top of page

EDHE KUR BISEDOJMË BËJMË LETËRSI, PËRDNDRYSHE NUK DO ISHIM SHKRIMTARË E POETË


Skender Demolli

Tregim i gjallë, plot kripë e humor, me atë fundin e beftë - një viktimë e panevojshme nga mjerimi që e rrethon, po, aq edhe e pafajshme, për fatin tragji - komik që i ka rënë, me poetin e Kapotës së Blertë. Një autor me letërsi, si një pjesë e rëndësishme e jetës sonë.


Thani Naqo Skender Demolli, që në rininë e hershme e kam njohur talentin dhe pozicionin tënd ndaj letërsisë dhe aspekteve politike e moralistike të asaj kohe. Ti ishe humorist, humorist i hidhur, fabulist dhe komedian. Shkruaje edhe për fëmijë, për shembull tani më kujtohet Majmuni Hirko. Ishte ai dhjetëvjeçar i rënduar nga gënjeshtra e madhe socialiste dhe të njëjtën gjë bëra edhe unë duke shkruar librin me tregime e novela animalistike, Sa për t'u fshehur...e për të thënë se nuk kam hequr dorë nga e shkruara...Ky tregim me titull ILUZIONE është motiv ose fragmente të mbledhura në një, nga romani klasik PËRGJUMJE - ILUZIONE . Personazhi Ciceroni është përfaqësusi i asaj armate krijuesish që talentin ua thëthiu Stuhia e Kuqe...Porse kjo temë është sa reale, aq dhe e hidhur...E keqja më e madhe e atyre, emrave të dëgjuar, është se neve shqiptarët i duam "o të plotë, o rashë e vdiqa!" duke i dëmtuar, dëm që mund t'i çojë në harresë...Të paktën të mbetet kurreshtja sa për të çepkatur në mullaret me libra për të shpëtuar ndonjë fije bari a kashte të pa larushitur nga myku dhe kroma komuniste. Mirëpo, jo veç të shkruarat e asaj kohe dolën jashtë kohe e realiteti , por edhe sot, pas çerek shekulli, sado bukur të shkruhet, nëse larushiten me politikë, moralizime, filozofira e cucufenda sofiste, është e njëjta grackë ku jep shpirt talenti. Përveç kësaj fenome që duket evolim dhe përshtatje me jetën, ende, për inerci indoktrinimi, të shkruarat letrare nuk shpëtojnë nga gracka e metodës zhdanoviste. Mprihet lapsi sipas ngjyrave, por në të shumtën e rasteve preferenca është e kuqja dhe e zeza...nga tërheq kërraba e interesit personal e partiake. D.m.th. e njëjta skemë loje si dikur...Por edhe kjo letërsi që duket alla demokratiko-kapitaliste, me që shahet komunizmi, ka fatin e keq se nuk shpëton nga myku dhe kroma; edhe bufi e bufesha e dinë se sistemet ndrohen e përmirësohen më shpejt se në mesjetë ... Mos bëj moral, këshillon Nikollaj Gogoli, por bëj art.Të tjerat janë aspekte estetike, miku im, Skender Demolli dhe ti je nga të rrallët që në komentet e tua i mëshon pikërisht kësaj fenome; d.m.th. edhe kur bisedojmë, bëjmë letërsi, përndryshe a do ishim shkrimtarë e poetë?

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page