top of page

E bukura kërkon mundim




Poezia e W. B. Yeats “Adam’s Curse”(Mallkim i Adamit) bën të mendosh. Për të krijuar çdo gjë të bukur, duhet shumë mundim. Yeats përshkruan vështirësinë për të krijuar diçka të bukur. Titulli eshtë një aludim për librin e Zanafillës, duke evokuar rënien e njeriut nga kënaqësia.

Në vend të një traktati filozofik, vargjet janë një thurje e lirëshme rreth një titulli të huazuar. Qëndrimi i tij është i përshtatshëm për një kritik, megjithëse në fund toni është edhe mbrojtës. Të pajtohesh me të nuk është i nevojshëm për të përfituar nga udhëtimi nëpër peizazhin letrar që vëzhgon. E sheh veten duke shkuar kundër rrymës, duke reflektuar mbi fenë dhe letërsinë.

“Ne u ulëm në emër të dashurisë;

Pamë të shuhet prushi i ditës

Dhe në dridhjen blu të qiellit,

Një hënë si të ishte guaskë

Larë nga ujërat e kohës

Ndërsa ngriheshin e binin

Rreth yjeve dhe thyeshin në vite,

S’kisha menduar veç për ty:

Se ti ishe e bukur dhe

Unë u përpoqa të dua

Gjithçka dukej e lumtur,

Megjithatë ishim rritur

Të lodhur sa hëna e zbrazët.“

Yeats shërben si arbitër, duke dënuar pikëpamjen se bukuria në art vjen natyrshëm. Përkundrazi, ai mbështet idenë se bukuria mund të arrihet vetëm përmes një zjarrmi të madh mendor. Poezia e Yeats-it, ndonëse herë pas here tallëse, bën një lutje delikate për kuptim më të madh të procesit krijues dhe të atyre që e bëjnë atë "tregtinë" e tyre.

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page