top of page

Dy fjalë për librin me poezi me të njëjtin titull të Mirela Sinës (Gjini)


MALL E BRENGË

Nga Rakip Zhguni


(Dy fjalë për librin me poezi me të njëjtin titull të Mirela Sinës (Gjini)

Një vëllim poetik vërtet modest, siç shprehet vetë Mirela. Janë copëza zemre e shpirti, që burojnë dashuri, mall e brengë të një emigranteje që jeton e punon jashtë vendit. Nëpër vargjet e poezive gëlon motivi i dashurisë për gjithçka të bukur e të mirë, janë vargje të shkruara me ndjenjë e frymëzim. Vërtet poezitë e Mirelës janë modeste, janë vargje të thjeshtë, por me një pasuri të gjerë tematike. Poezitë e saj na çojnë gjithandej. Duke jetuar e punuar në mërgim, ajo ndien mall për Atdheun, për vendlindjen e saj në mënyrë të veçantë dhe që nuk e harron kurrë, madje ka dëshirë të prehet atje, sepse atje, siç thotë Mirela:

Me krahët hapur po më presin

Të shtrenjtët prindërit e mi.

Rakip Zhguni

Poetja trajton shumë probleme. Me dashuri ajo shkruan për njerëzit e saj të dashur, për fëmijët, për prindërit, për dashurinë, këtë ndjenjë sublime që e frymëzon edhe më shumë. Syrit vëzhgues të saj nuk i kanë shpëtuar as dukuri negative në jetën e përditshme, si: mungesa e respektit dhe e dashurisë për prindërit, për të afërmit, braktisjen e tyre nga fëmijët, rendja pas teknologjisë së komunikimit, që i ka bërë njerëzit robotë e, mbi të gjitha, rendja pas pasurisë e parasë. Për tipa të tillë ajo shkruan:

Kurrë këta tipa s’e kuptuan

Sa vite kishin kaluar.

Asgjë në zemër nuk provuan,

Por vetëm letra numëruan.

Komentet mund t’i bëjë kushdo që e lexon.

Ishin pak radhë për këtë vëllim poetik modest, por presim që Mirela të vazhdojë të shkruajë e të shprehë ndjenjat e saja edhe në libra të tjerë. Falënderojmë edhe redaktorin e librit, z. Sulejman Hasa, i cili e ka nxitur ish-nxënësen e tij për të shkruar.

Urime e suksese, e nderuar Mirela!

Rakip Zhguni

24 mars 2024



13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page