DYKRENAT BUSULL
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 25, 2023
- 1 min read

Flamuri që kullon gjak,
Dykrenaren lart më lart
O , Flamur i Skënderbeut
Gjoksit të Ismail Beut ...
Në 28 – Nëntor
Si në Krujë dhe në Vlorë
Grykës ndizet Arbëria
Erdhi – erdhi Shën Liria ...
Ndal Turkut, ndal dhe Dushmanit
Jemi vet, zot të vatanit
Jemi zot e jemi mbretër
Gjakun lum për centimetër...
Në 28 – Nëntor
Dasm’e madhe nëpër Vlorë
Sheshi flak’duke gjëmuar
Rreth flamurit të bashkuar...
Me Kosovë e Çamëri
Madhështorja Shqipëri
Nga shekujt na thërret geni
Dykrenat busull i kemi!...
Opmerkingen