top of page

DY POLET E BOSHTIT JETIK

Updated: Jul 13, 2023






Vullnet Mato

DY POLET E BOSHTIT JETIK

Pas çdo gruaje, është një burrë,

pas çdo burri, është grua patjetër.

Ky bosht jetik, i pashkëputur kurrë,

ka mision të krijojë në Tokë, jetën.

Pa nënë, nuk do të kishte baba,

pa baba, nuk do të kishte nënë,

Toka do të ishte, një hënë në hava,

kur dihet, nga qielli asnjë s’ka rënë.

Prindërit, janë njësoj të përkushtuar,

për rolin e pazëvendësuar në jetë.

Këtë lidhje, kush nuk e ka vlerësuar,

nuk çmon faktorët gjenetik të vërtetë.

Kur njëri pol, pretendon mbivlerësim,

duke ulur vlerën jetike, të polit tjetër,

për polet e barasvlershëm, ka keqkuptim,

me mangësi botëkuptimore, për jetën.

Disa burra, nuk bëjnë as llogarinë e kokës,

se në glob, gjysma e meshkujve kryelartë,

i lindi gjaku i katër miliardë grave, të botës,

që në jetë, s’kanë të drejtën e barabartë.

Toka pa farën, nuk do kishte vegjetim,

por fara, në re qiellore, nuk bën mbirje.

Veç nëna e babai, sjellin fëmijë në përjetim,

teksa fëmijët bëhen prindër, të fëmijëve.

Nëse veçohen, këto dy pole boshtore,

jetës në tokë, i ndërpritet burimi,

burri bëhet, shkretëtirë mashkullore,

gruaja mbetet, Saharë shterpëzimi.

Enigmë pyetja: Pula bëri vezën kokërr,

apo kokoveja, bëri pulën fillestare?...

Polet jetik, u krijuan, bashkë me Tokën,

pasi vazhdoi rreth Diellit, vërtitja planetare.

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page