top of page

Dy gëzime në një ditë për Patriotin Daman Sinani


Dy gëzime në një ditë për Patriotin Daman Sinani

 

Dhe e dini pse?! Lexojeni deri në fund… Shkëpus nga memorja. Pak tis trokame në udhën që të shpie tek Parku „Rinia“ në Elbasan, me shoqërinë e një udhëtimi të ndjeshëm e të butë me aromë nëne çame. Ngjashëm në një ditë tillë. Me një ditë të tillë që shënonte përvjetorin e Shoqatës Patriotike „Çamëria“ ajo nëna e dashur e mjaft miqve më shtrëngonte dorën dhe më thoshte: „Shumë vetë bërtasin, shumë të tjerë bëjnë sikur e ngrejnë zërin, por për Çamërinë, aq sa ka bërë Daman Sinani, askush, të marë ndoshta dhe së bashku nuk i shkojnë tek çereku. E unë, ja kështu e pamundur, e lodhur nga mosha, atje po rend, po shkoj tek Damani ynë, që kur e dëgjoj, më duket se më hapet shpirti. Ajo nënë sot na ndjek shënimin tonë nga Qielli.

Ndërsa unë e kam parasysh aktivitetin e madh të Damanit që në vitet e para të Demokracisë ndërsa bashkë me vëllezërit e tij ishin gjithnjë e më shumë një zë i fuqishëm e i pandashëm i mbështetjes, përkrahjes dhe shtimin të optimizmit për zgjidhjen e këtsaj plage të madhe shqiptare.

Ndërsa shkruaj për Damanin, kam lexuar disa libra të Hyqmet Zanes, por dhe disa të tjerëve, ku së fundmi kam lexuar dhe librin studimor të Prof. Dr Selman Sheme: „Çështja Çame perspektiva e zgjidhjes perspektivë e integrimit” ku në këtë libër përshkruan në kapituj të veçantë prejardhjen pellazgo – ilire, shtrirjen gjeografike të Çamërisë qysh nga kohët e lashta, gjetjet arkeologjike dhe tipologjinë shqiptare në mjediset e banimit në Çamëri, që e vërtetojnë këtë, trashëgimi kulturore, përpjekjet për ruajtjen e identitetit kombëtar qysh nga Lidhja e Prizrenit, Kuvendi i Prevezës, e deri te dhelpëritë e qeverive greke për t`i deportuar çamët nga trojet e tyre, pra, për të realizuar spastrimin etnik të atyre trevave. Po ashtu, ai ndalet gjatë te përshkrimi i krimeve që u bënë ndaj asaj popullsie, duke gjetur pretekste sa absurde aq keqdashëse, krime që për nga mizoritë e barbaritë nuk do të shlyhen lehtë nga kujtesa popullore. Këto e mjaft të tjera, i kam dëgjuar nga Damani në fakt me dhjetëra e dhjetëra herë të tjera, edhe pse ai nuk ka bërë libra, por ka ngritur zërin në podiume e mitingje, duke realizuar kështu ëndrrat e të parëve të tij. Dhe sa herë takohemi me këtë Njeri të lartë, një patriot e mik të artë flasim paqtë.




Mundohemi të mirëkuptohemi. Mirëkuptohemi me sy, me gjuhën e trupit, madhështinë që të jep prezenca e tre brezave në sytë e tu. Dhe e gjitha duket si një fotografi e pashkrepur, por që më pas shkrepet nga më i përkushtuari i Studios më në emër në Elbasan, Danieli. Aty, pikërisht, tek „Studio Elsa“ vështrimi i Damanit, qetëson menjëherë prezencën e futbollistit më të ri të familjes, që ka marë dhe federimin për moshën që ka nga Federata, për aftësitë e tij të talentuara në lojën me topin e rrumbullakët, Dionit, dhe ndjen më tej vetë atë atmosferë që enkas ristrukturohet për të qenë memorje. Sytë e Daman Sinanit e shfaqin dhe ndoshta është e vetmja gjë i kalon kufirit të modestisë. Damani aty nuk ndalon së foluri, nuk ndalon së falenderuari Zotin për këtë dhuratë, për këtë talent që tashmë dhe në moshë të njomë i jep kënaqësi shqiptarit të ardhur nga koha e keqe e Çamërisë aty në Elbasanin e bukur, pikërisht në kërthizë të Shqipërisë. Aty Damani ristrukturon ëndrrat e tij të hershme…

Mundohemi ta ndjemë. Mundohemi ta kuptojmë. Duhet të mos na bëjë më përshtypje sepse ka kohë që është kështu Daman Sinani, sa herë që flet për Dionin, sa herë që prek atë që i shkakton emocionin… Kjo filloi qysh kur Zoti i dha gëzimin më të madh të jetës. Që në atë kohë Damani i ka deleguar ëndrrat e tij në sytë e Dionit…, por kurë nuk i ndan ato nga Çamëria, dashuria për Njeriun, për atë që i takon vetëm Njeriut të lirë.

Ky njeri i i lirë kohë më parë nga një zonjë e nderuar Lumturi Hasa do të gjente publikisht një falenderim të vëçantë. Ashtu sikurse shkruan dhe e rednit ajo „për patriotët, Daman Sinani, Ahmet Mehmeti, Filat Zane, Kujtim Hazbiu“. Ajo shton më tej „U ndjeva shumë e vogël para mëndjeve shumë të mëdha.“

Kështu jo më kot në një ditë të shënuar edhe Zoti e ka piketuar këtë ditëlindje të artë të zotit Daman. Sot Shoqata që i ka dhenë jetë dhe ai, pra Shoqata Patriotike Çamëria feston 33 vjetorin e saj. Ai ka dhe ditëlindjen e tij. Dy gëzime në një ditë për të. Dhe njëra më meritore e më e gëzueshme se tjetra, se të dyjave ai ua ka bërë shërbimin e duhur njerëzor dhe intelektual.

72 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page