top of page

E pazakonta


E pazakonta


Fatmir Terziu


Mjafton një vëmendje. Një Fjalë në vetvete. Një Fjalë e besueshme. Një fjalë e vetme është e mjaftueshme. Ajo Fjalë është si një farë e domosdoshme e një bime jete. Dhe jeta e mban atë në faqen e saj të parë. Në faqen e hapjes së një libri. Ky libër ka vendin e tij pastaj dhe kjo ndodh radhë. Në raste të tilla të rilexosh atë që ke biseduar, folur dhe pikëtakuar është vërtet më shumë se një respekt i madh. Se vetë ajo fjalë është një farë dhe jo një përrallë. Një farë e vetme mund ta kthejë një shkretëtirë në një kopsht të bukur, gjithçka që i duhet është që dikush ta dëgjojë atë dhe të kujdeset për të, pa bujë për ujë, sikurse duhet nga burimi i saj në Fjalë. Aty duhet në fakt dritë. Dritë nga shpirti. Dritë nga sytë. Duhet të shkruhet me shpirtin e lirë. Duhet të jesh Njeri i Lirë. I lirë në të gjithë spektrin e tillë. I lirë si Njeri, me të pashuarën dashuri. Dhe kjo jo vetëm për një minutë, për një orë dhe për një ditë. Për gjithë dritën. Për dashurinë për dritën.

Për shkak se dashuria për dritën duhet të mbahet nga të gjithë. Ajo është përqafuese, e ngrohtë dhe e butë. Jeta rritet prej saj ditë pas dite për të gëzuar prekjen e saj të mrekullueshme unike.

Duke dashuruar dritën, duke parë shkretëtirën, duhet të kihet parasysh edhe një fakt. Duhet takt. Duhet pakt, si të thuash një rregull, një rregullore, se drita mund të jetë mizore. Edhe kur duket e pastër mund të jetë e ashpër. Edhe kur duket thjesht si një risi, mund të jetë një dritë që përvëlon në nxehtësi. Ndërsa përpiqet dhe përpiqet, pra të bëjë vetëm atë që është e drejtë, e gjitha pakuptuar dhe pandjerë mund të digjet.

Digjet. Digjet vetë. Duke lënë pas një pjesë pothuajse të pajetë. E kjo është pjesa e mbetjes kur vjen dhe bëhet puthja e vdekjes. A thua këtë mund ta evitoni, mund ta zhdukni? Në fund ju humbni. Përhumbni me durimin, verboni shkëlqimin. Ju mbetet thjesht një mëkatë, që dikur ishte një dhuratë.

Dhe natën kur mbulohet, ju e humbët gjithë frikën nga errësira, që mbi ju zgjatohet. Ajo tashmë u bë pjesë e asaj që ishe gjithsesi, nuk i përkisje, por e ke në trupin tënd tani. Pa e kthyer kurrizin, pa e bërë të lodhet, pa e bërë trurin të funksionojë, thjesht le që errësira të të konsumojë.

Megjithatë nuk e shihni. Nuk e ndjeni, për hir hir të ditës, se pamja e zymtë e netëve mban lavdinë e dritës. U ka mbetur si një hije brenda bindjeve, se ajo është një llustër e pjesës së kristaltë të yjeve. E ia kaloni ditës, dritës, zhgënjimit bindës, përtej fatit real dhe kushtit, një lumë i panumërt prej tyre formojnë rrugën e qumështit.

Eh, kjo është botë e trazuar, ndoshta ju nuk jeni veçse një lule e lulëzuar, që lulëzon vetëm në shkëlqimin e ndezur të hënës së sotme, të zbehtë, në vetëm një ditë, por gjithashtu jetoni të lidhur, të pavendosur, të mbushur me frikë. Dashuria e dritës është për të gjithë, por mos e teproni me të, bëhuni të lirë. Koha bën detyrën e saj. Fjala kërkon peshën e lirisë në çdo skaj. Jam me këtë, apo jam me atë, është thjesht një faj. Një faj që ju kushton si shuarrja e dritës pastaj. Bëhuni vetvetja. Kthehuni tek e vërteta. Bëhuni dritë. Dhe jo vetëm për një ditë. Përndryshe, vetë kjo dritë do t’ju ​​djegë para se t’ju ​​lërë të kalbeni në frikë.


Ngrijeni dorën e duhur,

flisni,

kërkoni lirinë tuaj

sa herë që bota është shumë mizore dhe e errët për ta duruar atë vetëm,

kur duket sikur bota shembet, dhe ju fundoseni në një vrimë të thellë të errët,

në çdo rast mendoni se nuk ka asgjë për të jetuar,

zgjohuni sa nuk është vonë, zgjohuni herët,

dhe sa herë që mendoni se asgjë nuk ka kuptim,

atëherë ngrini dorën, hapni sytë dhe lëreni Fjalën të Ju nxjerr nga ky mjerim,

lëreni frikën. Le të jetë Fjala shenjtërorja juaj,

kërkojeni vetveten tuaj!

Përditë e përditë,

Pa frikë!


Ndryshe shkojmë gjithnjë tek 'e pazakonta'. Unë mendoj se Frojdi dhe disa të tjerë kanë shkruar gjerësisht për 'të pazakonta', por ata duket se flasin vetëm për shembuj nga arti dhe letërsia. A ka ndonjë koncept 'rrënqethës' personal në filozofi për ju? Cilat janë disa nga konceptet më 'mërzitëse' për ju? Unë personalisht e gjej veten pak a shumë të tërhequr nga ideja e indeterminizmit, por po pyesja veten nëse ka koncepte më shqetësuese filozofike? Shkurt, jeta e Pambaruar nuk ia vlen të jetohet. Kjo përshkruan jetën e kaq shumë njerëzve, njerëz të mirë jam i sigurt, dhe i lë ata si fati shumëkohëpritës i përmirësimit, për sa i përket shpresave që mbajnë gjallë fatet e njerëzimit. Për mua kjo përfaqëson një kullë fildishi që ne pretendojmë se nuk i përkasim, por që nuk jemi në gjendje ta shmangim. Fakti që e besova deri në shembjen e frikës brenda vetes dhe frikës së njerëzve që mund të mos angazhohen, e jo më të kualifikohen në funksionet e përditshme, e bën atë të frikshme.

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page