top of page

DUDA KISH ZBRITUR NGA YLLI


Vullnet Mato

DUDA KISH ZBRITUR NGA YLLI

(Motiv nga Lirika Popullore Shqiptare)

Duda kish zbritur nga ylli,/luajti djemtë nga fiqiri./

Duda ish dhe shkoi e vate,/iu mbush varri manushaqe!”

Dudë, moj bukuri yllore,

djemtë nga truri, shkallove,

mos kishe faqe qiellore,

flokë prej reve pupëlore?

Apo, me sytë vetëtimë,

vështrimin ua bëje tym,

të endeshin në verbërim,

me psherëtima e rënkim?

Të vinin si kope, nga pas,

të krenoheshe me gaz,

me fuqi mbi çdo vajzë,

t’i torturoje me maraz.

Duke tundur supe e gjoks,

të shihje se nuk flisnin dot,

nga sytë, t’u pikonin lot,

si nga rrungaja në shqotë.

Me gush të bardhë pëllumbi,

netëve t’u arratisej gjumi,

me atë trup, ngjalë lumi,

mos shihnin tjetër gjëkundi.

Apo mbase, zanë mali, ishe,

me qerpikë, si hala pishe,

vetulla krahë dallëndyshe,

buzë luleshtrydhe vishnje?

Sytë, kumbulla vjeshtake,

Gjoksi, djathë i butë nape,

beli, sa rrethi i një pjate,

këmbët shishe rrumbullake;

Duar të holla, të magjishme,

qafë sorkadhe, në lirishte,

dhëmbët, kokrra devedishe,

ushqyer, fruta në pemishte;

Djemve këpucët, ua grisje,

me mundime, i telendisje.

Po pse ua bëje atë molisje,

doje me bukuri t’i vrisje?...

Apo fanatizmi ty të ndrydhi, s’të puthi dot, as më i miri.

Të shkoi dëm ajo bukuri ylli,

ta treti dheu, në pluhur hiri?...

Me atë bukuri ylli që pate,

vajzërinë dot s’e kënaqe,

e çove, në të varrit paqe,

të bëhej tufa manushaqe...

Ndërsa sot, bukuritë si ti,

shpërdorohen, që në rini,

se, duke u dehur me liri,

vuajnë vet, nga djemtë e ri...

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page