top of page

E DIELLTA


AVDUSH CANAJ

E DIELLTA

AJO fliste me lulet si me mua, e dinte kur u pihej limonata, kur u duhej kënga e përrallat e blerta. Për ditëlindje të tyre bëhej flutur. NANA, e diellta. Kur e mashtroi gjumi lulet dënesën si unë e motrat. Fustanet e dhembjes i veshën.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page