top of page

E = mc2



Astrit Lulushi


Nëse ka një ekuacion që shumica e njerëzve kanë dëgjuar, ai është

E = mc2. Krahasuar me të tjerat që duken më shumë si hieroglifë egjiptianë, kjo formulë është tërheqëse. Por ekuacioni nuk është thjesht matematikë; ai supozohet të përshkruajë diçka në lidhje me universin. Dhe kjo është një arsye pse E = mc2 mbetet në mendjet e njerëzve. Shkronja E qëndron për energji, m do të thotë masë dhe c është shpejtësia e dritës për secondë në katrorë. T’i kesh të gjitha në një formulë të lehtë për t'u mbajtur mend do të thotë se ato janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe mund të përdoren jo vetëm në fizikë, por në çdo fushë ku synohet ndryshimi.

Ajnshtajni na mëson se masa dhe energjia janë ‘dy faqe të së njëjtës medalje’. Masa është materiali nga i cili jemi bërë; është integriteti ynë. Nëse diçka ka masë, në përgjithësi do të thotë se rëndon. Ne priremi t'i mendojmë gjërat me më pak masë si më të lehta. Kjo u trajtua nga ligjet e Njutonit me formulën F = ma, e cila zuri vendin e parë si ekuacioni më i rëndësishëm fizik në botë për shekuj - F’ është forca , m është masa dhe a është shpejtësia. Nëse objekti ka shumë masë, atëherë duhet një ‘F’ vërtet e madhe për ta bërë objektin të lëvizë. Gjërat me shumë masë, si malet dhe planetët, ndihen më realë. Nga ana tjetër, ne priremi të mendojmë për energjinë si diçka krejtësisht e ndryshme dhe e lidhim me nxehtësinë, dritën, zjarrin ose lëvizjen që i japin fuqi për të bërë gjëra të mëdha; është diçka e magjishme që mund ta përdorësh kur të nevojitet. Ekuacioni i Ajnshtajnit kuptohet se dy gjëra të lidhura mund t’i ndryshoni natyrshëm në të njëjtën mënyrë siç hyni në një dyqan valute dhe shkëmbeni dollarë për euro.

20 views1 comment

1 comentário


Vedat Shehu
Vedat Shehu
24 de mai. de 2022

Shkëlqyshëm: Energjia diellore nē bashkëveprim me përberesit e atmosferës, hidrosferës dhe kores tokësore formon lenden ushqyese që formon trupin tonë, energjinë për funkdionim. Materia transformohe në energji nē Diell dhe në trupin tonë: Arsyeto vet, o lexues.

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page