thjeshtësi dhe dashuri për njeriun e vendlindjen. Poezitë e Meçan Hoxhës lexohen me lehtësi, por lënë gjurmë të thella në mendje dhe në shpirt.

Veçanërisht më preku poezia "Pesha e lotit", ku loti shndërrohet në simbol të botës së brendshme të njeriut, si dhe "Monologu i kasolles së Galigatit", ku, përmes personifikimit, i jepet zë kujtesës, historisë dhe qëndresës.

Më ndali gjatë në reflektim poezia "Shtatë

vjet pa tim bir", e cila përcjell me fisnikëri dhimbjen e një prindi. Në të, malli shfaqet si një dashuri e gjallë dhe jo si vajtim, duke prekur zemrën e çdo lexuesi dhe duke dëshmuar se poezia më e bukur lind nga e vërteta e shpirtit. Duke e lexuar këtë poezi, nuk munda të mos ndieja dhimbjen e thellë njerëzore që ajo përcjell.

Më pëlqen mënyra e të shkruarit të autorit: e qartë, e ngrohtë, e natyrshme dhe e pasur me figura artistike, të cilat i japin bukuri dhe forcë shprehëse vargut.

Përgëzime Z. Meçan Hoxha për këtë vepër me vlera të spikatura letrare e njerëzore! Uroj që krijimtaria e tij të vijojë të pasurohet me frymëzim, shëndet dhe suksese të reja.

Me respekt,

Elona Tabaku

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page