Edmond Shallvari: Big Bangu im
- 5 hours ago
- 1 min read

Jetoj jetën e jetës së pajetë
Jetën e jetës me jetë, ëndërroj
Jetoj të vërtetën e të vërtetës së pavërtetë
Dashurinë e dashurisë sime, jetoj
Kështu i jap jetës, jetën e jetës
Të vërtetën e së vërtetës, të pavërtetës i jap
Falë dashurisë së dashurisë kryevepër
Krijoj timin univers, me një tjetër big bang
Kështu i jap frymë, frymës së pa frymë
Dritës pa dritë, dritën time i jap
Falë dashurisë që kam unë, tek unë
Falë dashurisë, për të dàshurën që kam
Kështu do vazhdoj, vazhdimësinë e vazhdimit
Pafundësinë e pafundësisë, kështu do vazhdoj
Kështu do krijoj, krijimin e krijimit
Me big bangun tim, galaktika dashurie do krijoj
@Edmond-Andrea Shallvari








Comments