DY POEZI
- Aug 26, 2021
- 1 min read

DY POEZI
NGA MYSLIM MASKA
DIALOG…
Kujtimit të paharruar te mikut tim poet, Zoi Dashi.
_ E vrave?
-Po!
-Kë vrave?
_Veten time! (Tërë jeten s’ke vrarë asnjë zog)…
-Po pse o i bukur
Ç’i bëre ti jetës?...
-Ku di unë i shkreti!,
Mbase quajta ËNGJËLL
Të “Vërtetën”… 26- 8 – 2021. Athinë.
NjË PROSTITUTE
Bukuroshja ime, përse vallë
Të rrëmbeu djalli e të hodhi
Në greminë, nga ku asnjë e gjalllë
Dhe me ndihmë të Zotit, dot nuk doli.
Patjetër ke diçka prej Perëndie
Gjersa magjeps djemtë i lë pa mend,
Gjersa vijnë pleqtë dhe pleqërisht
Zvarriten si kërminj e të përjargin.
Bukur?! Mbi çatinë ku kaq shumë breshër bie,
Ç’punë do prishte vesa si një ëndërr?...
Po si t’ia bëj unë dhimbjes, zemrës sime,
Që s’të nxjerr dot prej llumit ku ke rënë?...








Te nderuar miq: z. Athanasi, z. Gjergji, z. Terziu, falnderimet e mia te thella per angazhimin dhe vleresimin e poezive te mia. Suksese ne krijimtarine tuaj dinjitoze. Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.
Bashkohem me dy mendimet e miqve
Dy "predha" poetike që shpërthejnë në zemrën e lexuesit
emocionet më të bukura e fisnike njerëzore.
Përgëzime i dashur mik! Kozmai.
S.Athanasi:
Lexoj dy perla ku persiatja buzëqesh në prag.. Urime, miku ynë! /
Sotiri, Athinë!