top of page

EKUINOKS


Hiqmet Mehmetaj

( fillim pranvere )

Ja, sërish erdhi pranvera, Bajamja lajmëron, Çarçafi i lodhur i borës Çurg djerse kullon.

Tufani hesht , e kyç gojën, Nuk e ka fuqinë Dhe hëna çan retë tinëz Nën re rrezet shtrin.

Edhe pylli degët shkund Dimrin do të tall, Shelgu sërish përmbi lumë Sythin do të ngjall.

Zogjtë shtegtarë marin ftesën, Janë në fluturim, Se dimri po shkel martesën Me borën që shkrin.

Pranvera me ngjyrat fshehur Po fillon të vishet, Vashëza nga flladi i dehur Dalëngadalë zhvishet !


H. Mehmetaj

74 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page