top of page

Dy librat e Mentor Serjanit


Mentor Serjani


Dy librat e Mentor Serjanit, njëri me lirika dhe tjetri me poezi të botuar me përkujdesjen më të mirë nga Shtëpia Botuese „Milosao“ në Sarandë, që drejtohet nga poeti i mirënjohur Agim Mato, „Mjeshtër i Madh“, të botuar respektivisht, i pari „Në rrjedhën e lirikave të jetës“ (2018) dhe i dyti „Erërat e ngrohta të dashurisë“ (2020) tashmë janë në mesin e librave të tjerë në Bibliotekën time personale në Londër. Tek i pari, thuajse njëqind poezi janë një simbolikë e pastër që nëndahet mes të bukurës dhe të madhërishmes, nënë e bijë lulet më të bukura, dashuri, nostalgji, mall, vendlindja, familja, marrëzia ecën vrap dhe urimet e Islam Basharit për babanë tonë. Tek i dyti, gjashtëdhjetë lirika nëndahen në dashuri, nostalgji, bukuri, dhimbje, hidhërim, vuajtje, urrejtje, mallkim, përqeshje, ëndrra, admirim, aromë dhe kujtime, urime e përgëzime.

Mentor Serjani u lind në fshatin Sasaj, të krahinës së Bregdetit të Poshtëm të rrethit të Sarandës më 12.05.1965. mësimet e para i mori në vendlindje dhe në Piqeras. Shkollën e Mesme e mbaroi në Vergo të Delvinës më 1983. u titullua Oficer Artilerie në vitet 1984-1986 në Bunavi të Vlorës.

Më parë Serjani ka botuar në antologjinë „Shtigjeve të Vendlindjes“ (Edicioni i tetë) dhe në antologjinë „Trirema e pozisë joniane“ (Edicioni i dhjetë). Ka punuar si drejtues prodhimi në ish N.B.Lukovë dhe tani punon dhe jeton në Greqi.



70 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page