EUROPA IME: MILLOSHEVIÇ VDIQ!
EUROPA IME: PO EVERI KUR VDES?
Fritz RADOVANI
Një Burrë i dijtun nga Korça, që prej vitit 1955 jetonte në Shkoder, ishte shumë i njoftun me emnin Prof. Petro Fundo. Ai ka pas thanë në 1985: “Diktator si Enver Hoxha, kushedi sa kohë sundojnë edhe pas vdekjes…”
Të gjithë ne që pritshim si qyqja veren “vdekjen e tij”, nuk dijshim me e kuptue shprehjen e Profesorit të nderuem: “Me sundue pas vdekjes!”.
Dhe ja, sot mbas sa vjetësh, që Enveri ngordhi, po shohim me sy thanjen e Atij Profesorit të dijtun. Mbasardhësit e atyne vrastarve barbarë të PPSh dhe të sigurimit të shtetit kriminal të tij, sot kanë në dorë frenat e shtetit.
A nuk e verteton këte fakt edhe thanja e Nanë Terezes në 1997 në Rinas:
“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!” – E pabesueshme!
Trojet e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, Atij mbrojtësit të Madh dhe të pavdekshem t’ Europës së qytetnueme, t’asaj Shqipnisë skllavnueme e të masakrueme, dhunueme e terrorizueme nga diktatura komuniste, mbas 1944, e pashoqe dhe e panjoftun në vendet e Europës Lindore e aziatike.
E pse?! – Askush nuk e thotë të vertetën, as Edi Rama as Ballkani hapun!
Europa Perëndimore filloi me folë në vitin 1913, po ndryshoi mendim...
U terhoq me vendimin e coptimit Tokave Shqiptare, tue ua nda sllavëve e grekve që jo vetem, i shfrytzuene po, edhe i masakruene e i dëbuene.
Gjetën edhe një anadollak në Gjinokaster, me një grup vllavrasëshis që me i kerkue me kambë të kalit, nuk ua gjenë shokun asnjënit dhe, pa pikë turpi tue i sherbye diktatorve Tito e Stalin e deri tek Mao Ce Duni, kanë punue gjithë jeten si me shkombtarizue Shqipninë dhe me e zhdukë edhe nga faqja e dheut, vetem nga urrejtja e pashoqe per Fiset e Veriut. Këte e vertetojnë me qendrimin e tyne ndaj At Gjergj Fishtës, vrasjeve e zhdukje të pashoqe të intelektualve të Veriut dhe të Klerit Katolik Shqiptar,
Sot këte e verteton edhe mungesa e Atdhetarit Luigj Gurakuqi tek vendi i Tij i padiskutueshem në Monumentin e Vlonës së 1912, ku si dishmonte skulptori Kristaq Rama: “Shoku Ramiz Alia më porositi, ju shikojeni vetë me shokët këte që po të them, por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik!” E porositë e barbarve kriminelë vazhdojnë me u zbatue sot nga “Rilindja komuniste” nder të gjitha fushat e jetës e të vdekjes! Janë të pangopunit me gjak e euro që po shfarosin Atdheun!
Shqiptarë, tregoni Europës se: “Armët e Kastriotit i kemi në Vjenë!!” E pse?!
Melbourne, Fruer 2022
Comments