Sejdi BERISHA:
EDHE TASH...
Në qetësinë mbytëse të qytetit Në heshtjen e dhembshme të rrugëve Në mesnatë kur edhe hëna diku ishte strukur Gjaku më trokiti në derë të shtëpisë Me vete kishte sjell shumë amanete Në flamur mbështjell edhe lirinë Sipër edhe një lule lidhur me fjongo me ngjyrë të kuqe Kur hapa derën Dikush qëndronte përballë meje Gjatë më shikoi dhe iku U zhduk Te dera si pako dhembjeje Kishte lënë shumë amanete Shumë porosi
U zhgreha në vajë Shikova qiellin Nuk di as vetë për çfarë u luta Nga malli derën e lash hapur Dhe nuk di as vetë se kah u treta... (S. B.) (E diel, 26 prill 2020)
Sejdi BerishaJu faleminderit për fjalët me peshën e mendjes dhe të ndijimit që hapin horizonte e rrugë bardhësie... Respekt për komentin dhe për rrugëtimin tuaj krijues, mike e nderuar, znj.Ajne Iberhysaj...
Ajne IberhysajVargje të bukura ku rëndesa e ajrit ndihet në çdo përmasë të shpirtit
Nga perdja Brenda shohim boten e qytetruar. Respekt per ty poet,ashtu si Gette ne momente te veshtira per ne vjen me këto vargje e na flet.
Sejdi BerishaJu faleminderit pë fjalët Tuaja kaq me peshë, mik dhe krijues i vlerave, z.Neki Lulaj...
Neki LulajMiku im mburrëm me ju .Ju qe do të ngelni gjithëmonë një thesar i paçmuar në duart mendjet dhe në libraritë e lexuesve të shumtë kudo qe ndodhën.Vargu i juaj prekë ashtin shëndet e shumë suksese...!
Mehmet DërmakuMiremengjesi!