top of page

Duhet fjala e Zotit!


Kopi Kyçyku




(Përsiatje e një ish-ateisti)


Një shkrimtar bashkëkohor ka vënë në gojën e një personazhi këto fjalë: “Kam qënë edhe unë pjesëtar i atyre njerëzve të mirë që kanë besuar se mjafton të ndryshojë sistemi i shpërndarjes së pasurive dhe do të zhduken grabitjet, vrasjet, padrejtësitë”. Në të vërtetë gjatë të gjitha kohërave një numur i madh njerëzish janë përkundur në djepin e iluzioneve sipas të cilave në rast se të gjithë do të kishin të ardhura të barabarta, në botë do të ndreqej gjithçka, si në një parajsë të mirëfilltë. Pra nuk do të kishte më të pasur e të varfër, as smirë, mashtrim, urrejtje...Si rrjedhojë nuk do të nevojiteshin më policia, gjykatat, burgjet!


Por të gjitha të këqiat nuk janë kryekëput produkt i pabarazisë ndërmjet njerëzve. Egoizmi, kapadaillëku, etja për të sunduar, janë ato që shkaktojnë dhunë dhe mjerim, në të gjitha trajtat. Edhe nëqoftëse begatia materiale do të ekzistonte për të gjithë, njerëzit nuk do të ishin plotësisht të kënaqur, sepse, në fund të fundit, njeriu nuk rron vetëm për të ngrënë. Aq më pak me fjalë të zbrazta e me shpresa të kamufluara dhe të tymta. Vetëm fjala e Zotit dhe zbatimi i porosive të Tij mund ta nxjerrin shëndoshë e mirë njerëzimin nga qorrsokaku.

12 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page