top of page

ECJE DREJT MEJE


Sami Hidri Iowa-USA

GËRMAT Gërmat e mija mbushën faqe të tëra dhe nuk ndalin Me kilometra të tëra zaptuan fushat dhe malin U zgjatën dhe deri tek ty erdhën Si lumi I malit tek ty u derdhën Të gjitha këto gërma u bashkuan Fjalë të tëra krijuan Ashtu të thjeshta siç je dhe ti Dërgoje një zë se tek ty do të vi 9 Prill 20199 ECJE DREJT MEJE Ne karrige isha ulur dhe një kafe me ty po pija Sytë nga liqeni drejtova dicka po shihëja Ti rrije buzë rërës dhe ujit të menduar Thosha me vehëte ti ku ke për të shkuar Ecje dhe ecje dhe drejt meje erdhe Nga sytë pse lotë derdhe Mjergullën menjëherë prure Pikat e shiut mbi rërë I shpure 24 Korrik 2019 KUR SHKRUAJ Poezi për ty shkruaj në cdo sekondë dhe nuk mbarojnë Mendimet e mija nga po shkojnë Për një cast u ngrita dhe po mendoj Grimcat e rërës buzë ujit po shikoj Shikoj fytyrën tënde kudo ku jam Një fjalë për ty e kam pasur dhe e kam Sa do që prej teje të shkëputem Përsëri vij dhe në shpirtin tënd futem 24 Korrik 2019 LOTËT Kisha netë të tëra që nga sytë lotët e mi pikonin As unë nuk e kuptoja pse ata shkonin Mendohesha dhe vehëten time pyesja cdo natë Dhe thosha përsëri me vehëte ju lotë ku vatë Rashë në gjumë me sy të përtharë Me ëndërrat e mija nuk I kisha ndarë Më erdhe ti si hije para syve të mija Ata lotët e mbrëmjes ishin për ty këtë dikur nuk e dija 30 Tetor 2019

1 bình luận


Resmi Osmani
Resmi Osmani
19 thg 2, 2020

I nderuar poet,i kam kexuar poezite e tua ne Fjala e lire.Ne to ka ndikim te dukshem nga folklori por poezia e kultivuar,duhet te jete me shume se folklor, qofte nga permbajtja qofte nga figuracioni dhe leksiku i zgjedhur, pra cikesisht ndryshe, qe te arrije te trasmetoje te ne mendimin dhe te ngjalle emocione.Keto qe po shlruaj nuk duhet te te shkurajojne, perkundrazi, qe te synosh ne cilsine poetike.Mos u ngut, rruga e artit eshte e gjate.


Thích

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page