
MYSLIM MASKA
DY POEZI
PA TITULL
Jam plak tani, e më vjen rëndë
Të them: - je YLL, s’rroj dot pa ty!
Por ja që shpirti, s’paska kufij, dhëmb,
Për ç’do vezullim
Në gjithësi…
PAPAGALLI…
Kur shkova t’i hedh ushqim,
Papagalli më shau nga Nëna…
( Nuk e di, kush dreq ia kishte mësuar ligësitë!) ...
I nervozuar i hapa derën e kafazit
Duke i thënë:
-Shko! Nën tokë e ke, Në DROBONIK,
Por, KUJDES! Mos ta këputë kokën Haliti…
P. S. Prindërit janë bashkë në një qivur.