E NDRIT KOHA O MARKA NDRECËN

E NDRIT KOHA O MARKA NDRECËN
RAPSODI NGA MEVLUD BUCI
Pyet Lura o nanë Arbninë
Ku e kam djalin ,o Mark- Lirinë,
Ku e kam trimin ,vlla të shqipes
Hej,ra në detyrë o në zabel të Nikës.
Hej,nan luriane,mbaje lotin
Të gjallë e kena o Kastriotin,
Rrit shqiponja o zogj në shkrepa,
Rron e s`vdëes kurrë o Marka Ndreca.
Hej,në ditë të ftohtë e ditë janari
Marka Ndreca ky zog shqiptari,
Tu ça borën përmes natyrës
Ra si burrë në krye të detyrës.
Hej,e tanë Lura ka derdh lot
Ra në detyrë njëKastriot,
Nip i Doçit,fis i trimnisë
Burrë azgan me armë të sigurisë.
Hej,brez pas brezi flet trimnia
Moj nanë Mara,dritë-burrnia,
Lumpër djalin që i dhe gjinë
Nderoi Lurën e tan Arbninë.
Hej,si luanët në mes të stuhisë
Në mote i ndrit o yll ilirisë
Hej,djalë të pushkës nana e leu
Në zemër e në kangë e ka atdheu.
Hej ,natë e ditë me synin katër
Marka Ndreca,shqipe me flatër,
Ra dëshmor me armë të sigurisë
Qytetar Nderi i Lurës së trimnisë.
Hej ,me Sheh Muratin o besatimin
Për të mbrojt njerëzit o për vllaznimin,
Porsi dielli që ndrit shkrepin
E ndrit koha o Marka Ndrecën.








Comments