
BAJAME HOXHA -ÇELIKU
U SHUA NJË Yll
FASLLI HALITI
U shua një dritë,
U shua një mik,
U shua një baba,
U shua një vëlla.
Një Poet, po hesht,
Një poet mbi poetë,
Një prozator i fortë,
Një njeri i thjeshtë.
U shua shpirti i poetit,
U shua Poeti lushnjar,
U shua Faslli Haliti,
Ky poet i madh.
Mikpritës pa kufi,
I diasporës mbarë.
Poezia në Shqipëri
Mbetet vepra e tij.
FASLLI HALITI
Profesor, në qiellin e kaltër ke shkuar?
Por ne po të shohim në çdo udhëkryq.
Shqipëria jonë po shkruan,
Faslliu, thonë: nuk vdiq.
Të shohim ngado si kolosin kryelartë,
Ndër libra kurrë s’ke për të heshtur.
Mes miqsh e kolegë të lartë,
Të shohim fytyrë qeshur.
* * *
Pranverë e blertë do të na vijë përsëri
E ne mërgimtarët do të kthehemi në atdhe.
Do t’kërkojmë si çdo vit, poetin Faslli,
Në kafene do të pimë një kafe.
Do të qeshim, pa pushim do të flasim,
Për frazën e bukur shqip, e poezinë.
Dhe ndër vargjet e tua do të hasim,
Tingujt e hershëm të dashurisë.
Do të qeshim, si me shaka do t’i kujtojmë,
Ato vite të largëta, të gjata dënimi.
Por me dashuri vargjesh do t’ nxitojmë,
Atje ku na thërret ngazëllimi.
Do të qeshim për takimet tona; anekënd
Myzeqesë të veshur gjithë blerim.
I gjallë do të ndihesh ti në qytetin tënd,
Mbushur sërish me frymëzim.
IKU POETI
A thua iku poeti ynë?
Iku, ku shkoi pranë yjeve lart?
Atje e presin shumë miq të mirë,
E pret dhe babai krye lartë.
Poet, le miq të pikëlluar, po gjen të tjerë,
Parajsës shëtisin me fjalëzën poezi.
Shkruajnë ballëlart, plotë lavdi e nder,
Parajsën për ty gatitin, o Faslli.
Dhe ti mes të gjithë atyre të ndershmëve,
Radhitesh, se qe poeti dhe nderi i dynjasë.
Se vetëm aty shkojnë ata djersë derdhurit,
Atje shkojnë të lartësuarit se i thonë: Parajsë.
Lamtumirë, o mik! Lamtumirë, o poeti gjigant!
Të lumtë, poete Bajame Hoxha-Çeliku! I meriton poeti i ndjerë këto vargje. Çfarë ke ndier nga ndarja e jetës së Faslli Halitit, e ke shprehur në vargje, sepse nuk mund t'i mbaje në vete. E ke vlerësuar të ndjerin jo vetëm si poet, po edhe si njeri, cilësitë e të cilit qëndrojnë në një shkallë shumë të lartë.
Artur Shemaj
Zonja Bajame ,kam shume respekt dhe konsiderate per ju ,dhe ju uroj shendet perzemersisht Per te tjerat nuk kam çfare te shkruaj ,sepse i kishit shkruajtur te gjitha ,faqja nuk nxinte me as edhe nje shkronje te vetme Edhe njehere te uroj shendet mike e çmuar