DY FJALE PER GJUHEN E LAZER STANIT


Faruk Myrtaj

Lazer Stani

Prej kur e kam njohur Lazer Stanin, ajo qe kam dalluar te ai, ne te foluren e tij, aq me shume ne te shkruarat e formave te ndryshme, eshte pikerisht Gjuha.  (Nuk do gaboja aspak, nese do perdorja shumesin: tere ata qe e njohin apo lexojne Lazer Stanin, dallojne te shkruarat e tij ate Gjuhen Shqipe!)  Edhe ne shkrimet e thjesht, nisur per tu shkruar jo si letersi, prurese njohurish apo te rejash shkencore, kulturore, kuriozitete te dijes dhe te natyres njerezore, kontakte te tij si lexues, apo autor me boten qe gjallon, merr fryme apo artikulohet ne sy e ne shqisat e tij, rfelektohet prej Lazer Stanit permes gjuhes. Natyrisht gjuhes shqipe. Nuk sforcohem aspak kur shprehem per rolin e pranine e pamate te imagjinates ne gjuhen e Lazer Stanit. Edhe me shume se ne subjektet e qemtuara e te perfytyruara prej momentit te tij krijues, ne derdhjen e tyre ne syprine te bardhe, leter apo screen tashme, ne artikulimin e shqipes se ketij autori besoj, besoj dhe ndjej si violine te pare gjuhen. Shqipen, qe shkelqen si shtojzavalle malesh, dhe duke lene e marre Pultin e "pultin" me vete, vishet e zhvishet me lezete te tjera, me rroba shumengjyreshe e asnjera prej to nuk duket si rrobe e marre hua. Nuk eshte fjala vec per dialektet e nendialektet e shqipes, por si nga njohesit e tij me te afert, edhe te periudhes se "klloçkitjes" se vezeve te krijimtarise se tij, ndjej e shijoj edhe nuancen e fjales se gjuheve te tjera, te huaja ne prozen e tij me te mire.  Prania e tyre harmonizohet aq natyrshem sa shqipja e dale prej kesaj bashkejetese (me shume se virtuale, per syrin e lexuesit te pavemendshem per funksionin e fjales) shfaqe edhe tere aftesite e virtytet e shqiptarit qe del ne Qytet te Madh apo ne Evrope!

54 views1 comment

Shkrimet e fundit