Drejtori i parë i shkollës Normale, Luigj Gurakuqi në fjalimin e tij programatik ka theksuar: „Elbasani, sikundër asht mezi i Shqypnis landore, ashtu do të jetë dhe mezi i Shqypnisë mendore. Këtu katundari me qytetarin, malsori me fusharin do të bahin nji. Këtu Toska me Gegen do të derdhen, do të mbeten, do të përzihen bashkë, do të përnjishmohen e do të harrojnë emnat e tyne, do të marrë një trajtë e nji ftyre të përbashkme, këtej do të dalin shqyptar, vetëm shqyptar“.
Kujtojmë se Shkolla Normale u krijua dhe u ngrit me ndihmën financiare vullnetare të popullit. Ndihmat për Shkollën Normale nuk munguan të vijnë nga të katër anët e Atdheut, që nga Kosova, Dibra, Elbasani, Berati, Frashëri, Manastiri, Gjirokastra, Filati e të tjerë, nga klubet dhe gazetat jashtë Atdheut“.
I dashur Profesor Fatmiri,
Fjalët e Arta të të Madhit Luigj Gurakuqi, të cilat i hodha në rojtinën e kompjuterit, po të kisha fuqi hyjnore, do t’i gdhendja me daltë në qiell. Sepse Elbasani është nderi dhe krenaria jonë mbarëkombëtare. Por diktatura e egër komuniste e kryekriminelit Enver Hoxha, nuk i dha vendin që meritonte në historinë tonë shumëshekullore. Por, fatkeqësisht, edhe këta pasardhësit e tij, po të njëjtin avaz vazhdojnë.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 16 gujsht 2022