top of page

E dimë?!


Konstantin Qeparoi

Gjendjen ku jemi, e dime. Pse ikim, pse leme flamurin pa flamurtar, e dime. E dime se gjithcka mund te ndodhe, jo vetem varferi, perce ne fytyre, vjedhje te prones, por jemi bij te roberve te ambientuar pa liri, servile, spiuno-tradhtare, mashtrues. Dime te respektojme ? Jo. Dime te ecim ne rrugen Natyrale ( Krijuesit, Perendise ) ? Jo. Jemi ne gjendje te kufizojme lakmine, deshirat ? Jo. Keto mangesi i kemi te gjithe. Njeri behet udheheqes i Partie A, tjetri i B. Mund te ndryshojne gje ? Jo. Partia kthehet ne shtet-parti, sistem i keq ne drejtim te cfardo shoqerie.

Kur shteti-parti udhehiqet nga nje tru i zhvilluar ne shekuj ne kushte jo natyrale, do te kete progres, mireqenie, qetesi ? Jo. Partia A u kthye ne perbindesh. Partia B akoma me keq. Megjithate kemi rastin te heqim te keqin e sotem. Ta heqim se i tejkaloi te keqiat e planetit. Ta heqim se na mori tokat, krijoi gjenocit duke na larguar femijet per gjithmone. Ja e hoqem, iku, por mos te harojme se loja, muzika nuk do te ndryshoje, vallia do te jete e njejte. Ky avaz do te vazhdoje edhe 100-150 vjet te tjera, qe asnje me gjendjen e komenteve, injorancave te medias dhe zhvillimit jo te plote te trurit qe kemi, nuk do ta besoje.

Duke mos e besuar, duke e quajtur gjendjen pune ndrim partie ose lideri, ju uroj si rrober jetoni me pak, ne hie, me sa me pak deshira. Mbreter e Perandore jane vrare nga njerez te rrethit te tyre sepse nuk ju pelqente per arsye te ndryshme. Udheheqesit tane sado shajtane qe te jene nuk pesojne gje sepse te tille jane dhe ata qe e rrethojne, te tille jemi te gjithe, inteligjente per shajtanlleqe, te ditur per te gjete variante si te behemi tradhtare, servile e kujslinge kur vijme ne pushtet.

E mira, progresi ne komunitetin tone dhe te cdo krahine vjen kur kryetaret e bashkise nuk i bejne qejfin Tiranes ne cdo gje, kur kryepleqte ne fshtra nuk behen pashllare dhe te mbajne status te perjetshem. Votoni te hiqet, te iki, te nxejrim inatin si femijet, por vallen dhe muziken e saj do ta leme te njejte ?

17 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page