top of page

Duart e tokës sime


Duart e tokës sime janë duar perëndish, duar të arta nënash dhe baballarësh, duar të gjelbra motrash dhe vëllëzërish, duar të popullit epik. Duart e tokës sime janë duar të fëmijëve në lulëzim, duar të arave, livadheve, kopshteve dhe, duar të minjerave e të kristaleve. Duart e tokës sime janë fshatra, qytete, male e vargmale, gryka dhe lugina të pasura me njeriun dhe kohën. Duart e tokës sime janë duar ëndrrash të lumejve, liqeneve, detërave. Duart e tokës sime janë vargje dhe këngëtarë shkronjash të pathyeshme. Duart e tokës sime janë libra dhe këngë, pentagrame, duar të kodrave e të shpatijeve, duar të krojeve ujëplotë. Duart e tokës sime janë stinë, behare të diellit, të yjeve e ernave, behare të shirave dhe ylbereve. Duart e tokës sime janë duar të gjuhës, duar të flamurit dhe himnit kombëtar. Duart e tokës sime janë duar të mendjes, të shpirtit dhe shpresave. Duart e tokës sime janë duart ndërtuesish, duar të Pellazgjisë, Atlantidës, Shqipërisë. Kjo tokë me duar kaq të bukura dhe me gjuhë kaq të pasur në art, shkencë dhe kulturë është toka ime, vendi që ia dha emrin Evropës.

Atdhe Geci - Dortmund, gusht, 2020

29 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page