DY POEZI NGA MYSLIM MASKA
VETMI…
Vetëm, fare vetëm, vërtitem në shtëpi
Si në një kafaz, si në një burg.
Herë- herë flas përçart si në çmendi,
Herë them profeci si një murg…
Ju lutem, më bëni NJERI…
NË RRUGË
Sot pashë një vajzë yll,
E bukur si në përrallë.
Pash dhe veten në vitrinë
Porsi një kalë gërdallë.
Nuk e shava Perëndinë,
Dhe jetën nuk e shava
Vura syzet, mos më shihnin
Dhe qava, hidhur, qava…
Faleminderit per komentin. Faleminderit shume per poezine e Drobonikut. Shendet dhe suksese ne krijimtari. PERQAFIME, Myslimi. Athine
Dy lule mjaft të këndshme, gjithë hijeshi e aroma nga kopshti poetik i Myslim Maskajt.
Në veçanti e dyta që e kam shijuar prej kohe. Shumë përgëzime e urime!